Në 29 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

KËSHTU E PATA KUPTUAR

Historinë e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Lëvizjes sonë në v. 1980

 

Nga Xhafer Durmishi

Shqyrtim i veprës së Jusuf Gërvallës dhe rrethit të tij në vitin 1980 me vëmendje të përqëndruar në përmbajtjen e librit të Ibrahim Kelmendit, Atentatet, Focus - Prishtinë 2007 dhe www.pashtriku.org.

 

    1. Nuk do të anëtarsohem

-1. Shkas qe ardhja e fshehtë e gazetës Bashkimi

-2. Shkas qe angazhimi i fshehtë i shokut Bashkim

-3. Nuk do të anëtarësohem në asnjë organizim

    2. Vuajmë 

-1. Vuajmë nga mungesa

-2. Vuajmë nga teprica   

    3. Admirime

-1. Nuk duhet admiruar

-2. Duhet admiruar

    4. Atentatet e mveshura

-1. UDB-së më pak i interesojnë atentatet e pazbuluara

-2. Keqardhja për gjynahet e mveshura

-3. Profesioni i mësuesit dhe i pjesëtarit të shëbimeve sekrete

-4. Nuhi Sylejmani është njësoj si Riza Salihu

    5. Rasti është mbreti i botës

-1. Nuk thuhet kot se rasti është mbret i botës

-2. Duke më provokuar të humb durimin

-3. Vazhdimi i gjendjes deri në festën e 28 Nëntorit 1980

    6. Lajmëtari i lirisë

-1. Në këtë gjendje

-2. Porosia e Jusufit për Hysen Gegën

-3. Ilegale e botuar në Zvicër

-4. E pa definuar dhe e paidentifikuar

    7. Gazeta "Bashkimi" dhe Fronti i Kuq

-1. Shkas qe ardhja e fshehtë e gazetës Bashkimi

-2. Shkak qe angazhimi i fshehtë i shokut Bashkim

-3. Madje në gjendje të keqe

-4. M'u afrua e më ofroi bashkëpunim

-5. Kishte vendosur të mos kontribuonte

-6. Deri në sqarim dhe rikithim të marrëdhënieve të mëparshme

-7. Artikulli "Bashkimi bënë fuqinë" i Jusuf Gërvallës

-8. Me gjasë ky do të jetë numri i fundit i Bashkimit

-9. Nga ky numër gazeta jonë do të dalë rregullisht

-10. Me gjasë të lazdrova kur ta lavdrova

-11. Bakshishi për Jusufin

    8. Keqkuptimet dhe bashkëjetesa familjare

-1. Hidhërimi i pakontrolluar

-2. Interesi i vazhdimit të bashkëjetesës familjare

    9. Biseda pune

-1. Superioriteti i Luanit të inferioriteteve vandale

-2. Simpatizantët e Frontit e dinë se nuk jam i organizuar në Front

-3. Proletari dhe Xhahili

-4. Luani superior i inferioriteteve vandale është informator i UDB-së

    10. Ibrahim Kelmendi në lëkurën e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës

    Ibrahim Kelmendi në mes Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës

-1. Ke ndonjë lidhje në Turqi?

-2. Nuk po më paraqitet edhe pse e ka numrin e telefonit

-3. Mbase ke harruar

-4. Ti më kishe thënë se ai të kishte anëtarësuar në atë organizatë

-5. Një Zë që nuk tingëllonte aq bindës

-6. Vazhdonte ta fshihte dëshpërimin

-7. Porosinë ta kam përcjellë

-8. Po deshe ta siguroj adresën dhe telefonin e tij

-9. Do të më bëje nder

-10. Ndihej i zhgënjyer - do të zhgënjehesh siç janë zhgënyer

-11. Intelektuali poliedrik dhe fisnikëria e vërtetë

-12. Ca shpjegime për udhëheqësin tënd

-13. Më ke folur për të si për një idhull

-14. Mos prit kot

-15. Për këtë organizatë nuk dihet gjë në Kosovë

-16. Me nënkuptim prej të pakënaquri

-17. Ka manipuluar me ty

-18. Është koha të vendosësh

-19. Të pengon të gjykosh drejt - Ai po të mban peng

-20. Ne jemi të bllokuar

    11. Skenderi - kuadër i mirë i Lëvizjes sonë

-1. Ka vënë kontakt pa e njohur ju atë përpara

-2. Ti po shpreson, se do të bëhet kuadër i mirë i Lëvizjes sonë

    12. Jusuf Gërvalla si manipulues

-1. Hedhja e Nuhi Sylejmanit kundër Hysen Gegës

-2. Hedhja e Hysen Gegës kundër intelektualëve dhe fundi i "Frontit tonë"

 

 

    1. Nuk do të anëtarsohem

 

-1. Shkas qe ardhja e fshehtë e gazetës Bashkimi

-2. Shkas qe angazhimi i fshehtë i shokut Bashkim

-3. Nuk do të anëtarësohem në asnjë organizim

 

-1. Shkas qe ardhja e fshehtë e gazetës Bashkimi

 

    Ibrahim Kelmendi: ”Më vonë vendosëm për organizim legal, me bashkatdhetarë të tjerë, duke anashkaluar Xhavitin, meqë për te krijova përshtypje se ishte informator i UDB-së, i urdhëruar për t’u anëtarësuar në PKGj/M-L, që të informonte për veprimtarinë e kësaj partie komuniste sigurimet e fshehta jugosllave dhe gjermane. Kurse për Proletarin formova përshtypjen se ishte një dogmat primitiv.”(Atentatet, f.40)

     Xhahili (Xhaviti), informatori i UDB-së propozon emërtimin "Fronti i Kuq"

     I. Kelmendi:" Xhahili propozoi ta emërtonim ’Fronti i Kuq’, duke arsyetuar se duhet të ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army Fraktion”, etj. Proletari propozonte ta quanim “Partia Komuniste e Kosovës /Marksiste-Leniniste”, duke arsyetuar se vetëm komunistët mund të bëjnë revolucion të vërtetë proletar. ...Me këtë demagogjit të Proletarit, ata dolën fitues, sado që edhe unë avullnetshëm u dakordova me propozimin e tyre. Edhe tani mendoj se emri që kemi miratuar është tepër bombastik e provokues.” (Atentatet , f.41-42)

   I. Kelmendi: ”Jusufi: Me gjasë sigurimi famëkeq jugosllav, që ende po e quajmë UDB, na kishte rënë në gjurmë të organizimit tonë ilegal. Shkas për të qe ardhja  fshehtë e gazetës Bashkimi, shpërndarja gjithashtu e fshehtë dhe ideja që na lindi se mund e duhet të organizohemi për t’u çliruar nga pushtuesi.” (Atentatet,  f.53)

   Shumë fakt interesant e vërejtje interesante. Ideja për t’u organizuar në luftë për çlirim e kundër UDB-ës, Jusufit i paska ardhë nga organizata e bashkthemeluar dhe tërësisht e pagëzuar prej Xhahilit. Se pa i ra në dorë Jusufit gazeta ”Bashkimi” si organ i organizatës me emrin tepër provokues ”Fronti i Kuq” të caktuar nga informatori i UDB-ës Xhahili, Jusufit i paska mungua ideja se mund dhe duhet të organizohet për t’u çliruar nga pushtuesi, d.m.th. nga UDB-a.

 

-2. Shkas qe angazhimi i fshehtë i shokut Bashkim

 

   Xhafer Durmishi: "Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësim Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërderejtë për çështjen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi." (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 326)

   Jusuf Gërvalla: "E diel, 30 dhjetor, 1979, ora 00.45 Ludwigsburg

   Pardje dy javë, më 14 dhjetor, natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën.

   Aty nga ora 16, erdhën në "Rilindje" Suzana me Kadri Rexhën dhe më prunë lajme të hidhura.

   Atë ditë heret në mëngjes, e paskëshin burgosur Hysenin; i kishin gjetur materiale të shtypura të Lëvizjes. Dina, i cili e kishte sjellë lajmin për Hysenin, i gjen punëtorët e SPB-së duke ma bastisur banesën.

 

Bashkim Prishtina-Sabri Novosella

 

... Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina (Sabri Novosella-shën. i Xh.D.), qe i mendimit se është shumë më mirë të arratisem, se sa të bie në burg: edhe dënimi do të kish qenë i rëndë, edhe do të rrezikohej eventualisht organizata." (Pjesë nga ditari i Jusufit, i shpërndarë nga familja e Jusufit-shën i Xh.D.)

 

-3. Nuk do të anëtarësohem në asnjë organizim

 

    Nuk do të anëtarësohem e bashkohem me askend pa ju pa të gjithë juve të bashkuar.

   Ibrahim Kelmendi:  Mirani i tha këto pa asnjë stepje. Ai shquhej për modesti të tepruar dhe transparencë, ndonjëherë deri në naivitet. Kështu veproi edhe kësaj radhe, sikur me Jusufin të ishte shok prej vitesh.

– E po, Miran, dëshironi të na e merrni Bacën Jusuf vetëm ju të Frontit? Po ne të Grupit? – foli papritur Vasili, i cili, si duket nuk foli vetëm sa për ta bërë radhën, por pse u merakos se mos Grupi do të injorohej fare.

– Mos u merakos, Vasil. Nuk do të anëtarësohem në asnjë organizim, deri sa ju të mos bashkoheni dhe deri atëherë gjithandej do të angazhohem për të ndihmuar veprimtarinë patriotike, – tha Jusufi”. (Atentatet,  f.63)

   Nga kjo rrjedhë se Jusufi në Kosovë nuk paska qenë anëtarë i ndonjë organizate, përveç frymëzimit që e ka marrë nga ”Fronti i Kuq” të emërtuar nga Xhahili gjegjësisht UDB-a. Se në muajtë e parë të vitit 1980 në Gjermani nuk paska qenë apo nuk e paska pasë të qartë se ka qenë anëtarë i ndonjë organizate, apo edhe nëse ka qenë, pasi ka dalë në Gjermani dhe pasi është kontaktuar nga ”Fronti i Kuq” paska pushuar të jetë anëtarë i organizatës në Kosovë dhe e gjithë kjo padijeni e konfuzion e arrin kulmin kur ai deklaron se ’nuk do të anëtarësohem në asnjë organizim, deri sa ju të mos bashkoheni dhe deri atëherë gjithandej do të angazhohem për të ndihmuar veprimtarinë patriotike.  Me fjalë tjera Jusufi nuk do të organizohet (nuk don t'i takoj asnjë organizate) derisa I. Kelmendi (figura frontale e Frontit të emërtuar nga UDB-a), Riza Salihu e Hysen Gega të mos bashkohen.

   Do te ishte shumë interesantë ta dinim, sikur të kishim fakte të mjaftueshme në dorë se kjo taktikë e rikonstrukuar më 2007 ('nuk bashkohem unë pa ju pa ju të gjithëve të bashkuar') a është e Jusufit apo e disa të tjerëve.

   Xhafer Durmishi: "Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësim Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërderejtë për çështjen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi." (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 326)

 

2.Vuajmë

 

-1. Vuajmë nga mungesa

-2. Vuajmë nga teprica   

 

-1. Vuajmë nga mungesa

 

   Vuajtjet nga mungesa e intelektualëve. I. Kelmendi (personi që nuk vuan nga komplekset) i tregon Jusufit vuajtjet e veta.

   Ibrahim Kelmendi: ”Vuajmë nga mungesa e njerëzve të përgatitur intelektualist.” (Atentatet,  f.58)

  "Gazeta Express: Pse ishte Jusuf Gërvalla cak i UDB-së, dhe pse ai ishte i rrezikshëm për te?

   Ibrahim Kelmendi: Emigrantet e paarsimuar në atë kohë kanë pasur një kult ndaj intelektualit,... Këta emigrantë që kishin shkuar atje për të punuar, kanë marrë atë gjendje sociale me veti, d.m.th. edhe kultin për intelektualin dhe atë gjendje e kanë konservuar.... " (Gazeta “Express”, Prishtinë, më 11 e 12 mars 2007)

   Jusuf Gërvalla: "E mora me mend (e spikat edhe në letrën tënde) ç‘mundime (e vuajtje-shën ynë) ke pasur të më shkruash në “nivelin” tim, sikur thua se vetëm në “nivelin” tim të shkrimit paska për mua afrim, respekt e dashuri për njerëzit! E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisoide me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtute të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit! (Ti këtë se thua konkretisht, po del nga qëndrimi yt.) (Letër I. Kelmendit, tetor 1980; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 281-283)

   Bujaria e Ibrahim Kelmendit në komplimente dhënë Jusufit.

   I. Kelmendi: ”Mbi të gjitha e ka mirësinë e modestinë. Nuk të imponohet fare me gjithë atë bagazh intelektual që ka.” (Atentatet,  f.99)

   ”Ai nuk po e shpërdoron për asnjë rast epërsinë e tij intelektuale, po angazhohet me tërë qenien për çlirimin e Kosovës.”(Atentatet, f.106)

   Nëse Jusufi ka qenë modest e nuk ka shpërdorua epërsinë intelektuale e njerëzore ndaj I. K., atëherë sipas I. K. ky është kulmi i mirësisë së Jusufit. Nëse këtë veti universale Jusufi e aplikon edhe ndaj Sabri Novosellës dhe të gjithë atyre me të cilët ka pas punë, nga pozita e shokëve, atëherë është naiv e viktimë që manipulohet lehtë dhe që shëndrrohet në një person për keqardhje.

 

-2. Vuajmë nga teprica

 

  I. Kelmendi: "Për të heshtur, nuk i heshtte, meqë ishte gojëtar. Brenda ngurimit të tij hyri Mirani:

– Si i keni hallet në Grupin tuaj?

Vasili mezi kishte pritur këtë pyetje, pasi aty e kishte pasur hallin, por

bëri një parahyrje.

– Do të të tregoj vetëm nëse nuk më ndërhyn.Po e bëjmë një bander unë, (kështu i thoshte ai shtyllës se telefonit), një ti, pasi ju të shkolluarit nuk keni durim të na dëgjoni ne analfabetëve.

– Fol! – ndërhyri padurueshëm Mirani. (Atentatet, f.35)

 I. Kelmendi: "Meqë u përcaktova për organizim ndryshe, siç ta thashë, një si organizim popullor, u interesova të gjejë bashkatdhetarë patriotë, të cilët do të ndihmonin për nxjerrjen e gazetës Bashkimi. Këta të interesuar duhej se pari të mësonin që të lexonin,meqë ishin gjysmanalfabetë. (Atentatet, f. 41)

   I. Kelmendi: "Ky farë Fekir Dalena, që kishte nivel më të ulët se një gjysmanalfabet. (Atentatet , f. 74)

   I. Kelmendi: Ata janë dhënë pas ngritjeve të shtëpive të mëdha në Kosovë, pas blerjes së tokave. Sikur janë në garë midis tyre. Për këto unë nuk i fajësoj.

Atë nivel të vetëdijes se ulët sociale e kombëtare kanë. Po t’ua analizosh

prejardhjen, sheh se janë individët më të varfër në Kosovë, gjysmanalfabetë e analfabetë. (Atentatet, f. 155)

   I. Kelmendi: Mirani sapo e pa dorëshkrimin e Rezilit, iu kujtua gjysmanalfabetizmi i tij. Pastaj nisi ta lexonte tekstin. Hasi në vështirësi për të lexuar atë dorëshkrim të shëmtuar. U kërkoi falje policëve, me shpjegimin se është dorëshkrim i gjysmanalfabetit. (Atentatet , f. 286)

   I. Kelmendi: Pastaj, mos vallë Jusufin po e shtynte të dyshonte se ne po e sabotojmë veprimtarinë e tij, meqë ai në numrin e parë të Zërit të Kosovës ka shkruar rrebtë kundër Kadriut!? Jo more, atë shkrim mund ta kishte bërë vetë Rrobaqepësi gjysmanalfabet dhe t’ia kishte redaktuar Jusufi...!” (Atentatet, f. 310)

   I. Kelmendi: "Pastaj Jusufi qiti e tha:

– Ju lutem,më tregoni si është pritur Zëri i Kosovës në Klubin tuaj?

– Shumë mirë,– nisi të përgjigjej Hajzeri,– e kemi lexuar e diskutuar disa herë publikisht në Klub, meqë shumica e bashkatdhetarëve janë gjysmanalfabetë." (Atentatet, f.312)

   I. Kelmendi: "Hakani, bashkëvendës dhe ithtar i Kadriut, që kishte statusin e kandidatit në OMLK, me profesion traktoristi në Kosovë, ndërsa në Zvicër punëtor."

(Atentatet, f. 370-371)

 I. Kelmendi: "Apo ndoshta burgosjet e kanë goditur aq rëndë, saqë ka humbur funksionalitetin e saj për të reaguar.Tani vjen ti,shpërdoron Hakanin, një ish–traktorist, punëtor krahu këtu. Ai të legjitimoi ty shpërdorueshëm si të dërguar të organizatës." (Atentatet, f.383)

  I. Kelmendi: "Për herë të parë po shihte dorëshkrimin e gjysmanalfabetit Sabit." (Atentatet, f.399)

   I. Kelmendi: "Ai jeton në Turqi dhe nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet që bën Komiteti ynë në Zvicër e në Gjermani. Për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në mbledhje, ai, si gjysmanalfabet që është, dhe këtë ju duhet ta keni parë nga shkrimi i tij, Komitetin Qendror e quan kryesi, sado që Lëvizja nuk ka organ me këtë emër." (Atentatet, f. 414)

   I. Kelmendi:"Fahriu ndoshta do të mbante qëndrim neutral ose në anën time, por çfarë suksesi do kisha me këtë gjysmanalfabet, pavarësisht se është i ndershëm dhe patriot i angazhuar." (Atentatet, f. 441)

   Sabri Hamiti: "Isa (Jusufi); Donë gazeta e janë gjysëmanalfabetë. Shih çfarë shkruajnë! Ia nxjerrë parasysh një letër. Parulla, propagandë qesharake. Këngë për traktorin, vaje për Kosovën, himne për Shqipërinë, këngë për Të Madhin. Më duhet të ndreq diçka.” (Misioni, Prishtinë 1997, faqe 24)

   Jusuf Gërvalla: "E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisoide me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtute të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit!"

 

3. ADMIRIME

 

-1. Nuk duhet admiruar

-2. Duhet admiruar

 

-1. Nuk duhet admiruar

 

   I. Kelmendi e mëson dhe përpiqet ta shpëtoj nga konfuzioni Jusufin lidhur me qëndrimet e tij (Jusufit) ndaj Enver Hoxhës.

    Ibrahim Kelmendi: ”Prandaj, mendoj, as Enveri nuk duhet admiruar vetëm pse është shqiptar…” (Atentatet, f.149)

    Në numrin e parë të Bashkimit, si organ i Frontit të Kuq, artikuj e fjalë 'origjinale' janë vetëm 26%. Në te gjendet artikulli i nënshkruar nga Skender Osumi, artikull i cili nuk ka mund të botohet e propagandohet në atë formë pa kaluar nëpër censurën e penës së Enver Hoxhës. Përveç këtij artikulli në këtë numër është botuar parathënia dhe kapitulli i parë i librit të Enver Hoxhës "Vetadministrimi jugosllav teori dhe praktikë kapitaliste" me rreth 4000 fjalë. Raporti i Enver Hoxhës, në numrin e fjalëve të gazetës  Bashkimi (Organ i Frontit të Kuq) me Ibrahim Kelmendin, në numrin e parë të Bashkimit është 75%:25%. Këtë raport, këtë huazim, këtë varshmëri Jusufi nuk e ka pasë kurrë. Në numrin e parë të Bashkimit, në moshën 25 vjeçare, fitohet përshtypja sikur I. Kelmendi e ka atë qartësi ideologjike sa, edhe pse me ndihmën e veprës së lartpërmendur të Enver Hoxhës, e cilëson Jugosllavinë e atëhershme si vend kapitalist. Por kjo nuk mund të jetë në asnjë mënyrë e vërtetë pasi ai më 2006 e 2007, në moshën 52 vjeçare e definon Jugosllavinë e Titos si sistem komunist dhe si diktaturë komuniste, kundër të cilave ai e ka filluar luftën me Bashkimin e tij të Frontit të Kuq, të emërtuar me emrin bombastik dhe provokativ nga UDB-a. Nga kjo rrjedhë se dikush tjetër, dhe jo ai vetë, ia ka zgjedhur artikujt e Skender Osumit dhe të Enver Hoxhës, pasi ai vetë e lufton sistemin komunist dhe diktaturën komuniste dhe me këtë e lufton edhe Enver Hoxhën. Kush mund të jetë ai, që ia zgjedhë shkrimin e Enver Hoxhës, të cilin I. Kelmendi nuk e don dhe nuk e idhullon, as si komunist (sepse e lufton sistemin dhe diktaturën komuniste) e as si shqiptarë (pasi në këtë mënyrë do të rrëshqiste në nacizëm), të kësaj Organizate të emërtuar nga UDB-a, mund ta marrim me mend nga letra e Jusufit dërguar Sabri Novosellës, më 13 maj 1981. Jusufi rrëfehet para I. Kelmendit jo vetëm për problemet e brendshme të Lëvizjes së vet, por edhe për ’idhujt’ e vet

   I. Kelmendi: ”– Për Shokun Enver mos më fol keq, sepse e kam idhull! Edhe herave të tjera të kam dëgjuar se bënë ca ironira të tërthorta për Shokun Enver, por, që të mbetemi shokë duhet të përmbahesh, të mos e kritikosh dhe aq më pak ta ironizosh Shokun Enver!” (Atentatet, f.149)

   I. Kelmendi, përndryshe shembës i miteve e i idhujve, për shkak të respektit e ndjenjave nuk dëshiron t’ia ironzoj idhujt Jusufit.

   I. Kelmendi: ”Mirani nuk iu përgjigj sepse e kishte vërejtur që Jusufi e adhuronte Enverin dhe idhulli tjetrit nuk i ironizohet, nëse dëshiron të mos ia cenosh ndjenjat. Idhulli është si profeti për besimtarët.” (Atentatet, f.150)

   Pas përfundimit të punës së Jusufit me numrin e fundit të gazetës Bashkimi, në dhjetor 1980, Jusufi vazhdon kontaktet me I. Kelmendin dhe i rrëfehet për mendimet e tij që ka ndaj diplomatëve të Shqipërisë në Vjenë dhe Enver Hoxhës dhe ka aq besim në I. Kelmendin sa ky (I. K.) i krijon dilema në këto drejtime.

   I. Kelmendi: ”Besoj po më kupton se çfarë po mundohem të të sqaroj.

   Mirani u ndal për një çast për të hetuar përshtypjet e Jusufit. Vazhdonte të kishte drojë të thoshte gjithëçka që ia diktonte truri.Vazhdonte të frikësohej se mos po keqkuptohej dhe pastaj do të hidhërohej tjetri. Prishjen me Jusufin e kishte përjetuar shumë rënd.

– Thënë të drejtën, edhe kur më ke treguar herën e kaluar, më pate krijuar dilema e iritime, – ia pati Jusufi. – Edhe atëherë kam menduar se kritikat e Simonit duhet të jenë përsonale dhe jo të Shokut Enver dhe të PPSH-së. Bile, gati i pata shkruar letër Shokut Enver për ato kritika, që ta informoja se çfarë na thoshte një diplomat i shtetit tonë dhe ta pyesja se çfarë do të na këshillonte ai.” (Atentatet, f. 187-188)

   Do të shohim se besimi e fortësia e karakterit të Jusufit para fjalëve e ndikimit të I. K. është si puhiza, se si i lindë dyshimi në idhullin e vetë Sabri Novosellën. Tani po nën ndikimin e I. K. kemi lëkundjen e dilemat e Jusufit në idhullin e dytë, Enver Hoxhën. Kështu pra vepron me shkathtësi e me shpejtësinë e vetimës në përmbysjen e mitit të Jusufit, shembësi i miteve I. Kelmendi. Para se të shembet idhulli Jusuf duhet që me dyshimin e me gojën e Jusufit të shemben ’idhujt’ e tij (të J. G.). Dhe me këtë mbyllet cikli, një i pabes që nuk beson në histori, në mite, e në legjenda me dimensione të vërtetës nuk mund të bëhet vet mit.

   Citati i letrës së mëposhtme fletë pikërisht për sqarime e mirëkuptime përfundimtare.

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-2. Duhet admiruar

 

   Jusufi e ka 'admirua' dhe 'admiron' Ibrahim Kelmendin.

   I. Kelmendi: ”Jusufi theu heshtjen:

- Të kam admiruar dhe të admiroj, sidomos për faktin që je i hapur karshi meje dhe flet pa vetëcensurë. Në dukje i rreptë, por pikërisht kështu të dua unë.” (Atentatet, f. 159)

    Edhe Hysen Gërvalla e admiron I. Kelmendin në mënyrën e vetë.

   Gazeta Express: "Hysen Gërvalla, vëllai i Jusufit, pas publikimit të intervistës së Ibrahim Kelmendit, të botuar në gazetën Express, ka treguar se e admiron këtë njëri për guximin se i ka hyrë një pune shumë të madhe." (13 mars 2007)

    Salih Kabashi: "Duke qenë se libri “Atentatet” është një arenë e gjerë ku zbulohen e demaskohen prapaskena të ngjarjeve të ndryshme brenda gjirit të mërgatës sonë, duke qenë se në atë arenë defilojnë rezilë e katilë përballë një mase shqiptarësh të vuajtur dhe të djegur për Atdhe, duke qenë se në librin e tij e shohim cipërcullak të zhveshur edhe UDB-në gjakatare, edhe mjeranët shqiptarë, të cilët pa ia ditur mirë hallin vetit, ishin futur atje ku e kanë vendin vetëm të mençurit, të ndershmit dhe trimat, duke parë, në fund, se me librin “Atenta­tet”, pothuajse është hequr misteri i atentatit më të bujshëm të UDB-së mbi tre shqiptarë të mëdhenj, duke e nxjerrë në kokër ledine vetë vrasësin, ne, autorit të librit, z. Ibrahim Kelmendi, i jemi drejtuar për një intervistë. (Republika, prill 2007)

Gruaja e Kadri Zekës, Saime Isufi, e përshëndetë edhe me këto fjalë:

   Saime Isufi: "I nderuar Ibrahim, Ka kohë (vite) që nuk jemi parë, por ja që bota është e vogël dhe për të gjallët krijohen mundësi kontakti. Në këtë rast kontakti elektronik. Këtë e bëj, pas leximit të veprës tënde historike "Atentatet", për të cilën të përgëzoj nga zemra! Edhe njëherë urime!" (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007)

   Adem Gashi, redaktori i librit Atentatet, tallësi e përbuzësi i mistrecave komunist, si shijues e studiues i stërholluar i estetikës, Ibrahim Kelmendin, anmikun më të formuar e më të pjekur të sistemit komunist, të diktaturës komuniste dhe të mistrecave komunistë, shokun organizativ të komunistit Kadri Zeka e admiron nga një prizëm krejt tjetër.

   Adem Gashi: "Jemi goxha burra tashti dhe besoj nuk ma merr për keq. Ç’është kjo shenja në faqe?" (Epoka e Re, 8 janar 2007)

   Jusufi me shijen e estetikës së vet në letrat dërguar Sabri Novosellës dhe Ibrahim Kelmendit, i ka dhënë mendimet përjetësisht aktuale për I. Kelmendin. Edukata e tij nuk e ka lejuar Atë që kurrë të komentoj apo t'i bëjë vërejtje pamjes fizike, fytyrës fizike, të studentit të fizikës Ibrahim Kelmendi. Fizika nuk është ajo lëndë që Jusufit i ka shkuar më së miri. Estetika është ajo me të cilën Jusufi është marrë më së shumti dhe e ka admiruar më së shumti duke përfshirë në këtë rast sidomos estetikën e shpirtit.

 

4. Atentatet e mveshura

 

-1. UDB-së më pak i interesojnë atentatet e pazbuluara

-2. Keqardhja për gjynahet e mveshura

-3. Profesioni i mësuesit dhe i pjesëtarit të shëbimeve sekrete

-4. Nuhi Sylejmani është njësoj si Riza Salihu

 

-1. UDB-së më pak i interesojnë atentatet e pazbuluara

 

   ”UDB-së më pak i interesojnë atentatet e pazbuluara, sepse atëherë mediat do t’ia mvishnin asaj”. Bisedë në mes Jusufit, Hysen Gegës e I. Kelmendit.

   I. Kelmendi:  ”– Nga bisedat që kemi bërë me Miranin në Bochum dhe gjatë rrugës, – mori fjalën Vasili, – kam krijuar një version: UDB–ja ka dashur të të zhdukë ty fizikisht dhe të fusë grindje pastaj midis nesh. Jam më se i bindur se urdhërdhënësi do të më kishte dekonspiruar në ndonjë mënyrë përfide mua si vrasës. Pastaj mediat këtu do të flisnin për qërim hesapesh midis grupacioneve shqiptare dhe ne do të vazhdonim të vriteshim në emër të hakmarrjes.

– Duhet të ketë të drejtë Vasili, – shtoi Mirani. UDB–së më pak i interesojnë atentatet e pazbuluara, sepse atëherë mediat do t’ia mvishnin asaj. Pra, asaj më shumë i intereson të organizojë vrasje që do të zbuloheshin dhe pastaj do të komentoheshin si vrasje ndëmjet grupacioneve shqiptare, në mënyrë që dëmtimet dhe përçarjet të ishin të mëdha dhe të vazhdonin për shumë kohë.” (Atentatet, f.120)

   Eshtë befasi shumë e madhe që personi konkret, naiv e i sinqert I. Kelmendi të flet për plane kaq perfide e punë perfide, duke na treguar se çfarë atentash i interesojnë UDB-së e çfarë nuk i interesojnë.

   "Salih Kabashi: Në librin tënd ka lloj-lloj personazhesh, disa prej të cilëve, pavarësisht kamuflazhit të hollë që u ke bërë, disa nga ne nuk e kemi aq vështirë t’i identifikojmë. Ndërkohë që edhe më lehtë do ta kenë që aty ta gjejnë veten ata që të mbuluar e gjysmëmbuluar shfaqen gjatë rrëfimit tënd artistik-memoaristik. Cilat janë reagimet e tyre, pasi që, supozoj, nuk do ta kenë lehtë gjatë asaj cope jetë që atyre u ka mbetur?

   KELMENDI: Edhe Miranit mund t’i vijë keq për shumë (mos)angazhime të tij, edhe atij i duhet të merret me të kaluarën në pjesën e jetës që i ka mbetur, që do të thotë, edhe Mirani do të më japë llogari mua. Po kështu, edhe personazhet tjera do duhej të ballafaqoheshin me veprimtarinë e tyre. Uroj që t’u ketë mbetur njerëzi e mjaftueshme, që ta përpunojnë njerëzishëm të kaluarën e tyre. Edhe për Rezilin ndjej keqardhje, pasi edhe ai nuk do të ishte i tillë, sikur të mos jetonte në atë hapësirë e kohë, gjegjësisht në ato rrethana. Sigurisht, sikur Kosova të mos kishte qenë e robëruar, sikur të mos kishin qenë ato struktura e mekanizma, që i krijon çdo pushtues, edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman." (Republika, prill 2007)

   Ibrahim Kelmendi: "Babai i Kadriut mbante ballin e dhomës me biseda, duke bërë një durim stoik dhe duke u munduar t’i inkurajojë të goditurit. Ndonjëherë, si për inat të “trashëgimtarëve”, bënte shaka në dukje marrashe.

– Isha fare i panjohur, – tha ai kur i kërkuan të fliste. – Nuk më njihnin as në katundin fqinjë. Kur ndodhi kjo vrasje, u bëra i njohur. Me mijëra erdhën për ngushëllim dy ditët e para, sa isha atje. Po ta kisha ditur se kështu do të afirmohesha, do ta kisha vrarë vetë djalin tim dhe do t’ia kisha lënë fajin UDB-së...." (Atentatet, f.350)

   Saime Isufi: "Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007, www.pashtriku.org)

 

-2. Keqardhja për gjynahet e mveshura

 

   Kështu e pata kuptuar mveshjen e gjynaheve. Atentatet me specialistë të UDB-së do të mbeteshin të pazbuluara derisa të hapeshin arkivat përkatëse.

   I. Kelmendi (naiv e i sinqertë): ”Vetëm në rastet kur nuk mund të kurdisin vrasje me ekzekutues shqiptar, siç kanë planifikuar në këtë rast, atëherë do të bëjnë edhe atentate me specialistë tyre, që do të mbeteshin të pazbuluara, derisa të hapeshin arkivat përkatëse.” (Atentatet, f.120)

   Shtrohet pyetja: libri Atentatet cilën detyrë apo mision e ka? Kush përpiqet të lirohet nga krimi dhe kujt bëhet përpjekja e kot t'i mvishet krimi i vrasjes së trefishtë të 17 janarit 1982? A duhet t'u besojmë arkivave apo jo? Për kend duhet t'u besojmë arkivave shtetërore e për kend duhet t'i besojmë vetëm arkivit popull?

   I. Kelmendi: "Edhe për Rezilin ndjej keqardhje, pasi ..., edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman." (Republika, prill 2007)

   "Salih Kabashi: Një ditë do të hapen dosjet, ku secili do të ketë mundësi, si në Slloveni, bie fjala, që të ketë qasje në dosjen që ka mundur ta ketë mbajtur për të Shërbimi i Sigurimit të Shtetit, apo ndryshe policia politike komuniste e njohur si UDB. Kur kihet parasysh se dosje të tilla janë bartur në Beograd, a mund të imagjinosh rrëmujën që do të shkaktonte kthimi i tyre në Kosovë dhe hapja e tyre për publikun?

   KELMENDI: Nëse Beogradi nuk do të demokratizohet, atëherë duhet pritur se dosjet do të manipulohen e do të sajohen, varësisht nga nevojat politike ditore, për t’i shërbyer politikës se tyre nacionaliste. E vetmja mundësi për t’ju kundërvënë spekulimeve hileqare është trajtimi i tyre nga ekspertët. Zhvillimi i shkencës ka shkuar deri atje, sa të konstatojë saktësisht se kur është përpiluar një shkresë, gjegjësisht një dosje. Prandaj dhe duhet të shfaqim rezerva, kur ata do t’i servirin. Kurse arkivi më i saktë është vetë populli, pasi secilit individ ai ia di veprimtarinë konkrete, që do thotë se rrethi ku jam angazhuar unë e di se cili kam qenë dhe çfarë kam bërë.... "(Republika, prill 2007)

   Ja se çfarë dokumenti të sakt ka ruajtur arkivi popull dhe rrethi, për veprimtarinë konkrete të I. Kelmendit.

   I. Kelmendi: "Sadik ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija..."(Letër dërguar Sadik Blakajt, 21 janar 1981, botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)

   Me fjalë tjera hapja e arkivave përkatëse mund të zbuloj operacionin e vrasjes së Jusufit e Bardhit, por këtyre arkivave nuk duhet t'u besojmë nëse sjellin të vërtetën për rolin e Ibrahim Kelmendit në këtë operacion.

Testimi i opinionit me anë të mveshjeve.

   Mendime të ”papjekura e naive” të I. Kelmendit për përpunimin e të tjerëve.

   I. Kelmendi: ”Gjërat nuk thuhen vetëm sa për t’i thënë, por thuhen për të arritur qëllimin. Nëse i thua të gjitha pa metodikë e takt, papërshtatshëm në hapësirë e kohë, mund të arrish të kundërtën e asaj që synon. Duhet vlerësuar gjendjen e disponimin e atij që dëshiron t’i flasësh.” (Atentatet, f.160)

   Ilustrim konkret i mendimeve më lartë janë fjalët më poshtë:

   Ibrahim Kelmendi: 'Obligimi im moral është që të testoj opinionin...' (Gazeta Express, 11 mars 2007).  Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,... ...edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman...' (Republika, prill 2007)

   Eshtë interesant se I. K. ka arritur ta shpëtoj Jusufin prej atentatit të Hysen Gegës e nuk ka mbërri ta shpëtoj prej atij të Rezilit. ” UDB–së më pak i interesojnë atentatet e pazbuluara, sepse atëherë mediat do t’ia mvishnin asaj.”

 

-3. Profesioni i mësuesit dhe i pjesëtarit të shëbimeve sekrete

 

   ”Eshtë pothuajse njësoj të jesh mësues ose pjesëtar i strukturave policore dhe shërbimeve sekrete”

   I. Kelmendi: ”Do të thotë, është pothuajse njësoj të jesh mësues ose pjesëtar i strukturave policore dhe shërbimeve sekrete. Mësuesi u mëson fëmijëve, ta zëmë këngën për Titon ose për Enverin, polici kujdeset të kontrollojë fëmijët kur të rriten, nëse mësuesit nuk i kanë edukuar në frymë të sistemit përkatës. Në rastin konkret, të mos u kundërvihen Titos ose Enverit.” (Atentatet,  f.126)

   Saime Isufi: "Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë. Kjo më bën të besoj se edhe ata të cilët nuk pata mundësi t'i njihja, i ke paraqitur tamam ashtu siç ishin në realitet, të lidhur me UDB-në jugosllave, për të shkatërruar lëvizjen..." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007, www.pashtriku.org)

   Mehmet Hajrizi: "Saime Isufi: Ka mbaruar Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gjuhë e Letërsi Shqipe. Ka punuar si mësuese e mësimit plotësues në Zvicër dhe sekretare e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër..." (Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 378)

 

Banesa e Murat Kryeziut në Nord-West-Ring 30, në Bernhausen ku në dy orët e para të 17 janarit u shikua filmi "Mësonjëtorja" (Fotografoi Faridin Tafallari)

 

   Këtu vlen të thekësohet se në mesnatë, në dya orët e para të 17 janarit 1982 (nga 00-02), në Bernhausen, në banesën e Murat Kryeziut në Nord-West-Ring 30, 70794 Filderstadt, Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi dhe 15-16 aktivistë tjerë, në kohën kur operacioni i UDB-së ka qenë në kulmin e veprimit, kan shikuar filmin "Mësonjëtorja", ku përshkruhet heroizmi i një mësueseje, Dafinës - Roza Anagnosti, dhe atyre që e kanë mbajtur gjuhën shqipe të gjallë.

 

-4. Nuhi Sylejmani është njësoj si Riza Salihu

 

   I. Kelmendi (modest e naiv) tregon për mospërvojën e Jusufit ndaj luftës speciale të shërbimeve sekrete.

     I. Kelmendi: ”Jusufi ende nuk kishte informata të mjaftueshme sesi bëhet lufta speciale e shërbimeve sekrete dhe nuk kishte bërë as përvojë praktike sesi duhet mbrojtur nga ato.”(Atentatet, f.151)

   I. Kelmendi: ”E treta, përgojimet nga të apostrofuarit janë shumë të ngjashme me shpifjet e Rezilit për ty. Në rastin tim tani ata nuk janë aq brutal sa në rastin tënd, sepse nuk jam intelektual i nivelit tënd. Për Xhahilin e Qerosin mendoj se janë si Rezili, por aktualisht me rrole të tjera. Proletari, që mban publikisht pseudonimin e Enver Hoxhës, Shpati, është një demagog maniak. Ti mund të dëgjosh shpifjet që përhapin ata, por nuk të ka hije që të ndikohesh nga ato. Ne do të duhej t’i diskutonim shpifjet e tyre menjëherë dhe të gjenim metodat praktike, sesi t’i përballojmë ato dhe si t’i izolojmë ata.” (Atentatet, f.154)

   I. Kelmendi (modest e naiv) i mban lixhërat Jusufit, për atë se çka i ka hije dhe çka nuk i ka hije Jusufit: ”Ti mund të dëgjosh shpifjet që përhapin ata, por nuk të ka hije që të ndikohesh nga ato.

   Nga kjo rrjedhë se Jusufi, përveç ndihmës vendimtare që ka dhënë në nxjerrjen e ”Bashkimit” vazhdimisht ka diskutua për gjëra nga më të llojllojshmet me I. Kelmendin. Se Jusufi me I. K. ka diskutuar gjëra që kanë të bëjnë me Gjermaninë veriore ku ka qëndrua I. K.

   Jusufi nuk ka diskutua kurrë gjëra organizative për rrethin e Shtutgartit dhe për asnjë rreth tjetër pasi ai nuk ka qenë kurrë në një organizatë me Ibrahim Kelmendin. Jusufi nuk ka bisedua e bërë kompromise me I. Kelmendin për asnjë fjalë të vetme të tre numrave të fundit të botuar në revistën Bashkimi, pasi Ibrahim Kelmendi nuk e ka pas kapacitetin teorik e intelektual për të disktuar vijën politike. Por kjo nuk do të thotë se I. Kelmendi (si dhe shumë të tjerë) mangësit e veta teorike, ideore e intelektuale të mos i kompenzojnë shumfish me dinakëri praktike.

   I. K. përveç Rezilit e Xhahilit (Xhavitit-pagëzuesit të Fronitit të Kuq) e quan udbash Nuhi Sylejmanin-Nuriun person që ka qenë afër Jusufit deri në vdekjen fizike të tij.

    I. Kelmendi: ”Prandaj po ndërmerr masa preventive duke organizuar rrjet të dendur të udbashëve dhe informatorëve të tyre. Shumë nga këta janë të kamufluar si mësues, si diplomatë, si gazetarë dhe si kategoria e Rezilit, Xhahilit, Nuriut, gjegjësisht Qerosit.” (Atentatet, f.159)

 

5. Rasti është mbreti i botës

 

-1. Nuk thuhet kot se rasti është mbret i botës

-2. Duke më provokuar të humb durimin

-3. Vazhdimi i gjendjes deri në festën e 28 Nëntorit 1980

 

-1. Nuk thuhet kot se rasti është mbret i botës

 

   Ibrahim Kelmendi, ’rastësisht’ takohet me Jusufin dhe Bardhin në një parking të një bashkatdhetari në Munchen. Eshtë tepër çudi se si Jusufi në vend që të fluturoj nga gëzimi se e sheh ’shokun më të ngusht’, të cilit ia ka treguar gjithë historinë e gjërat më të imta të Lëvizjes së vet, e para të cilët shumë herë (sa ai ka harruar edhe sa herë) është rrëfyer për raportin e tij me ’idhujt’ e vetë, në fjalët e para të I. K. i cili pas fjalisë, ’Nuk thuhet kot se rasti është mbret i botës’ mendon dhe e pyet Jusufin se mos ia kan mësy tek një bashkatdhetarë me emrin Bardhec, Jusufi i përgjigjet:

   I. Kelmendi: – Mirëmbrëma! Nuk thuhet kot se rasti është mbret i botës. Ja ku u

takuam. A kemi ndonjë të re? Mos edhe ju jeni mysafirë te Bardheci?

– Nuk e njoh këtë farë Bardhecin, – tha Jusufi i nevrikosur, – paskan të drejtë ata që më kanë thënë se ti po më survejon intensivisht.” (Atentatet, f.172)

   Ky takim në Munchen, mund të ketë qenë fare i rastësishëm. Çdo kujt i ndodhin rastësi. E pse nuk duhet t’i lejohet edhe I. Kelmendit ndonjë rastësi. Ne e kemi pa edhe më lartë se si sipas I.K , Xhahilit-Xhavitit, informatorit të UDB-ës i ka rastis të angazhohet në ’Frontin e Kuq’ dhe jo vetëm kaq por edhe i ka rastis t’ia ngjet pikërisht ai organizatës së Ibrahim Kelmendit emrin tepër bomobastik dhe tepër provokativ ”Fronti i Kuq”, dhe I. Kelmendit i ka rastisë të mos e ndryshoj këtë emër provokativ e të distancohet nga ai gjer më 5 shkurt 2007. Ibrahim Kelmendi rastësisht ndodhet në Eslingen kur Hysen Gega e Sadik Blakaj nisen për në Kosovë më 19 dhjetor 1980.

 

-2. Duke më provokuar të humb durimin

 

   I. Kelmendi (naiv e i sinqert) i jep këshilla dhe ia tërheq vërejtjen Jusufit.

   I. Kelmendi: ”Miranin e hidhëroi kjo sjellje dhe ky fajësim që i bëri Jusufi:

– E ke gabim dhe nuk po të ka aspak hije të sillesh kështu përçudshëm,duke më provokuar të humb durimin.” (Atentatet, f.172)

   Jusufi ia ndërprenë ndihmën Ibrahim Kelmendit.

     I. Kelmendi: ”Pas dy ditësh Jusufi i shkroi letër Miranit ku i komunikonte ndërprerjen e bashkëpunimit. Ndër arsyet kryesore përmendte survejimin dhe aventurat e pëpjekjes për blerje të armëve.” (Atentatet, f.174)

   Jusufi ia ndërprenë ndihmën dhe nuk ka kontakte me Ibrahim Kelmendin nga maji gjer në fund të nëntorit 1980. I. K. edhe pse i provokuar nga sjellja e përçudshme e Jusufit deri në kufirin e humbjes së durimit i shkruan atij se është i interesuar për rivendosjen e bashkëpunimit.

   I. Kelmendi: ”Mirani i shkroi sërish duke ia rikujtuar se ai ishte i interesuar të rivendosej bashkëpunimi. Prapë nuk mori përgjigje.”(Atentatet, f.174)

   Eshtë çudi e madhe se pse nuk ju ka përgjegj Jusufi kur ai veç e ka pa se I. Kelmendi është afër humbjes së durimit, se durimi i tij nuk është i pakufi.

 

-3. Vazhdimi i gjendjes deri në festën e 28 Nëntorit 1980

 

   I. Kelmendi: ”Kjo gjendje vazhdoi derisa Jusufi e Mirani u takuan në festën e 28 Nëntorit, në Nürnberg. Në manifestim Jusufi bëri një diskutim, jo fjalim, por shumë përmbajtësor. Që të dy kishin presion nga Vasili e Maksi për të rivendosur bashkëpunimin. Ata me të dy mbanin lidhje dhe iu bënin përherë lutje që të pajtoheshin e të bashkëvepronin.” (Atentatet, f.174-175)

    Këta rreshta dëshmojnë se Jusufi, prej fundit të majit 1980 gjer kah fundi i nëntorit 1980 nuk ka asnjë lidhje me I. Kelmendin. Gjatë kësaj periudhe kemi fakte të publikuara se I. Kelmendi i dërgon një letër Jusufit, në të cilën Jusufi përgjigjet. Ky këmbim letrash është i muajit tetor 1980. Disa fjalë nga kjo letër:

Jusuf Gërvalla: "Po ashtu, „përkundrazi“, i nderuar shok Ibrahim!

   Kështu duket titulli-pasthirrmë i letrës sime, që i përgjigjet besnikërisht tëndes. Edhe sa e sa gjëra të tjera të çuditshme do të kishim, sikur unë t‘i përgjigjesha pikë për pikë gjithë përmbajtjes së letrës sate. Ndoshta para teje me edhe s‘do të kish pasur gjë të keqe, por të na çuditej bota për rasat nëpër të cilat ditka të lakohet mendimi i sotëm i revolucionarit shqiptar.

   Megjithatë, për mua që më drejtohet ai titull dhe ajo letër, ka fare pak paqartësi, sepse ne u takuam dhe u njohëm dhe është punë e kotë dhe ndoshta absurde ta injorojmë këtë njohje.

   E mora me mend (e spikat edhe në letrën tënde) ç‘mundime ke pasur të më shkruash në “nivelin” tim, sikur. thua se vetëm në “nivelin” tim të shkrimit paska për mua afrim, respekt e dashuri për njerëzit! E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisoide me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtute të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit! (Ti këtë se thua konkretisht, po del nga qëndrimi yt.)" (Letër I.Kelmendit, tetor 1980; Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 281-283)

   Deri më sot, me aq sa dihet, kjo letër e Jusufit e muajit tetor 1980 është letra e parafundit që Jusufi ia dërgon I. Kelmendit. Letra tjetër e radhës, është ajo e fundit, e ditës së premte, më 15 janar 1982. Siç shihet, në vitin hitorik 1981, të Pranverës 81, Jusufi nuk këmben asnjë letër të vetme me I. Kelmendin. Fjalët e dëshmit më interesante të kësaj kohe, (pra të vitit 1981) i kemi të shkruara në letrat që Jusufi ia dërgon shokut të Lëvizjes së vet, Sabri Novosellës.

 

6. Lajmëtari i lirisë

 

-1. Në këtë gjendje

-2. Porosia e Jusufit për Hysen Gegën

-3. Ilegale e botuar në Zvicër

-4. E pa definuar dhe e paidentifikuar

 

-1. Në këtë gjendje

 

   Jusufi në një gjendje afekti e izolimi prej I. Kelmendit, në një gjendje ”që nuk i ka aspak hije të sillet kështu përçudshëm” nisë botimin e revistës ’Lajmëtari i lirisë’.

   I. Kelmendi: ”Në këtë gjendje Jusufi nisi botimin e revistës Lajmëtari i lirisë.” (Atentatet, f.174)

   Ja si mundohet ta prezentoj I. Kelmendi prishjen e Jusufit me te.

   I. Kelmendi:  "Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

   Ka qenë plani i UDB-së të kërcënohet Jusufi deri në heshtje e vetëizolim. Ka qenë dëshira e figurës frontale të Frontit të Kuq që Jusufi të mbyllet në lëkurën e vetë. Pikërisht në këto momente ai shkruan ndër artikujt më të fuqishëm e më të mirë kundër pushtetit të UDB-së dhe mashave të saj.

 

-2. Porosia e Jusufit për Hysen Gegën

 

   Jusufi kërkon nga Hysen Gega që të mos i tregoj I. Kelmendit se ai (J.G.) e boton ’Lajmëtarin e lirisë’

   I. Kelmendi: ”Jusufi e kishte porositur Vasilin që të bënte shpërndarjen e Lajmëtarit të lirisë, por të mos i tregonte Miranit (Ibrahim Kelmendit-shën. Xh.D.) se kush po e botonte.” (Atentatet, f.175)

   Lajmëtari i lirisë ka qenë dhe ka mbetë revistë personale e Jusufit. Në këtë revistë, përveç një shkrimi të Hasan Ukëhaxhajt dhe një apo dy shkrimeve tjera të LNÇKVSHJ, me përjashtim të artikujve me nënshkrime të vërteta të autorëve nga Shqipëria, të gjithë artikujt (me pseudonime të shpikura apo të panënshkruar) janë të Jusufit. Me këtë revistë nuk ka pasë të bëjë në asnjë mënyrë të vetme as Ibrahim Kelmendi dhe askush tjetër.

 

-3. Ilegale e botuar në Zvicër

 

   Është për t'u çuditur se pse Ethem Çeku i cili ka shkruar në shumë pika mirë e sakt për Jusufin, të bëjë një gabim kaq trashanik kur shkruan rreshtin si më poshtë:

   Ethem Çeku: "Lajmëtari i lirisë, nr 3 1980, ilegale e botuar në Zvicër." (Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë, 1945-1981, f. 207)

   Jusuf Gërvalla: "Më ke pyetur si qëndrojmë me çështjen financiare, lidhur me nxjerrjen e gazetës. Numri i parë (i Lajmëtarit të lirisë, gusht 1980-shën. i Xh.D.), i cili është radhitur e shtypur krejtësisht në një shtypshkronjë, e që është e natyrshme që ka dalë teknikisht më së miri, ka kushtuar 2540 mark. Ky ishte një çmim shumë i lartë sa të mund  ta përballoja, madje edhe me pjesëmarrjen modeste të disa njerëzve që u treguan të gatshëm të ndihmojnë (pa e ditur për çka është fjala). Prandaj, bashkë me vëllaun vendosëm ta marrim me kredi një makinë shkrimi të përshtatshme (është kjo, me të cilën po ta shkruaj letrën dhe me të cilën janë radhitur dy numrat e fundit të “Lajmëtarit të lirisë”). Makina kushtonte relativisht pak (5080 mark) dhe, me disa funksione elektronike që kryente, jepte mundësi të nxirrej disi revista, sado që mua më ngarkonte shumë, sepse, pos që i shkruaja të gjithë artikujt, më duhej edhe t’i radhitja e t’i përgatisja teknikisht të gjitha faqet. Por, shpenzimet që mbeteshin për t’iu paguar shtypshkronjës në proçesin e mëtejshëm të shtypjes e të shumëzimit të revistës, ishin shumë të vogla, vetëm 600 mark." (Letër Sabri Novosellës, më 13 maj 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 264).

    Jusuf Gërvalla: "Deri më tash, dy numrat e revistës i kam paguar me të hollat e mia, sikurse edhe makinën e shtypit, gjithsejtë mbi 9.000 DM, kurse kontribute nga shokët kam marrë gjithsejtë 1.300 DM.) Për këtë arsye, numri i parë (për këtë vit) më ka ndenjur qe më se dy javë i gatshëm, sepse nuk kisha të holla ta dërgoja në shtyp." (Letër Nuhi Sylejmanit, janar 1981; Nuhi Sylejmani, Vrasje e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 30)

   Se kjo gënjeshtër skandaloze e Ethem Çekut në faljen e vjedhjen e punës së Jusuf Gërvallës, se gjoja 'Lajmëtari i lirisë' ka dalë në Zvicër, nuk është e rastit tregon 'zbulimi' i tij ku në faqe 233 të të njejtit libër thotë:

   Ethem Çeku: "E kësaj natyre është edhe përmbledhja e kritikave me mbititull Perditio tua, Israel ex te, e cila botohet tek Liria e më pastaj u botua edhe në Zërin e Kosovës. - Liria, tetor 1980, nr. 1, faqe 1-3, 13-14." (Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, f. 233)

   Perditio tua, Israel ex te, është kryeartikulli i nurmit të parë të Lamëtarit të lirisë, të Jusuf Gërvallës, i botuar në Shtutgart të Gjermanisë, në gusht 1980. Ky artikull nuk është ribotuar kurrë as në revistën Liria e as në Zërin e Kosovës.

 

-4. E pa definuar dhe e paidentifikuar

 

   I. Kelmendi: ”Megjithatë kishte vendosur ta nxirrte revistën Lajmëtari i lirisë, e cila ishte e padefinuar dhe e paidentifikuar. Nuk kishte të evidentuar botuesin, qoftë ai subjekt, qoftë ndonjë individ.” (Atentatet, f.185)

   Vërejtje shumë interesante. Ky fakt mund t’i ketë mërzitur më së shumti agjentët e UDB-ës, si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani, por jo edhe lexuesit e Lajmëtarit. Ky fakt jo që nuk i ka mërzitë por edhe i ka kënaq disa që janë munduar të thonë se kanë hise në revistën personale të Jusufit apo që janë munduar ta plasojnë botimin e saj në Zvicër dhe të vjedhin artikuj të Lajmëtarit.

   Jusufi ia jep bakshish I. Kelmendit gjysmën e punës së tij në Ljamëtarinë e lirisë. Nuk thuhet kotë se kur ta hangësh pulën e huaj lidhe tënden për këmbë të magjes apo të shporetit.

   I. Kelmendi:(fjalë të atribuara Jusufit) “Nxorëm dy numra të Lajmëtarit të lirisë, të cilët janë shpërndarë e mirëpritur.” (Atentatet, f.190)

   Edhe një herë na shfaqet harresa e famshme e Jusufit. Më heret kemi pa se Jusufi e porosit Hysen Gegën dhe shokë tjerë në Shtutgart që të mos i tregojnë I. Kelmendit se ai qëndron pas Lajmëtarit të lirisë.

   I. Kelmendi:”Jusufi e kishte porositur Vasilin që të bënte shpërndarjen e Lajmëtarit të lirisë, por të mos i tregonte Miranit se kush po e botonte.” (Atentatet, f. 175)

Jusuf Gërvalla: "Me I. (Ibrahim Kelmendin-shën i Xh.D.) dhe H. (Hysen Gegën-shën i Xh.D.) kemi pasur një marrëveshje konkrete, që unë të shkruaj për “Bashkimin”, t’i përpunoj (do me thënë jo redaktoj por ndryshoj e rishkruaj për 90 për qind-shën i Xh.D.) materialet e shkruara prej të tjerësh dhe ta shtyp gjithë materialin në makinën time të shkrimit. Unë i jam përmbajtur marrëveshjes, ata jo."(Letër Nuhi Sylejmanit kah fundi i janarit 1981; Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 30)

   Marrëveshja të cilën e përmend Jusufi më posht me Ibrahim Kelmendin dhe Hysen Gegën duhet të jetë e muajit nëntor 1980, sepse Jusufi e fillon angazhimin në gazetën Bashkimi pa ndonjë kusht, në shkurt, prill e maj 1980, në kohën kur Lajmëtari i lirisë nuk ka ekzistua, dhe fillon me botimin e Lajmëtarit e lirisë pa marrëveshje me Ibrahim Kelmendin. Burgosja e Hysen Gegës i prishë të gjitha planet në këtë drejtim. Fati i Hysenit e vulosë fatin e "Frontit të Kuq".

 

7. Gazeta "Bashkimi" dhe Fronti i Kuq

 

-1. Shkas qe ardhja e fshehtë e gazetës Bashkimi

-2. Shkak qe angazhimi i fshehtë i shokut Bashkim

-3. Madje në gjendje të keqe

-4. M'u afrua e më ofroi bashkëpunim

-5. Kishte vendosur të mos kontribuonte

-6. Deri në sqarim dhe rikithim të marrëdhënieve të mëparshme

-7. Artikulli "Bashkimi bënë fuqinë" i Jusuf Gërvallës

-8. Me gjasë ky do të jetë numri i fundit i Bashkimit

-9. Nga ky numër gazeta jonë do të dalë rregullisht

-10. Me gjasë të lazdrova kur ta lavdrova

-11. Bakshishi për Jusufin

 

-1. Shkas qe ardhja e fshehtë e gazetës Bashkimi

 

    Ibrahim Kelmendi: ”Më vonë vendosëm për organizim legal, me bashkatdhetarë të tjerë, duke anashkaluar Xhavitin, meqë për te krijova përshtypje se ishte informator i UDB-së, i urdhëruar për t’u anëtarësuar në PKGj/M-L, që të informonte për veprimtarinë e kësaj partie komuniste sigurimet e fshehta jugosllave dhe gjermane. Kurse për Proletarin formova përshtypjen se ishte një dogmat primitiv.”(Atentatet, f.40

     Xhahili (Xhaviti), informatori i UDB-së propozon emërtimin "Fronti i Kuq"

     I. Kelmendi:" Xhahili propozoi ta emërtonim ’Fronti i Kuq’, duke arsyetuar se duhet të ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army Fraktion”, etj. Proletari propozonte ta quanim “Partia Komuniste e Kosovës /Marksiste-Leniniste”, duke arsyetuar se vetëm komunistët mund të bëjnë revolucion të vërtetë proletar. ...Me këtë demagogjit të Proletarit, ata dolën fitues, sado që edhe unë avullnetshëm u dakordova me propozimin e tyre. Edhe tani mendoj se emri që kemi miratuar është tepër bombastik e provokues.” (Atentatet , f.41-42)

   I. Kelmendi: ”Jusufi: Me gjasë sigurimi famëkeq jugosllav, që ende po e quajmë UDB, na kishte rënë në gjurmë të organizimit tonë ilegal. Shkas për të qe ardhja  fshehtë e gazetës Bashkimi, shpërndarja gjithashtu e fshehtë dhe ideja që na lindi se mund e duhet të organizohemi për t’u çliruar nga pushtuesi.” (Atentatet,  f.53)

   Shumë fakt interesant e vërejtje interesante. Ideja për t’u organizuar në luftë për çlirim e kundër UDB-ës, Jusufit i paska ardhë nga organizata e bashkthemeluar dhe tërësisht e pagëzuar prej Xhahilit. Se pa i ra në dorë Jusufit gazeta ”Bashkimi” si organ i organizatës me emrin tepër provokues ”Fronti i Kuq” të caktuar nga informatori i UDB-ës Xhahili, Jusufit i paska mungua ideja se mund dhe duhet të organizohet për t’u çliruar nga pushtuesi, d.m.th. nga UDB-a.

 

-2. Shkas qe angazhimi i fshehtë i shokut Bashkim

 

   Jusuf Gërvalla: "E diel, 30 dhjetor, 1979

ora 00.45 Ludwigsburg

   Pardje dy javë, më 14 dhjetor, natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën.

   Aty nga ora 16, erdhën në "Rilindje" Suzana me Kadri Rexhën dhe më prunë lajme të hidhura.

   Atë ditë heret në mëngjes, e paskëshin burgosur Hysenin; i kishin gjetur materiale të shtypura të Lëvizjes. Dina, i cili e kishte sjellë lajmin për Hysenin, i gjen punëtorët e SPB-së duke ma bastisur banesën.

... Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina (Sabri Novosella-shën. i Xh.D.), qe i mendimit se është shumë më mirë të arratisem, se sa të bie në burg: edhe dënimi do të kish qenë i rëndë, edhe do të rrezikohej eventualisht organizata." (Pjesë nga ditari i Jusufit, i shpërndarë nëpër shokë nga familja e Jusufit-shën i Xh.D.)

 

-3. Madje në gjendje të keqe

 

   Sa i përket përshtypjes që Jusufi ka për numrin e parë të Bashkimit, të verës 1979, me 72% të përmbajtjes të huazuar nga Enver Hoxha apo të dalur nga censura e tij, Jusufi shprehet kështu:

    Jusuf Gërvalla: "Në fillim të qëndrimit tim këtu, më ofroi bashkëpunim me gazetën “Bashkimi”, organ i Frontit te Kuq Popullor, njëri nga bashkëpunëtorët e saj. Meqë gazeta edhe më parë shkonte në popull, madje në një gjendje të keqe, unë e pashë të udhës dhe të lejueshme dhe bashkëpunova me të në disa numra (të cilët po t’i dërgoj menjëherë – te artikujt e shkruar prej meje po e vë nga një shenjë)." (Letër Sabri Novosellës, 14 prill 1981)

   I. Kelmendi: ”Për mua kjo gazetë, e shpërndarë në përmasa si asnjëherë tjetër deri tani, ka qenë motiv i fuqishëm që të ngazhohem konkretisht dhe të mos rri në pritje, siç është bërë shprehi e shumicës se intelektualëve.” (Atentatet,  f.58)

   Mos me pas qenë gazeta Bashkimi e ”Frontit të Kuq” i emërtuar me emrin tepër bombastik e provokativ, nga UDB-a, ka qenë tepër rrezik që Jusufit t’i mungoj motivi për t’u angazhuar në organizatën Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi apo ta harroj grabitjen e tokës së babës e gjyshit të vetë nga kolonët serbomalazez.

 

-4. M'u afrua e më ofroi bashkëpunim

 

   Është me rëndësi të shohim se si ka ndihmuar Jusufi në përgatitjen për botim të Bashkimit?

   Ibrahim Kelmendi, në verën e vitit 1979 e ka botuar numrin e parë të Bashkimit, si organ i Frontit të Kuq, me rreth 73 për qind të fjalëve të huazuara nga Enver Hoxha drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte, të botuara pasi e kan kaluar censurën e penës së tij, dhe me 27 për qind fjalë 'origjinale' të Frontit të Kuq.

   Pas daljes së Jusufit, I. Kelmendi e kërkon Jusufin përmes Bardhit, i afrohet dhe i ofron bashkëpunim me gazetën 'Bashkimi'. Për këtë farë afrimi e ofrimi i shkruan Jusufi Sabri Novosellës në letrën e tij të parë më 14 prill 1981.

   Jusuf Gërvalla: "Në fillim të qëndrimit tim këtu, më ofroi bashkëpunim me gazetën “Bashkimi”, organ i Frontit te Kuq Popullor, njëri nga bashkëpunëtorët e saj. Meqë gazeta edhe më parë shkonte në popull, madje në një gjendje të keqe, unë e pashë të udhës dhe të lejueshme dhe bashkëpunova me të në disa numra (të cilët po t’i dërgoj menjëherë – te artikujt e shkruar prej meje po e vë nga një shenjë)." (Letër S. Novosellës, 14 prill 1981)

   I. Kelmendi para planifikimit të ndonjë numri i ka marrë disa shkrime të veta, i ka futë në çantën e krahut dhe ia ka sjellë Jusufit në Ludwigsburg. Jusufi i ka marrë shkrimet e tij (se çfarë gjendje ideore e strukture mendimesh mund të kenë pasur, mund ta marrim me mend nga libri Atentatet përkundër redaktimit nga Adem Gashi dhe leximit në dorëshkrim prej Mustafë Xhemailit, Bedri Islamit e Shaban Sinanit), i ka ndryshye deri mbi 80-90 % sa që prej shkrimeve origjinale nuk ka mbetë asgjë përveç ideve e koncepteve fillestare për shkrimet e tilla. Përveç kësaj pune 'redaktuese' të rishkrimit e përpunimit të artikujve të I. Kelmendit duke i ndryshuar për 80-90 %, Jusufi i ka shkruar kryeartikujt dhe artikuj tjerë vendimtarë që ia kanë dhënë formën Bashkimit. Këtë punë ai e ka bërë vetëm në Ludwigsburg, apo për numrin e fundit në dhjetor 1980 në Untergruppenbach. Në këtë punë I. Kelmendi nuk ka mund t'i ndihmojë. Jusufi nuk i ka diskutue formulimet e veta me shkrim me I. Kelmendin. Ai i ka bërë të gjitha të gatshme dhe I. Kelmendi i ka pranuar. Ndonjë artikull, si artikullin për Renegatin (të botuar në Lajmëtarin e lirisë në gusht 1980) I. Kelmendi nuk ka dashtë ta ketë në Bashkimin, dhe Jusufi nuk ia ka imponuar asnjë shkrim, por gjithashtu shkrimeve të tij, qoftë si "redaktime", përpunime d.m.th. ndryshime  80-90 %-she qoftë të vetave që nga fillimi, nuk ka lejuar t'u ndryshohet asnjë germë. Kjo është pra forma me të cilën Jusufi ka "bashkëpunuar" në botimin e Bashkimit.

   Nga shkurti deri në prill 1980, Jusufi e përgatitë për shtyp numrin 2 e 3 të gzetës Bashkimi si organ i Frontit të Kuq. Në mesin e majit Jusufi autorizohet ta shkruaj "Programin dhe Statutin e Fronit të Kuq Popullor".

   Nga mesi i majit deri më 28 nëntor 1980 Jusufi nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me Ibrahim Kelmendin. Nga fillimi deri në mesin e dhjetorit 1980 Jusufi e përgatit numrin e fundit të gazetës ’Bashkimi’.

   I. Kelmendi: ”Gjatë festës Jusufi e Mirani u pajtuan dhe u morën vesh që të botonin numrin tjetër të Bashkimit. Gjatë dhjetorit e përgatitën bashkërisht dhe e dorëzuan në shtyp, duke i vënë në ballinë njoftimin: ’Viti i 3–të i botimit, nr. 1, janar 1981’” (Atentatet, f.175)

 

-5. Kishte vendosur të mos kontribuonte

 

   Jusufi vendosë të mos kontribuoj në nxjerrjen e gazetës Bashkimi për shkak të mungesës së lidhjeve me shokët e Lëvizjes së vet në Kosovë.

   I. Kelmendi: ”Kështu kishte vepruar ai për shkak të shkëputjes se çdo lidhjeje me organizatën në të cilën ishte anëtarësuar në Kosovë dhe për shkak se kishte vendosur të mos kontribuonte për në nxjerrjen e gazetës Bashkimi.” (Atentatet, f.185)

    Jusufi nuk i ka marrë leje askujt kur ka vendosur me e ndihmua gazetën Bashkimi dhe Ibrahim Kelmendin kur ky ia ka kërkua ndihmën, iu ka afrua dhe i ka ofrua bashkëpunim me gazetën Bashkimi. Edhe kur ka ardhur koha, kur Jusufi, vjen në përfundim se Ibrahim Kelmendi nuk e meriton ndihmën e tij, dhe nën dyshimin e bazuar se në qendër të Frontit të Kuq qëndron UDB-a, e ka ndërpre në mënyrë të njëanshme ndihmën për Bashkimin, që ka rezultuar në mosdaljen e Bashkimit.

    Shkaku vendimtar që ka ndikuar në atë që Jusufi ta kuptoj se çka fshihet pas Frontit të Kuq, dhe kush mund të jetë I. Kelmendi, është dorëzimi i Hysen Gegës në duartë e UDB-së, përmes agjentit Sadik Blakaj.

   Jusuf Gërvalla: "Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..”(Letër Sabri Novosellës më 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-6. Deri në sqarim dhe rikithim të marrëdhënieve të mëparshme

 

   I. Kelmendi nuk përpiqet ta nxjerrë Bashkimin derisa të sqarohet me Jusufin.

   I. Kelmendi: ”Edhe Mirani nuk ishte përpjekur ta nxirrte Bashimin, derisa të sqarohej me Jusufin dhe t’i rikthenin marrëdhëniet e mëparme.” (Atentatet, f.185)

    Të shohim se si është 'sqaruar' I. Kelmendi me Jusufin dhe se i ka 'rikthyer' marrëdhëniet e mëparshme nën ndikimin e demonstratave të vitit 1981 të cilat e çuan në këmbë gjithë kombin shqiptar dhe opinionin botëror.

   Jusuf Gërvalla: ”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të  Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”(19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   Shtrohet pyetja: Në cilën datë, në cilin vend dhe në cilën mënyrë u sqarua Jusufi me I. Kelmendin dhe i riktheu marrëdhëniet e mëparme?

  Jusufi pas këtij vlerësimi për Frontin e Kuq Popullor, pas dorëzimit të Hysen Gegës në duartë e UDB-së, u sqarua përfundimisht në këtë pikë dhe me Ibrahim Kelmendin nuk i riktheu marrëdhëniet e veta të mëparshme me te as për së gjalli e as për së vdekuri.

 

-7. Artikulli "Bashkimi bënë fuqinë" i Jusuf Gërvallës

 

   Që në fillim e potencoj se ata që duan ta kenë një pasqyrë të qartë rreth artikullit të Jusuf Gërvallës "Bashkimi bënë fuqinë" të botuar në numrin e fundit të gazetës "Bashkimi" organ i Frontit të Kuq Popullor dhe tentimit për vjedhje të këtij artikulli programatik nga ana e Ibrahim Kelmendit, për ta kuptuar të vërtetën mund ta lexojnë këtë artikull dhe krahasojnë me "Programin e Frontit të Kuq - të bazuar në librin Atentatet" që gjenden në faqen www.pashtriku.org.

   Jusufi e lavdron I. Kelmendin për kryeartikullin e numrit të fundit të gazetës Bashkimi me titull ”Bashkimi bënë fuqinë” i cili është i shkruar në nivel të shkëlqyeshëm.

   I. Kelmendi: ”– Miran, kryeartikullin e këtij Bashkimi e kishe shkruar në nivel të shkëlqyeshëm. Më ka pëlqyer jashtë mase, – kishte nisur bisedën e punës Jusufi. – Nuk e kisha të vështirë ta redaktoja si herave të tjera.

– Po ma bënë qejfin? – pyeti tjetri (I. Kelmendi-shën ynë).” (Atentatet, f.185)

   Jusufi jo vetëm që bënë biseda pune por bënë edhe mbledhje vjetore me Ibrahim Kelmendin, ku bëhet analiza e punëve të vitit 1980 dhe planifikohet aktiviteti për vitin 1981.

   I. Kelmendi:  ”– Qenke i disponuar për të folur për gjera që i kemi diskutuar përciptazi dikur, por që unë më me ëndja nuk do t’i kisha diskutuar tani! – ndërhyri Jusufi, pa pritur përfundimin e Miranit.

– Nuk është se jam i disponuar, por është fundi i vitit dhe ne, në njëfarë mënyre, duhet të bëjmë një si bilanc dhe duhet të mendojmë se si duhet të punojmë vitin e ardhshëm.

– Atëherë po të dëgjoj, ndoshta ma mbush mendjen, se të tilla gjëra u diskutuakan në kuadër të bilancit vjetor. Mund që pastaj do të inspirohem edhe unë të shfaq mendimet.

– Ta zëmë, ti lavdërove kryeartikullin kemi shkruar për Bashkimin.”(Atentatet,  f.187)

   I. Kelmendi e përsërit bakshishin e vetë dhe tregon se Jusufi e lavdëvron ”kryeartikullin që kemi shkruar për Bashkimin.”

   Ibrahim Kelmendi, si njeri tepër modest dhe i sinqert mendon se përkundër të gjitha varianteve që i ka shkrua gjatë përpunimit të kryeartikullit ”Bashkimi bënë fuqinë”, përkundër asaj që Jusufi e quan të shkëlqyeshëm, mendim që ia ka bërë qejfin I. K.-së, në stilin e modestit të madh deklaron se në këtë kreartikull (të shkëlqyeshëm) nuk kemi pothuajse asgjë origjinale, e të përshtatur për rrethanat tona konkrete. Çka do të thotë se ky kryeartikull ’i I. K. që për 50% i ipet bakshish Jusufit’ qenka i shkëlqyeshëm pikërisht për atë se në te nuk ka asgjë origjinale apo të përshtatur për rrethanat konkrete të Kosovës.

   I. Kelmendi: ”Sikur t’i kisha sjellë të gjitha variantët që kam shkruar gjatë përpunimit të kryeartikullit të këtij Bashkimi do t’i kishe konstatuar dilemat dhe vështirësitë që kisha për këto çështje. Sa i përketë mënyrës se organizimit tonë, në këtë kryeartikull nuk kemi pothuajse asgjë origjinale, të përshtatur për rrethan tona konkrete, por duket se është vetëm një si kopjim i mënyrës së organizimit në Republikën e Shqipërisë gjatë Luftës se Dytë Botërore.” (Atentatet, f. 188)

 

-8. Me gjasë ky do të jetë numri i fundit i Bashkimit

 

   I. Kelmendi i tregon Jusufit se numri i Bashkimit, janar 1981, me gjasë do të jetë i fundit në pritje të bashkimit të “organizimeve tona” apo të organizatave tona

   I. Kelmendi: “Kanë shkuar aq larg, sa disa bashkatdhetarë që janë të lidhur ngusht me botimin e Bashkimit, kanë propozuar që të ndalet botimi i tij, derisa të merremi vesh për një gazetë të vetme. Prandaj, me gjasë, ky do jetë numri i fundit që botuam, për të pritur bashkimin e organizimeve tona dhe botimin e një gazetë të vetme, që të mos krijohen këto huti.” (Atentatet, f.194)

   Citati i mësipërm i Ibrahim Kelmendit tregon faktin themelor se ai nuk ka pasur as ndikimin më të vogël në përgatitjen e numrit të fundit të Bashkimit në mesin e dhjetorit 1980. Ja se çka shkruan tërësisht Jusufi për Bashkimin, për planet e ardhshme e gjasat e kësaj gazete në faqet e Bashkimit:

   Jusuf Gërvalla: "Bashkimi"- gazetë e popullit

"Organizata jonë masive, Fronti i Kuq Popullor, dhe organi i saj " Bashkimi" kanë marrë përsipër detyrën e vështirë po të ndershme e të domosdoshme: grumbullimin dhe përgatitjen e forcave tona patriotike e revolucionare për luftën nacionalçlirimtare dhe bashkimin e tokave dhe të popullit shqiptarë të viseve të robëruara me Atdheun e përbashkët, Shqipërinë socialiste." (Gazeta Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq Popullor, nr.1 janar 1981, faqe 1, shtylla 1)

   Këto fjalë të Jusufit tregojnë se nuk ka ekzistue as ideja më e vogël për ndërprerjen e Bashkimit, për asnjëfarë arsye, as për hatër të Lajmëtarit të lirisë e as për hatër të revitsës Liria, organit të komunistëve që i kanë kuptua problemet në tërë kompleksitetin e tyre.

Jusuf Gërvalla: "Dhe punës nuk do t´ia ndajmë deri në fitoren e plotë. Prandaj edhe ju mblidhni forcat, mos u bëni "amin" burgosjeve, ndjekjeve, frikësimeve e shantazheve. Kjo le të jetë përgjigja e popullit për terrorin e armikut. Ne, po na e dhatë të drejtën dhe mundësinë, jemi të gatshëm të vdesim në ballë të radhëve tuaja." (Gazeta Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq Popullor, nr.1 janar 1981, faqe 1, shtylla 1)

   Citati nga shkrimi i Jusufit nuk jep shenjën më të vogël për ndonjë krizë a dobësi në revistën Bashkimi. Përkundrazi fjalët Dhe punës nuk do t´ia ndajmë deri në fitoren e plotë flasin për vazhdimin e luftës në emër të Bashkimit dhe jo të ndërprerjes.

   Jusuf Gërvalla: "Një nga detyrat e ngutshme të patriotëve dhe të revolicionarëve shqiptarë në kushtet aktuale, është që t´u bashkangjiten radhëve tona të organizuara, Frontit të Kuq Popullor dhe organizatave e grupeve të tjera revolucionare." (Gazeta Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq Popullor, nr.1 janar 1981, faqe 1, shtylla 3)

   Fjalët e mësipërme tregojnë edhe njëherë qartë për planet e Jusufit për vazhdimin e Bashkimit.

 

-9. Nga ky numër gazeta jonë do të dalë rregullisht

 

Daljen e rregullt të Bashkimit do ta mundësoj Fronti i Kuq Popullor.

Jusuf Gërvalla:"Korrespondenti popullor

   Në kushtet e sotme, “para çdo gjëje, neve na duhet një gazetë. ‘Pa atë, siç ka thënë në kohën e vetë Lenini, është i pamundur zhvillimi sistematik i një propagande dhe agjitacioni parimor dhe të gjithanshëm.’

   Gazeta jonë, "Bashkimi", e cila do të zëvendësojë agjitacionin e shkëputur që bëhet me trakte e organe grupesh lokale, tash e tutje do të dalë rregullisht. Daljen e rregullt të "Bashkimit" (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), do ta mundësoj Fronti i Kuq Popullor, i cili po përpiqet me të gjitha forcat për konsolidimin e radhëve të veta." (Gazeta Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq Popullor, nr.1 janar 1981, faqe 3)

Jusuf Gërvalla: "Njoftim

   Lexuesit e ndershëm të "Bashkimit" i njoftojmë se, duke filluar nga ky numër, gazeta jonë do të dalë rregullisht, për ndryshim nga praktika jonë e deritashme që "Bashkimin" ta nxjerrim vetëm kohë pas kohe. Kjo gjë është bërë në saje të konsolidimit të dukshëm të forcave të Frontit të Kuq Popullor dhe të forcave krijuese të mbledhura rreth kësaj organizate.

   I ftojmë gjithë ata lexues, që mund të kontribuojnë në krijimin e kësaj gazete të popullit, të paraqiten me artikujt e tyre, pasi ta kenë gjetur mënyrën, sipas këshillave që dalin nga disa artikuj të botuar në këtë numër.

   Po kështu shpresojmë se në të ardhmen do të jemi edhe më efektivë në shpërndarjen dhe propagandimin në popull të gazetës ‘Bashkimi’.” (Gazeta Bashkimi, Organ i Frontit të Kuq Popullor, nr.1 janar 1981, faqe 8)

   Citati nga artikulli Korrespondenti popullor, dhe lajmërimi me titullin Njoftim tregojnë aq qartë për planin e vazhdimit të Bashkimit në mënyrë edhe më të rregullt sa nuk ka si thuhet më mirë.

   Tani shtrohet pyetja e pashmangshme se pse Jusufi vendosi ta ndërprejë punën e vetë për nxjerrjen e Bashkimit, përkundër këtyre paralajmërimeve dhe t'i ndërprejë të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim Kelmendin, pas botimit të këtij numri kah fundi i dhjetorit 1980?

   Eshtë interesantë se deri më tani, në vend të Jusufit janë munduar të përgjigjen të tjerët, disa me qëllime të mira e disa me qëllime djallëzore, por që rezultati i tyre, cilido qoftë të ketë qenë qëllimi apo pikënisja, është se nuk e kanë thënë të vërtetën.

   Ibrahim Kelmendi thotë se ai me 'shokët' e vetë të Frontit ka vendosë ta ndërprejë Bashkimin, në 'pritje të bashkimit të organizimeve tona'.

   Të tjerë thonë se kjo punë është bërë bashkarisht në mes Jusufit e I. Kelmendit, që të mos dalin shumë gazeta, e disa në këto spekulime e arrijnë kulmin duke thënë se Jusufi e ka ndërpre Bashkimin për hatër të revistës Liria, dhe nuk ka dashtë ta ndihmojë më shumë Frontin e Kuq për hatër të një Fronti shumë të madh, të Popullit që do të formohej nga komunistët e kuq më vonë e që do ta zavendësonte Frontin e Kuq.

   Eshtë koha që në vend të spekulimeve e rrenave të pa fijen e krypës t'ua qesim përpara fjalët e shkruara nga dora e Jusufit.

   Jusuf Gërvalla:  ”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I. Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.),  të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   Këtë letër Jusufi e shkruan vetëm e vetëm pasi dyshon se I. Kelmendi ka lidhje të mira dhe mund të jetë shok i mirë i Sadik Blakajt. Se Fronti i Kuq është krijesë e UDB-së Jusufi dyshon pasi I. Kelmendi e dërgon Hysen Gegën në dorën e UDB-së përmes Sadik Blakajt. Kjo është e vërteta e shkakut të ndërprejes së Bashkimit.

   Kjo letër dëshmon edhe një të vërtetë tjetër duke na treguar se a thua mos është përpjekur Jusufi që ta bashkoj organizimin e vetë, apo konkretisht Lëvizjen e vetë Nacionalçlirimtare me një Front në qendër të të cilit gjendet UDB-a. A do të kishte më vdekje për Jusufin dhe për historinë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi sikur Jusufi ta kishte bashkuar Lëvizjen e vetë, edhe pasi ka dyshuar në atë shkallë, me një Front, në qendër të të cilit ka qenë UDB-ja. Fatmirësisht për historinë e Jusufit dhe të Lëvizjes së tij, këtë punë nuk e ka bërë për së gjalli dhe as për së vdekuri dhe është i vetmi që na ka lënë dëshmi të qarta si drita e dielllit se si qëndron puna në këtë pikë.

 

-10. Me gjasë të lazdrova kur ta lavdrova

 

   Jusufi e lazdron I. Kelmendin duke ia lavdruar kryeartikullin e Bashkimit

   I. Kelmendi: “– Miran, me gjasë të lazdrova në fillim kur ta lavdërova kryeartikullin e Bashkimit.” (Atentatet, f.194)

   Eshtë çudi se si Mirani (i urti) i lejon vetes të jetë i lazdruar nga një kompliment, si autor i kryeartikullit të Bashkimit. Nuk thonë rastësisht ‘dita e mirë njihet në sabah’.

   Faktet e mbledhuara prej meje në shkrimin "Programi i Frontit të Kuq-i bazuar në librin Atentatet, dëshom në mënyrën më të qartë se Ibrahim Kelmendi nuk e ka shkrua asnjë germë të vetme në artikullin ""Bashkimi" bën fuqinë". Letra e mëposhtme dëshmon se ka qenë se a i ka diskutuar e ridiskutua Jusufi shkrimet e veta me I. Kelmendin dhe sa është në gjendje t'ua falë të tjerëve punën e vetë.

   Jusuf Gërvalla: "Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm (Ibrahim Kelmendin - shën. ynë) i kam ndërprerë.”(Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   I. Kelmendi e komenton kryeartikullin e ‘shkëlqyeshëm’ të Bashkimit pa harruar bujarinë e vetë, kur 50% të artikullit ia ‘dhuron’ Jusufit, artikull i cili edhe pse i shkëlqyeshëm nuk ka asgjë origjinale për rrethanat e Kosovës

   I. Kelmendi:“Ne kemi shkruar në kryeartikull të Bashkimit se organizata që do ta udhëheq revoltën duhet të jetë e formuar përpara se të ndodh shpërthimi i saj. Pas shpërthimit të revoltës do të jetë e pamundur për të formuar një organizim të suksesshëm që do ta udhëhiqte popullin. Në këtë drejtim jemi mbrapa.” (Atentatet, f.201)

   Të gjitha këto biseda pune e komente, sipas I. Kelmendit zhvillohen në Untergruppenbach, në shtëpinë e Jusufit, një kohë pas punës në numrin e fundit të Bashkimit.

   Jusuf Gërvalla: ”Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-11. Bakshishi për Jusufin

 

   I. Kelmendi (fjalë të atribuara Jusufit): Kemi bërë punë të mirë që i kemi shtruar gjërat në kryeartikull dhe tani duhet të mendojmë për anën praktike. Sigurisht, shokët e Lirisë (kështu i quajti anëtarët e OMLK-së), do ta lexojnë dhe do të na paraqiten. Të hpresojmë se mendimet tona do t’u pëlqejnë edhe atyre.” (Atentatet, f.202)

    Gjysma e artikullit programatik "Bashkimi bënë fuqinë" nuk mund t'i jipet bashkish Jusufit, pasi ai që nga germa e parë gjer tek e fundit është vetëm e vetëm i Jusufit.

    Se sa është në gjendje e i gatshëm Jusufi për t'ia falur punën e vetë I. Kelmendit e dëshmojnë rreshtat e mëposhtëm:

   Jusuf Gërvalla: "Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta... ...Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit” (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë." (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

8. Keqkuptimet dhe bashkëjetesa familjare

 

-1. Hidhërimi i pakontrolluar

-2. Interesi i vazhdimit të bashkëjetesës familjare

 

-1. Hidhërimi i pakontrolluar

 

   Pas botimit të numrit të fundit të Bashkimit, Jusufi ka aq kontakte të mira me I. Kelmendin sa nuk dëshiron t’i rikujtoj keqkuptimet që me fajin e vetë (të J.G.) i ka pasë ndaj I. K. në të kaluarën.

   Ibrahim Kelmendi: ”– Mos ma rikujto kohën keqkuptimeve ndaj teje! – i tha Jusufi, me ndjenjë keqardhjeje. – Ti u bërë burrë dhe nuk shfaqe hidhërimin të pakontrolluar. Kjo quhet vlerë njerëzore, sepse shoku shokun duhet ta ruaj edhe në kohë keqkuptimesh e hidhërimesh.” (Atentatet, f.186)

   Më parë e kemi pa se I. K. ndien keqardhje për Jusufin. Pra jo vetëm të tjerët kanë nevojë të ndiejn keqardhje për Jusufin por edhe ai vetë (J.G.) ndien keqardhje për veten, keqkuptimet e veta. Këtu e shohim se Jusufi e keqkupton I. K. dhe këtë fakt, se ai kupton keq e pranon me një ndjenjë keqardhje. Ndërsa me lartë e kemi pa se tek I. Kelmendi e kemi të kundërtën. I. K. mund të të mos kuptoj, gjë që i ndodhë çdo kujt, por ai nuk të keqkupton, pra Mirani kurrë nuk i kupton gjërat nga këndi i keq, por si Miran ai mundet vetëm t’i kuptoj mirë, pra të të mirëkuptoj. Jusufi gëzohet që I. K. u bë burrë dhe nuk e ka shfaq hidhërimin e pakontrolluar.

    Jusuf Gërvalla: "Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   Kjo letër e këto fjalë të Jusufit kanë vlerë të përjetshme dhe nuk na lejojnë të harrojmë se si e ka përkufizuar ai Frontin e Kuq qysh në dhjetor të vitit 1980.

   Mos ma rikujto kohën keqkuptimeve ndaj teje! – i tha Jusufi

     Mos ma harro kohën e sqarimeve e të mirëkuptimeve në letrën e 13 majit 1981- tha Jusufi.

 

-2. Interesi i vazhdimit të bashkëjetesës familjare

 

   Pas botimit të numrit të fundit të Bashkimit, I. Kelmendi na tregon se afërsia e tij, e veprimtarisë së tij me Jusufin është edhe më e mirë e shkon drejtë përsosjes. Keqkuptimet e Jusufit i konsideron (duke iu falenderuar mosshfaqjes së hidhërimit të vetë të pakontrolluar) të njejta si me keqkuptimet në familje dhe e sqaron Jusufin se nuk duhet të sillemi si në shoqëritë moniste e njëpartiake.

   I. Kelmendi: ”– Nuk prish punë, ishte një përvojë e mirë drejt përsosjes së veprimtarisë sonë. Ne nuk kemi pse hezitojmë të bisedojmë për gjithëçka dhe është në natyrën e njerëzve që ndonjëherë të keqkuptohen, të hidhërohen e të prishen... ...Në ato shoqëri mbisundon sistemi njëpartiak, prandaj divergjencat e keqkuptimet çmohen si tepër tragjike dhe kanë pasoja të rënda. Edhe ne në atë sistem jemi rritur e edukuar, prandaj divergjencat e keqkuptimet i përjetojmë rënd. Gjykojmë se duhet të mendojmë e të sillemi njësoj. Këqkuptime e zënka ndodhin shpesh edhe në familje, por familjet nuk shpërbëhen aq kollaj për shkak të hidhërimeve e zënkave të çastit. Gjykohet se më i madh është interesi që të vazhdohet bashkëjetesa familjare. Edhe në organizimet tona kanë ndodhur dhe do të ndodhin keqkuptime, hidhërime e zënka.” (Atentatet, f. 186-187)

   Se sa 'i madh është interesi që të vazhdohet bashkëjetesa familjare' mund të shihet edhe nga fjalët e Hysen Gërvallës të bëra në emër të familjes.

   Hysen Gërvalla: "Ibrahim Kelmendi, autor i librit “Atentatet”, i cili ka tentuar të zbulojë vrasësin e Jusuf Gërvallës përmes këtij libri, sipas familjes Gërvalla, është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht në një njëri të dyshuar për vrasjen e Bardhosh dhe Jusuf Gërvalles dhe për këtë ka prapa këtë familje." (Express, 13 mars 2007)

   Si është e mundur me të ndodh keqkuptime me Miranin e mirë i cili vetëm të mirëkupton, mund të të mos kuptoj por kurrë nuk të keqkupton.

   Po i përsërisim fjalët e Jusufit me të cilat dëshmohet se ai nuk ka kurrfarë  kontakti e as bashkëpunimi me Ibrahim Kelmendin si individ apo me Frontin e Kuq (krijesën e UDB-së) prej fundit të dhjetorit 1980 e deri më 13 maj 1981.

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

9. Biseda pune

 

-1. Superioriteti i Luanit të inferioriteteve vandale

-2. Simpatizantët e Frontit e dinë se nuk jam i organizuar në Front

-3. Proletari dhe Xhahili

-4. Luani superior i inferioriteteve vandale është informator i UDB-së

 

   Jusufi pas përfundimit të punës me numrin e fundit të Bashkimit (dhjetor 1980) e dorëzimit të Hysen Gegës në duar të Sadik Blakajt, vazhdon jo vetëm të zhvilloj biseda pune por bënë edhe mbledhje vjetore dhe planifikon aktivitete organizative me I. Kelmendin për vitin 1981.

 

-1. Superioriteti i Luanit të inferioriteteve vandale

 

   Kështu e pata kuptuar superioritetin e Luanit të inferioriteve vandale.

    Ibrahim Kelmendi: ”Jusufi:-Në Shtutgart me rrethinë kemi krijuar një bërthamë të bashkatdhetarëve që e përbëjnë Nuriu, që ti po i thua Qeros, Fahriu,Vasili, Nazimi, Sheremeti dhe disa të tjerë rreth tyre. Nuriu po tregohet më superior, prandaj po mendojmë ta bëjmë atë udhëheqës të kësaj bërthame.” (Atentatet,  f.189)

   Muharrem Blakaj: "Sesa kishte pasur të drejtë Jusuf Gërvalla që bëri një përzgjedhje të tillë, flet vetë Nuhi Sylejmani, autori i këtij libri, duke shpalosë kujtimet e tij të veneruara nga një këndvështrim tjetër, të përjetuara nga një inferioritet vandal, por gjithsesi të mbështetura me fakte e dokumente autentike të kohës." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 8)

   Jusufi pra vazhdon të ketë aso afërsie me I. Kelmendin sa bisedon çështje organizative për persona që jetojnë në Shtutgart e rrethinë me emër e mbiemër, dhe i thotë I. Kelmendit se pasi Nuriu (Qerosi), pra Nuhi Sylejmani po tregohet më superior mendojmë ta bëjmë udhëheqës të kësaj bërthame. Ne e kemi pa më lartë se I. K. e vendos në rrafsh të njejtë, e barazon Nuhi Sylejmanin me ’vrasësin’ e Jusufit, Rezilin dhe pagëzuesin e ”Frontit të Kuq” dhe njëkohësisht "informatorin e UDB-ës" Xhahilin. Sipas I. K. përkundër faktit se Jusufi është i informuar nga I. K. se Nuhi Sylejmani është informtor i UDB-ës, prap se prap Jusufi e favorizon atë në kurriz të aktivistëve tjerë që nuk kanë lidhje me UDB-ën. Vetëm ky fakt do t’ë mjaftonte për shembjen e mitit të Jusufit. Mund të themi se shembësi i idhujve, I. Kelmendi ia ka arritë qëllimit në mënyrë sa bindëse aq edhe të shkëlqyeshme.

   Se çfarë bisedash e planesh për punë të përbashkët me I. Kelmendin bënë Jusufi në këtë kohë e sqarojnë këto fjalë të tij të paharrueshme.

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

2. Simpatizantët e Frontit e dinë se nuk jam i organizuar në Front

 

   Edhe pse e kemi pa se Jusufi në verë 1980, për shkak të incidenteve të ’rastësishme’ (rasti është mbreti i botës) i ndërpren marrëdhëniet me I. Kelmendin deri në festën e 28 Nëntorit 1980), po ky Jusuf vetëm disa muaj më vonë, pra pas janarit 1981  harron (një harresë senile e kemi pa tek Jusufi edhe në rastin kur ai ’J. G.’ harron se sa herë i ka kërkuar ndihmë I. Kelmendit ta vendosë në kontakt me Sabri Novosellën) se çka i ka ndodhë e se si e ka përjetuar ’rastësinë’ në Munchen dhe diskuton për organizimin e personave pikërisht në Munchen.

   I. Kelmendi: ( Fjalë të atribuara Jusufit  gjatë ’bisedës punuese’):”Në Mynhen po mundohemi të depërtojmë përmes Minushit. Interesimi është rritur, por ende nuk kemi filluar të anëtarësojmë. Një pjesë e tyre janë simpatizantë të Frontit, kurse për mua e dinë se nuk jam i organizuar në Front.” (Atentatet, f.190)

   Del se Jusufi ende nuk ka anëtarësua në Munchen por posa ta bëjë këtë, listën me emra do t’i dorëzoj shefit të ”Fronit të Kuq” të pagëzuar nga UDB-a. Edhe ata të interesuar janë simpatizantë të ’Frontit’ krejt krejt rastësisht të pagëzuar nga UDB-a, e të cilët Jusufi e ka ndërmend t’ia marrë ’Frontit’. Jusufi të gjithëve që u ka besua në Munchen u paska tregua se ai (J. G.) nuk është i organizuar në Front. Se çfarë "bisedash pune" ka zhvilluar Jusufi me Ibrahim Kelmendit pas 19 dhjetorit 1980 e tregon më së miri letra e mëposhtme.

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate (Frontit të Kuq-shën i Xh.D), apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër  S. N., 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-3. Proletari dhe Xhahili

 

   Gjatë kësaj bisede pune të Jusufit me I. Kelmendin, Jusufi nga jugu i Gjermanisë, Muncheni kalon në veri atje ku është I. Kelmendi dhe bashqja e tij.

   I. Kelmendi (për Jusufin): ”Në pjesën Perëndimore, atje ku je ti, po bashkëpunoj me Proletarin e Xhahilin, të cilët po më shkruajnë e po më vizitojnë.” (Atentatet, f. 190)

   Të shohim në këtë pikë se si ’naivi e tepër i sinqerti’ Ibrahim Kelmendi e ka paramenduar shembjen e mitit të Jusufit.

   E kemi pa nga pikat më lartë se Proletari është një dogmat primitiv ndërsa Xhahili, një informator i UDB-ës, të cilit i ka rastis t’ia ngjet emrin tepër bombastik e tepër provokativ organizatës së I. Kelmendit ”Fronti i Kuq”.

   Kështu e pata kuptuar këtë fjali. Këtu i shohë tri mundësi të leximit të fjalisë së cituar më lartë.

   1) Proletari është dogmat primitiv dhe Xhahili informator i UDB-së i cili ka marrë detyrë nga UDB-a t’ia ngjesë emrin ”Frontit të Kuq”.

   Nga kjo rrjedh se përkundër informatave të sakta që I.K. ia jep Jusufit për këta dy persona, Jusufi mban vazhdimisht kontakte me letra dhe i pret në shtëpinë e vetë, dogmatin primitiv dhe informatorin e UDB-së. Me këto veti e me këto kontakte jo Jusufi por kush është ai që mund të quhet udhëheqës i popullit, mit inspirues, udhëheqës i rrethit të vetë dhe i gjeneratave pas tij.

   2) Proletari nuk është dogmat primitiv dhe Xhahili nuk është informator i UDB-ës por të dy janë njerëz me gabime e vese të këqija që i bëjnë krejtësisht të papërshtatshëm për punë çlirimtare e patriotike dhe për këtë arsye I.K. i ka largua nga organizata që rastësisht e ka marrë emrin ”Fronti i Kuq.” Pra kemi të bëjmë me dy molla të krymta e të papjekura që kanë ra nga pema e Kuqe apo me dy gërdhaja të cilat pas kafshimit të parë i ka hedhur në tokë Ibrahim Kelmendi.

   Nga kjo del se Jusufi nuk ka mund me e gjetë asnjë filiz, asnjë fryt nga asnjë pemë, të pakafshuar, as në Shtutgart, as në Munchen e as në veri të Gjermanisë, si në Velbert e Bielefeld pa e pasë më parë në dorë e pa e kafshuar I. Kelmendi i’Frontit’ që rastësisht është pagëzua nga UDB-a. Pra nëse Jusufi nuk ka pas punë me dogmat primitiv e informator të UDB-ës atëherë, është jashtë çdo dyshimi se ai të vetmin ushqim, të vetmen diet, i ka pasë gërdhjat apo pemët e krymta e të papjekura që kanë ra nga pema e kuqe e ”Frontit të Kuq.” Kush është ai mit që mund të quhet udhëheqës e inspirues i cili kurrë nuk ka bërë asgjë tjetër pos që është ushqye me gërdhajat e I. Kelmendit.

   3) Proletari nga Velberti dhe Xhahili-Xhaviti nga Bielefeldi nuk janë dogmat primitiv apo infromatorë të UDB-ës. Ata nuk janë pemë të krymta e të papjekura që kanë ra në tokë, ende pa u pjekë e ende pa u kuq, nga trungu i ’Frontit të Kuq’. Ata nuk janë as gërdhaja që i ka hedhë për toke Ibrahim Kelmendi pas kafshimit të parë. Nëse nuk janë asnjë një nga këto atëherë çka mund të jenë? Ata janë aktivist të dalluar në Gjermanin veriore, pra atje ku jeton Ibrahim Kelmendi, ku e ka bashqen I. Kelmendi. Çka rrjedhë nga kjo? Se Jusufi preokupimin e vetë kryesor nga Gjermani e ka pas me ia marrë shokët më të mirë I. Kelmendit, me i mbajt në kontakt me letra e me i ftua në shtëpi të vetë në mënyrë që në stilin e urithit me ia dëmtua bashqen, t’ia rrëmihë dheun Ibrahim Kelmendit nën këmbë, e t’ia bëjë gropën. Cili mund të pretendoj se është mit inspirues për një popull të tërë nëse krejt veprimtaria e tij mund të përshkruhet vetëm si punë urithi që përpiqet t’u hap gropa të tjerëve.

   Do të ishte shumë interesantë sikur një historian i mirë të kishte fakte të dokumentuara përpara dhe jo gënjeshtra, për të parë se mos dikush tjetër, e kurrë Jusufi, ka pasë punë me dogmat primitiv, informator të UDB-së, kush është ushqye me pemë të krymta, të papjekura e gërdhaja dhe kush janë ata që qëllim kryesor të jetës e kanë me ju bërë gropa të tjerëve dhe të cilët edhe sot propozojnë se ku është dashtë me iu hap gropa Jusufit.

   Shtrohet pyetja se si është e mundur që të ndërtohet miti, apo cili spomenik mund të qëndroj në këmbë, të qëndroj mbi dhe kur miti i rrejshëm të cilit i ndërtohet spomeniku, të vetmin ideal e ka pas hapjen e gropave, të gropave nën dhe.

   Fjalët e perjetshme të Jusufit të shënuara më poshtë tregojnë të vërtetën e periudhës që e kemi në shqyrtim dhe gënjeshtrat e paskurpullta të Ibrahim Kelmendit.

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   Ankesa e I. Kelmendit ndaj Jusufit lidhur me Proletarin e Xhahilin (Besim Rexhën e Xhavit Ramabajën)

    I. Kelmendi - Jusufit: “Pastaj, pengesa serioze kemi nga Proletari, Xhahili dhe ndonjë i ngjashëm me ta.” (Atentatet, f.190)

   E pam si qëndron çështja e Jusufit me Proletarin e Xhahilin, me të cilët Jusufi mban kontakte dhe i pret në shtëpinë e vetë në Habichthöhe 40, në Untergruppenbach. Nga kjo del se Jusufi i përkrahë ata që t’i bëjnë pengesa serioze çdo aktiviteti të mirë në veri të Gjermanisë. E vërteta lidhur me këto gënjeshtra gjendet në fjalët e Jusufit:

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-4. Luani superior i inferioriteteve vandale është informator i UDB-së

 

   I. Kelmendi në bisedë pune, i mban Jusufit lixhëratë për persona në rrethin e Shtutgartit dhe i tregon se kush është informatorë i UDB-ës.

   I. Kelmendi: “Ju në rrethin e Shtutgartit nuk do të mund të përparoni derisa t’ju imponohet Nuriu si udhëheqës i rrethit. Ai është element trubullues dhe për mendim timin është informator i UDB–së.” (Atentatet, f. 192)

    Kjo do të thotë se Nuhi Sylejmani ka siguruar një pozitë udhëheqëse e me ndikim jo vetëm ndaj aktivistëve të ndryshëm por këtë pozitë udhëheqëse e ka edhe në raport me Jusufin dhe siç do ta shohim më vonë, sipas I. Kelmendit, Nuhi Sylejmani ka pasur ndikim të rëndësishëm në disa vendime të Jusufit. Se kush mund të ketë e kush nuk mund të ketë lidhje me UDB-në në këtë kohë, Jusufi ka mendime krejt tjera që mund të shihet nga fjalët e mëposhtme:

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   Jo vetëm artikuj për Bashkimin, por Jusufi e I. Kelmendi në luftën e tyre të përbashkët kundër pushtetit komunist jugosllav dhe kundër diktaturës komuniste jugosllave, shkruajnë bashkarisht trakt për 1 Majin 1981.

   I. Kelmendi: “Traktin e 1 Majit, që e patëm shkruar bashkarisht në gjuhën gjermane, e kemi shumëzuar në tridhjetë mijë copë dhe e kemi e shpërndarë në demonstrata, marshe e protesta, pothuajse në të gjitha metropolët e Evropës Perëndimore.” (Atentatet,  f.193)

   Kur jemi tek traktet e 1 Majit 1981, a nuk është shumë më mirë ta lexojmë letrën e 13 Majit 1981.

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

10. Ibrahim Kelmendi në lëkurën e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës

Ibrahim Kelmendi në mes Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës

 

-1. Ke ndonjë lidhje në Turqi?

-2. Nuk po më paraqitet edhe pse e ka numrin e telefonit

-3. Mbase ke harruar

-4. Ti më kishe thënë se ai të kishte anëtarësuar në atë organizatë

-5. Një Zë që nuk tingëllonte aq bindës

-6. Vazhdonte ta fshihte dëshpërimin

-7. Porosinë ta kam përcjellë

-8. Po deshe ta siguroj adresën dhe telefonin e tij

-9. Do të më bëje nder

-10. Ndihej i zhgënjyer - do të zhgënjehesh siç janë zhgënyer

-11. Intelektuali poliedrik dhe fisnikëria e vërtetë

-12. Ca shpjegime për udhëheqësin tënd

-13. Më ke folur për të si për një idhull

-14. Mos prit kot

-15. Për këtë organizatë nuk dihet gjë në Kosovë

-16. Me nënkuptim prej të pakënaquri

-17. Ka manipuluar me ty

-18. Është koha të vendosësh

-19. Të pengon të gjykosh drejt - Ai po të mban peng

-20. Ne jemi të bllokuar

 

     Kur të kemi parasysh raportin e Jusufit me Sabri Novosellën dhe ndërhyrjet e Ibrahim Kelmendit në çështjet e brendshme të Lëvizjes së Jusufit, në librin e tij Atentatet duhet hetuar dy periudha:

         -E para, ajo para përfundimit të daljes së gazetës Bashkimi (shkurt-maj 1980). Këtë periudhë e kam shqyrtuar në nëtitujt 1-15. Për këtë kohë, për ta dokumentuar të vërtetën e kam përdorë më së shumti letrën e Ibrahim Kelmendit dërguar Faridin Tafallarit më 4 qershor 1980.

         -E dyta, ajo pas përfundimit të daljes së gazetës Bashkimi (janar-shkurt 1981). Këtë periudhë e kam shqyrtur në nëntitujt 16-20. Për këtë kohë, për ta dokumentuar të vërtetën e kam përdorë më së shumti letrën e Jusuf Gërvallës dërguar Sabri Novosellës më 13 maj 1981.

   Për të dy periudhat dhe për të gjithë kohën e jetës së tij në Gjermani letra më e rëndësishme që e vërteton se Jusuf Gërvalla nuk ka diskutuar kurrë me Ibrahim Kelmendin për Sabri Novosellën është letra e Jusufit që ia dërgon Ibrahim Kelmendit dy ditë para atentatit, më 15 janar 1982. Për ta dokumentuar të vertetën nga kjo letër e kam marrë një citat prej katër rreshtave.

 

-1. Ke ndonjë lidhje në Turqi?

 

   Jusufi në shkurt, mars e prill të vitit 1980 i kërkon ndihmë I. Kelmendit që t’ia gjejë Sabri Novosellën në Turqi, me të cilin iu kan shkëputur kontaktet që nga 14 dhjetori 1979.

   I. Kelmendi: ”Pastaj Jusufi pyeti:

– Ke ndonjë lidhje në Turqi se ende nuk kam vënë kontakt me Sabitin, me Sabit Katunriun, i cili në ilegalitet e ka pasur pseudonimin “Rrobaqepësi”?” (Atentatet, f.147)

   Jusufi, pra në bisedë me I. Kelmendin vetëm pas disa javësh, krijon aso afërsie me te sa ia tregon I. K. emrin e vërtetë të shokut të vetë prej të cilit është anëtarsua në organizatën Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, Sabri Novosellës, dhe jo vetëm kaq por ia tregon edhe pseudonimin e tij ”Rrobaqepësi”.

   E kemi pa në fillim se sa mirë I. K. na e ka shpjegua historinë e formimit të ”Frontit të Kuq” dhe se si ju ka rastis që t’ia ngjesin emrin organizatës së vetë. Por I. K. me talentin e tij nuk është mjaftuar me kaq. Ai na tregon në mënyrë shumë bindëse edhe shumë çështje të organizatës së Jusufit, e raporte të brendshme të Jusufit me shokët e vet të Lëvizjes së vet. Eshtë shumë interesantë të konstatojmë se po të kishim një rend të rëndomtë të rrjedhave atëherë për relacionet e Jusufit me shokët e vet të Lëvizjes (në vazhdim për ta konkretizuar më mirë këtë fjalë dhe për t’iu shmangë përzierjeve, emërimeve të gjata e shkurtesave, do ta quaj ”Lëvizja e Jusufit”) do të duhej të mësonim nga Jusufi apo nga shokë të tjerë të Lëvizjes së tij. Por kjo nuk ka ndodhur deri më sot. Pra ai që don të dij se si kanë shkuar punët në Lëvizjen e Jusufit, se çfarë raportesh ka pasur Jusufi me Sabri Novosellën, me Bardhin apo me Skenderin,  këtë nuk mund ta mësoj nga shkrimet e Jusufit, nuk mund ta mësoj nga Sabri Novosella e për të mos folur për Skenderin, por pikërisht nga figura frontale e ”Frontit të Kuq”, Ibrahim Kelmendi. Duket qartë se kemi të bëjmë me një bujari të jashtëzakonshme dhe në vend të ndonjë kritike negative, ne shokët e Lëvizjes së Jusufit duhet t’i jemi mirënjohës I.K. për shkak se ai me kaq durim e kujdes ka sakrifikuar kohë e mund që të na e shkruaj historinë e Lëvizjes së Jusufit, histori të cilën ne vetë nuk kemi qenë dhe as sot nuk jemi në gjendje ta shkruajmë.

   Të shohim çka i shkruan Ibrahim Kelmendi, Faridin Tafallarit më 4 qershor 1980.

   I. Kelmendi:  "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

   Jusufi është kontaktuar nga I. Kelmendi diku në mbarim të janarit 1980. Në shkurt 1980 Jusufi nxjerrë numrin e dytë të Bashkimit si organ i Frontit të Kuq. Në prill njxerrë numrin e tretë të Bashkimit si organ i Frontit të Kuq. Në maj 1980 Jusufi shkruan dhe boton në formë të fletores së vogël, të formatit A6, në 24 faqe, Programin dhe Statutin e Frontit të Kuq Popullor. Në këtë dokument, të majit 1980 për herë të parë përmendet emri "Fronti i Kuq Popullor". Më parë e kemi vetëm emrin e caktuar nga UDB-a, "Fronti i Kuq". Jusufi bënë çdo gjë që është e mundur që këtë krijesë të pagëzuar nga UDB-a (fakt të cilin nuk e din në fillim të vitit 1980 por ka dyshime fort të bazuara në mesin e dhjetorit 1980) kundër popullit tonë ta kthej në anën e popullit e kundër saj.

   Gjatë tërë kësaj kohe Jusufi nuk ia fletë asnjë fjalë të vetme I. Kelmendit për çështjet e tij të brendshme e për Lëvizjen e vetë. Pikërisht për këtë arsye, për shkak të këtij fakti, I. Kelmendi deklaron;

     Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete.

   Kjo do të thotë se as pas 7 muajve të daljes së Jusufit në Gjermani, I. Kelmendi nuk e din se a është Jusufi anëtar i ndonjë organizate politike apo jo e lere më të dij për ndonjë shokë konkret të saj e aq më pak për atë kush e ka anëtarsua në Lëvizjen e tij. Faktin se Sabri Novosella e ka anëtarësuar Jusufin në 'Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi', Sabri Novosella nuk e kam pa deri më sot se e ka përmend ndokund. Këtë fakt ma ka tregua mua Jusufi në gusht të vitit 1981. Këtë fakt e kam përmend unë me shkrim në vitin 1992, në punimin Organizatat politike shqiptare në Evropër 1979-1985, i cili në mënyrë të plotë për herë të parë është botuar në librin Terror Dhimbje Qëndresë të Faridin Tafallarit, më 1997. Më 1997, I. Kelmendi nga ky libër e ka marrë (vjedhë) këtë faktë (si edhe shumë e shumë vjedhje tjera nga i njejti libër) dhe në mënyrë dinake për këshilltarët e tij, mundohet që këtë fakt publik e të njohur të paktën prej të gjithë atyre që u intereson shumë puna e Jusufit, nga viti 1997, tek 10 vjetë më vonë, më 2007 me e paraqitë se e ka mësua nga Jusufi menjëherë pas daljes së tij në Gjermani në janar apo shkurt 1980. Letra e tij e 4 qershorit këtë gënjshtër të paskurpullt, këtë hajni e këtë farë lloj "afërsie e besimi" e hedhë poshtë.

   Xhafer Durmishi: "Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësim Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërderejtë për çështjen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi." (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 326)

   Për kohën e sotme me parti të lira ky fakt mund të duket vogëlsi por do ta shohim më tutje se ka një rëndësi shumë parimore.

   Deri më sot i vetmi dokument që tregon se Jusufi ia përmend shkëputjen nga shokët e tij për herë të parë, është një letër e Jusufit dërguar Ibrahim Kelmendit (pa datë fikse, por nga teksti del së është shkruar në) fund të tetorit apo fillim të nëntorit 1980, e cila për herë të parë është botuar në faqen www.albaniapress.com (05 qershor, 2009) nga Faridin Tafallari.

   Jusuf Gërvalla: "Dhe kështu, për kaq kohë sa njihemi- e nuk është pak po më se dhjetë muaj-ne të shumtën i kemi rënë kush thumbit e kush patkoit. Mendoj se kjo e ka arsyen e vet objektive. Ti ke njerëzit e tu, me të cilët, sipas mendjes sime, ke vështërsi në realizimin e kontakteve për shkak të largësisë. Kam përshtypjen se, pos kësaj, edhe me ta ke mospajtime dhe sygjerime e urdhrave të tyre s’të fle në hatër tu përmbahesh gjithmonë. Unë nga ana tjetër i kam humbur të gjitha lidhjet me njerëzit e mi dhe për çdo hap që bëj kam stërngarkime, sepse nuk e di në mos bej gjësend, që nuk përputhet me luftën aktuale, që bëjnë ata në vendlindje. Kjo është një tragjedi vetvetiu. Kurse tragjedia tjetër është se edhe unë edhe ti, në këto kushte, ndiejmë pasiguri në një pikë: kë përfaqësojmë..." (Letër I. Kelmendit, tetor 1980 Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 281-283)

   Shtrohet pyetja se prej ditës që ka dalë Jusufi në Gjermani e deri në vdekje, a e ka përmend ndonjëherë Jusufi emrin e Sabri Novosellës me I. Kelmendin? Kurrë. Asnjëherë, qoftë edhe një herë të vetme Jusufi nuk e ka përmend emrin e Sabri Novosellës dhe as ndonjë pseudonim të tij për I. Kelmendin.

   A ekziston ndonjë fakt se Jusufi ka disktuar me I. Kelmendin për çështjen e Sabri Novosellës, pa ia përmendur emrin por vetëm duke aluduar në te. Këtë Jusufi e ka bërë vetëm një herë në jetën e tij, në letrën e tij të fundit që ia dërgon I. Kelmendit më 15 janar 1982, d.m.th. dy ditë para vrasjes.

   Jusuf Gërvalla: "Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty. S’ka pasur hije pa marrë edhe mendimin tim, ta shpallje ndër njerëz se si një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes (Sabri Novosella-shën. i Xh.D.) na qenkësh, në mos antikomunist, atëherë së paku kundërshtar i partisë (iluzioniste) që do të formoheshka ndër ne."(Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 411-412)

   Këta katër rreshta të shkruar në pasditën e 15 janarit 1982 janë të vetmet fjalë që në jetën e tij Jusufi i ka ndërrua me I. Kelmendin, duke aluduar në Sabri Novosellën (e pa ia përmendë emrin kurrë). Kush dhe kur i ka folë I. Kelmendit për Sabri Novosellën është çështje që e ka vendin të shqyrtohet gjërësisht më vonë. Por që tani po përmendim se këtë informatë, se Jusufi e ka një shok në Stamboll, që është 'antikomunist', Ibrahim Kelmendi, figura frontale e Frontit të emërtuar nga UDB-a, e ka marrë vesh nga Kadri Zeka, pasi ky (Kadri Zeka) është kthye nga Stambolli në mesin e tetorit 1981.

 

-2. Nuk po më paraqitet edhe pse e ka numrin e telefonit

 

   Jusufi i tregon dhe i ankohet I. Kelmendit se Sabri Novosella nuk po do me iu paraqitë edhe pse e ka numrin e telefonit (+49714126091) të zyrës së Bardhit në Solitudestrasse 44, në Ludwigsburg.

   I. Kelmendi: ”Ai është arratisur atje, por nuk po më paraqitet edhe pse e ka pasur numrin e telefonit zyrtar të Bardhit.” (Atentatet, f.147)

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin."(Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980 FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

   Jusuf Gërvalla: "Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty. S’ka pasur hije pa marrë edhe mendimin tim, ta shpallje ndër njerëz se si një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes (Sabri Novosella-shën. i Xh.D.) na qenkësh, në mos antikomunist, atëherë së paku kundërshtar i partisë (iluzioniste) që do të formoheshka ndër ne."(Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 411-412)

 

-3. Mbase ke harruar

 

   Jusufi jo vetëm që ia ka treguar I. K. emrin e Sabri Novosellës disa herë por edhe ka harruar se e ka bërë këtë. I. Kelmendi me memorje të fuqishme që nuk harron asgjë tallet me harresën e Jusufit.

   I. Kelmendi: ”– Më ke pyetur edhe më herët. Mbase ke harruar. Kam angazhuar ca të njohur atje, të cilët nëse e gjejnë t’i thonë se po e kërkon. Më kanë informuar se ai i është kthyer me përkushtim vetëm shërbimeve fetare dhe nuk do t’ia di më për çështje kombëtare.”( Atentatet,  f.147-148)

   Mbase ka harruar I. Kelmendi se çka i ka shkruar më 4 qershor 1980, Faridin Tafallarit. Nëse I. K. ka harruar këtë nuk e ka harruar shoku i vërtet i Jusufit, Faridin Tafallari.

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

    Jusuf Gërvalla: "Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty. S’ka pasur hije pa marrë edhe mendimin tim, ta shpallje ndër njerëz se si një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes (Sabri Novosella-shën. i Xh.D.) na qenkësh, në mos antikomunist, atëherë së paku kundërshtar i partisë (iluzioniste) që do të formoheshka ndër ne." (Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 411-412)

   Ibrahim Kelmendi ndien keqardhje për Jusufin për shkak të shkëputjes së lidhjes së Jusufit me Sabri Novosellën. Jusufi bien deri në atë shkallë që bëhet për keqardhje para I. Kelmendit.

   I. Kelmendi: ”Më ka ardhur keq, prandaj nuk të kam informuar, – tha Mirani pa ia treguar të tëra.” (Atentatet, f.148)

   Fjalët e thëna harrohen por të shkruarat nuk harrohen.

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-4. Ti më kishe thënë se ai të kishte anëtarësuar në atë organizatë

 

    Jusufi i paska treguar Ibrahim Kelmendit në prill të vitit 1980 se Sabri Novosella është njëri i madh, udhëheqës i Lëvizejs së Jusufit, se ai (S.N.) e ka anëtarësuar (J.G.-në) në organizatë.

   I. Kelmendi: ”– Paske gabuar, – ia ktheu i qetë Jusufi.

– Më fal, por vërtet më erdhi keq. Ti më kishe thënë se ai është njeri i madh, udhëheqës i organizatës suaj, Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Visive të tjera Shqiptare në Jugoslavi, se ai të kishte anëtarësuar në atë organizatë.” (Atentatet,  f.148)

   Jusufi i paska tregua I. K. (figurës frontale të ’Frontit të Kuq’ të bashkëformuar, 100% të pagëzuar dhe të popullarizuar nga UDB-a) se kush e ka anëtarësua në Lëvizjen e tij.

   I. Kelmendi: ”Nga ato që më ke treguar se të ka anëtarësuar Rrobaqepësi dhe se ai të ka bindur se Lëvizja është organizatë e madhe, për këtë të dytën nuk më është mbushur mendja.” (Atentatet, f. 161)

    Shahisti duhet të ketë memorje të fortë. Mbase ke harruar!

   Xhafer Durmishi: "Sabri Novosella është ai i cili i ka ofruar anëtarësim Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ. Jusufi pranon menjëherë me kënaqësi të madhe. Është meritë e Sabri Novosellës që duke e organizuar Jusuf Gërvallën në LNÇKVSHJ bëri që energjitë dhe talenti i tij të derdhen e të kanalizohen menjëherë në mënyrë të drejtpërderejtë për çështjen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi." (Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 326)   

   Se Jusufi nuk e ka ndërruar asnjë fjalë të vetme me I. Kelmendin, rreth Sabri Novosellës e dëshmojnë rreshtat e mëposhtëm:

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-5. Një Zë që nuk tingëllonte aq bindës

 

   Nën ndikimin dhe sqarimet e I. K., Jusufi tregohet aq mendjelehtë sa fillon t’i lëkundet besimi në Sabri Novosellën.

   I. Kelmendi: "– I tillë ka qenë dhe nuk më mbushet mendja se mund të ketë ndryshuar,– tha Jusufi me një zë që nuk tingëllonte edhe aq bindës." (Atentatet, f.148)

   Shtrohet pyetja se mos ka mundësi që UDB-a e ka vra fizikisht Jusufin vetëm e vetëm pse ai paska qenë kaq mendjeleht para figurës frontale të Frontit të Kuq, të emërtuar po nga UDB-a? Natyrisht se besimi i Jusufit, si dhe morali i tij në çdo pikëpamje ka qenë i pathyeshëm, dhe pikërisht këtë pathyeshmëri është munduar ta thej UDB-a, kur ka bërë atentat fizik në te. Atentatet morale dhe ato të llojeve tjera do ta ken po atë fund që e pati Jugosllavia e UDB-së, fatin dhe fundin e të cilës e tregoi dhe shfaqi me aq mjeshtëri, Jusufi.

   Të shohim fjalët shumë bindëse të kohës së shkruara nga I.Kelmendi.

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-6. Vazhdonte ta fshihte dëshpërimin

 

   Në prill 1980 Jusufi është i dëshpëruar në Sabri Novosellën për shkak se ai (S.N.) nuk i lajmërohet, edhe pse e ka telefonin e zyrës së Bardhit, por dëshpërimin mundohet ta fshehë para Ibrahim Kelmendit.

   I. Kelmendi: ”Dukej i dëshpëruar për faktin se edhe pas pesë muajve nuk i ishte lajmëruar dhe vetë nuk kishte numër telefoni e adresë që ta kontaktonte. Por dëshpërimin vazhdonte ta fshihte para Miranit.” (Atentatet, f.148)

   Letra e mëposhtme e Ibrahim Kelmendit është shkruar pas shtatë muajve të arratisjes së Jusufit.

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

   Komenti është i tepërt.

 

-7. Porosinë ta kam përcjellë

 

   Jusufi, në pamundësi që të kontaktoj vetë, ia jep porosinë I. K. që të kontaktoj me Sabri Novosellën.

   I. Kelmendi: ”– Nuk e di, porosinë ta kam përcjellë. Ndoshta do të të lajmërohet.” (Atentatet, f.148)

   Letra e mëposhtme e vetë I. Kelmendit tregon se Jusufi kurrë nuk i ka dhënë kurrfarë porosie praktike të çfarëdo lloji Ibrahim Kelmendit, figurës frontale të Frontit të bashkthemeluar e emërtuar nga UDB-a.

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallrit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-8. Po deshe ta siguroj adresën dhe telefonin e tij

 

   I. K. shprehë gatishmërinë për t’ia siguruar Jusufit adresën dhe numrin e telefonit të Sabri Novosellës.

   I. Kelmendi:”Po deshe mund të të siguroj adresë dhe telefon të tij.” (Atentatet, f.148)

    Kjo shpikje artistike sa dinake aq edhe djallëzore demantohet nga dokumenti i shkruar nga I. Kelmendi.

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-9. Do të më bëje nder

  

   Jusufi ndihet i nderuar nga ndihma që ia ofron Ibrahim Kelmendi.

   I. Kelmendi: ”(Jusufi)– Do të më bëje nder, meqë dëshiroj të kontaktoj drejtpërdrejt dhe të dëgjoj nga goja e tij, se cilin qëndrim mban.” (Atentatet, f.148)

   Asnjë shkrim, asnjë germë e vetme nuk tregon se Jusufi ka kërkuar ndonjëherë ndonjë ndihmë të çfarëdo lloji në jetën e tij nga Ibrahim Kelmendit.

    I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." ." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-10. Ndihej i zhgënjyer - do të zhgënjehesh siç janë zhgënyer

 

   I. K. e din se Jusufi do të zhgënjehet nga udhëheqësi i Lëvizjes së tij Sabri Novosella.

   I. Kelmendi: ”– Punë fare e lehtë, – u përgjigj Mirani, duke u munduar ta marrë me mend se sa do të ndihej i zhgënjyer Jusufi.” (Atentatet, f.148)

   I. K. rezervohet dhe e kursen Jusufin prej lajmeve të këqija e zhgënjimet që ka shkaktuar Sabri Novosella në Turqi.

   I. Kelmendi: ”Ai po rezervohej t’ia thoshte të gjitha që kishte dëgjuar, për zhgënjimin që kishin pësuar bashkatdhetarët, që e kishin mirëpritur Sabitin në Turqi. Dikur kishin pasur respekt të madh për të. Kishte qenë shpesh atje, ishte marrë me organizime e lidhjembajtje patriotike. Pastaj kishte rënë në burg për qepje të flamujve, që qenë ngritur guximshëm nëpër Kosovë.” (Atentatet, f.148)

   Informtatat e I. K. rreth Sabri Novosellës të thëna Jusufit janë nga ata që nuk merren me përfolje.

   I. Kelmendi: ”Më kanë folur ata që nuk merren me thashethëme, me përfolje. Janë emigrantë pothuajse të natyralizuar në Turqi dhe do t’ua thosha emrat sikur ti t’i njihje. Ata ishin zhgënjyer dëshpërueshëm.” (Atentatet, f.161)

   Ideja themelore e figurës frontale të Frontit të UDB-ës është, se pas 'zhgënjimit në shokët e vet' e vetmja shpresë për Jusufin mbetet Fronti i krijuar nga UDB-a.

I. K. parandien se Jusufi do të zhgënjehet nga Sabri Novosella.

    I. Kelmendi: ”Parandiej se do të zhgënjehesh një ditë, siç janë zhgënjyer bashkatdhetarët tanë në Turqi. Për këto zhgënjime të tyre më konkretisht do të flasin ca bashëveprimtarë tanë të mrekullueshëm në Bruksel, të cilët vijnë nga Turqia. Ata do të kesh rastin t’i takosh së shpejti.” (Atentatet, f.161)

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." ." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-11. Intelektuali poliedrik dhe fisnikëria e vërtetë

 

 "To be humble to superiors is duty, to equals courtesy, to inferiors nobleness."

Të jesh modest ndaj atyre që kanë epërsi-superiorëve është detyrë, ndaj të barabartëve mirësjellje, ndaj inferiorëve madhështi apo fisnikëri. (Benjamin Franklin, i lindur më 17 janar 1706-1790)

 

   I. K. nuk e merr me mend se si Jusufi, si intelektual poliedrik, pranon ta ketë udhëheqës të organizatës një rrobaqepës.

   I. Kelmendi: ”Mirani nuk e merrte me mend, sesi një rrobaqepës mund të bëhej udhëheqës i Jusufit, këtij intelektuali poliedrik...” (Atentatet, f.148)

   I. Kelmendi ndien keqardhje për Jusufin dhe habitet se si ai mund të udhëhiqet nga një diletant me paraqitje skizofrenike.

   I. Kelmendi: ”Sa keq më erdhi kur i dëgjova gjithë ato gjëra. Pata menduar se si mundet që një intelektual i kalibrit tënd, të udhëhiqet nga një diletant, me paraqitje skizofrenike.” (Atentatet, f.161)

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

   Nëse Jusufi ka qenë modest e nuk ka shpërdorua epërsinë intelektuale e njerëzore ndaj I. K., atëherë sipas I. K. ky është kulmi i mirësisë së Jusufit. Nëse këtë veti universale Jusufi e aplikon edhe ndaj Sabri Novosellës dhe të gjithë atyre me të cilët ka pas punë, nga pozita e shokëve, atëherë është naiv e viktimë që manipulohet lehtë dhe që shëndrrohet në një person për keqardhje.

  Se sa ndihet i 'nderuar' intelektuali Jusuf prej komplimenteve të I. Kelmendit e tregojnë rreshtat e mëposhtëm. Se si ndihet i zhgënjyer nga Sabri Novosella apo saktësisht se sa ndihet i 'nderuar' Jusufi prej komplimenteve të I. Kelmendit e tregojnë edhe këta rreshta të Jusufit, të shkruar në tetor 1980.

   Jusuf Gërvalla: "E mora me mend (e spikat edhe në letrën tënde) ç‘mundime ke pasur të më shkruash në “nivelin” tim, sikur. thua se vetëm në “nivelin” tim të shkrimit paska për mua afrim, respekt e dashuri për njerëzit! E çka do të kish qenë “niveli” im, sikur t‘u jepej flirteve absurde narcisoide me vetveten dhe të injoronte faktin, se ka pa numër virtute të tjera, që mund ta marrin vizën e njerëzisë para se një aftësi mesatare e të shkruarit?! Ky është ofendimi më i madh, që më ke bërë ndonjëherë: të më zhveshësh nga gjithçka njerëzore dhe të më identifikosh me një aftësi gati-gati mediokër të shkrimit! (Ti këtë se thua konkretisht, po del nga qëndrimi yt.)" (Letër I. Kelmendit, tetor 1980 Faridin Tafallari, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010 faqe 281-283)

 

-12. Ca shpjegime për udhëheqësin tënd

 

   Jusufi është shumë kurreshtar të dëgjoj se çka ka për t’i thënë I. Kelmendi për shokun e tij udhëheqës të Lëvizjes së tij, Sabri Novosellën.

    I. Kelmendi: ”Sa për ilustrim konkret, meqë nuk po i gjej shprehjet dhe mënyrën për t’i shpjeguar këto që po mundohem t’i shpjegoj, po sjell vetëpërmbajtjen time për të t’i thënë të gjitha për Sabitin, alias Rrobaqepësin. Të fola shumë shkurt për të. U frikësova se do të të hidhëroja po t’i thosha të gjitha njëherësh.

   Që të mos e zgjas deri në monotoni e bezdi, po shtoj konkretisht edhe ca shpjegime për udhëheqësin tënd. Për të bashkatdhetarët në Stamboll më kanë folur shumë keq.” (Atentatet, f.160-161)

    Mbase I. K. ka harruar dokumentin e vetë të shkruar më 4 qershor 1980:

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-13. Më ke folur për të si për një idhull

 

   Jusufi e paska paraqitur Sabri Novosellën para I. K. si një idhull. Pra përveç Enver Hoxhës, shembësi i miteve e i idhujve, na e zbuloi edhe një idhull të Jusufit.

   I. Kelmendi:”Ndërkaq ti më ke folur për të si për një idhull.” (Atentatet, f.161)

   Mbase ke harrua jo çka ke thënë por çka ke shkruar. E shkruara nuk harrohet:

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

 

-14. Mos prit kot

 

   I. Kelmendit i vjen keq për pritjen e kotë të Jusufit, se Sabri Novosella do t’i lajmërohet për ta udhëheqë ate (J.G-në).

   I. Kelmendi: ”Akoma më keq do të më vinte po qe se ti do të prisje edhe më gjatë që ai të të lajmërohet për të të udhëhequr.”(Atentatet, f.161)

   Mbase ke harruar!

    I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

   Jusufi do të ishte shumë më i lavdishëm e më heroik sikur të kishte pranuar të udhëhiqej nga figura frontale e Frontit të pagëzuar nga UDB-a.

 

-15. Për këtë organizatë nuk dihet gjë në Kosovë

 

   I. Kelmendi shprehë kënaqësinë para Jusufit se TANJUGu fletë më shumë për organizatën me emrin tepër provokativ ”Frontin e Kuq” të pagëzuar nga UDB-a, se sa për çdo organizatë tjetër, apo për të gjitha të tjerat  marrë së bashku.

   I. Kelmendi: ”Për këtë organizatë ende nuk dihet gjë në Kosovë dhe nuk mendoj se është themeluar për ta mbajtur konspirativ emrin dhe veprimtarinë, por për të bërë punën që do të duhej të ndihej nga të tjerët. Nuk besoj se një organizatë e madhe duhet dhe mund ta fsheh emrin e saj.” (Atentatet f. 161)

   Mbase ke harruar!

   I. Kelmendi: "Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin." (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; FT, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159

 

-16. Me nënkuptim prej të pakënaquri

 

   Jusufi, pas përfundimit të punës së tij me numrin e fundit të gazetës Bashkimi, në dhjetor 1980, vazhdon të dëgjoj me vëmendjen më të madhe këshillat shumë bujare e dashamirëse të I. Kelmendit për punët e brendshme të Lëvizjes së vetë. 

   I. Kelmendi: “Ju të Lëvizjes ende nuk keni vendosur asgjë konkrete. Po më habit durimi yt për të pritur kontaktimin me Sabitin dhe udhëzimet nga ai për të cilin më the me nënkuptim prej të pakënaquri se ende nuk të ka kontaktuar.” (Atentatet,  f.194)

   Në dhjetor 1980 Jusufi vazhdon t’ia shpreh I. Kelmendit pakënaqësinë e vetë që e ka ndaj Sabri Novosellës për shkak se ai ende nuk e ka kontaktuar dhe habitet me durimin e Jusufit. Eshtë e arsyeshme që I.Kelmendi habitet me durimin e Jusufit pasi ai e di se durimin e vetë e humb më lehtë, se durimi i tij mund të bëhet i pakontrolluar, siç e kemi pa në rastin e rastësishëm të Munchenit.

   Se sa i pakënaqur e i lëkundur është Jusufi në Sabri Novosellën e e sa i palëkundur është në shokun e mirë të Sadik Blakajt e dëshmojnë fjalët e mëposhtme:

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-17. Ka manipuluar me ty

 

   I. Kelmendi edhe pse vetë anëtarë i ‘Frontit të Kuq’ të pagëzuar dhe popullarizuar nga UDB-a, ia jep vetes të drejtën, për shkak se është bujar i madh, t’i mbaj lixhëratë Jusufit për punët e brendshme të Lëvizjes së tij.

    I. Kelmendi: “Mua po më duket se diç nuk është në rregull me qëndrimin e tij, por as tëndin. Kam filluar të dyshoj se ai të ka manipuluar ty edhe në Kosovë. Atje asgjëkundi nuk duken gjurmët e veprimtarisë se Organizatës suaj.” (Atentatet, f.194)

   Pra I. Kelmendit nuk i duket në rregull jo vetëm qëndrimi i Sabri Novosellës por as i Jusufit. Në vazhdim merrë rolin e avokatit të Jusufit, i cili na del vetë naiv e i papjekur, dhe se krejt puna në Lëvizjen e tij është rezultat i manipulimeve të Sabri Novosellës. I. Kelmendit i vjen keq pse Jusufi lejon të manipulohet nga Sabri Novosella kur ka mund të manipulohet nga një person shumë më i mirë, siç është Mirani - I. Kelmendi, figura frontale e Frontit të bashkthemeluar dhe pagëzuar nga UDB-a. Ai çuditet se pse TANJUG-u nuk e përshkruan asgjëkundi veprimtarinë e Lëvizjes së Jusufit. Ndoshta çudia e pakënaqësia e I. Kelmendit ka të bëjë edhe me faktin se pse në pagëzimin e Lëvizjes së Jusufit nuk ka marrë pjesë UDB-a, e cila me siguri Lëvizjes së Jusufit do t’ia zgjidhte një emër më pak provokativ e më pak bombastik dhe shumë më të këndshëm për TANJUG-un.

   Se Jusufi me të vërtetë ka pranuar t'i mbaj ligjëra për punën e brendshme të Lëvizjes së tij e dëshmojnë rreshtat e mëposhtëm:

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-18. Është koha të vendosësh

 

   I. Kemlendi i kërkon Jusufit të vendosë diç konkretisht, pra të zgjedhë në mes “Frontit të Kuq” dhe Lëvizjes së vetë.

   I. Kelmendi: “Besoj është koha që të vendosësh diç konkretisht, sepse bashkatdhetarët e angazhuar po fillojnë të flasin për njëfarë konkurrence midis nesh. Kjo ka ndodhur sidomos kur ju nxoret Lajmëtarin e lirisë. Edhe pse revista ose buletini, nuk e di si duhet t’i them konkretisht, u ka pëlqyer shumë, nuk kanë hezituar të pyesin me habi se a duhet të shkojnë pas Bashkimit apo pas Lajmëtarit të lirisë.” (Atentatet, f. 194)

   Se me të vërtetë Ibrahim Kelmendi, shoku i mirë i Sadik Blakajt ka qenë në gjendje, ka pasur kapacitet ta vendosë Jusufin para alternativës që të zgjedhë në mes Lëvizjes së vetë Nacionalçlirimtare dhe Frontit të formuar, pagëzuar nga UDB-a e dëshojmë edhe rreshtat e mëposhtëm:

   Jusuf Gërvalla: ”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të  Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-19. Të pengon të gjykosh drejt - Ai po të mban peng

 

   I. Kelmendi (vetë naiv e i sinqert) vazhdon rolin e avokatit të Jusufit e i vjen keq për te dhe e lutë të shkundet nga adhurimi për Sabri Novosellën.

   I. Kelmendi: “Për Sabitin nuk do të flas më, por vetëm të kisha lutur të shkundesh nga adhurimi për të. Nuk të shkon, të pengon të gjykosh e të vendosësh drejt lidhur me moskontaktimin e tij. Ai po të mban peng tash një vit.” (Atentatet, f.197)

   Na del se sikur mos të ishin pengimet e Sabri Novosellës në gjykimet e Jusufit, me siguri Jusufi menjëherë ishte anëtarsua në ‘Frontin’ e pagëzuar dhe popullarizuar nga UDB-a. Se çfarë bisedash, e çfarë këshillash merr Jusufi prej I. Kelmendit nga tregon letra e Jusufit dërguar askujt tjetër pos Sabri Novosellës.

   Jusuf Gërvalla: "Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë." (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-20. Ne jemi të bllokuar

 

   I. Kelmendi vazhdon të komentoj manipulimet që Sabri Novosella ia bënë Jusufit, dhe Jusufi e dëgjon me vëmendje I. Kelmendin.

   I. Kelmendi: “Por, ne jemi bllokuar, sepse ti po vazhdon të mbahesh peng nga udhëheqësi yt, Sabiti.” (Atentatet, f.202)

    Jusuf Gërvalla: "Një punë, megjithatë të ngarkon edhe ty. S’ka pasur hije pa marrë edhe mendimin tim, ta shpallje ndër njerëz se si një nga njerëzit e rëndësishëm të Lëvizjes na qenkësh, në mos antikomunist, atëherë së paku kundërshtar i partisë (iluzioniste) që do të formoheshka ndër ne."(Letër Ibrahim Kelmendit, 15 janar 1982; Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 411-412)

   Ta zëmë se Jusufi qenka bllokuar nga Sabri Novosella. Këtë mund ta pranojmë, dhe kjo është çështje e brendshme e Lëvizjes së Jusufit. Por mua nuk mundet në asnjë mënyrë me ma përthekua mendja se si është e mundur që Sabri Novosella pa pasur asnjë kontakt me Gjermaninë, me Jusufin apo me këdo tjetër ta bllokoj punën e ‘Frontit të Kuq’?!

   Se sa i bllokuar është Jusufi nga Sabri Novosella e dëshmon letra e mëposhtme:

   Jusuf Gërvalla:”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I. Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.),  të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. " (Letër S. N., 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

   Pyetja e domosdoshme që shtrohet në këtë rast është: - A është duke e bllokuar Sabri Novosella nga Adapazari i Turqisë afrimin e Lëvizjes së Jusufit me Frontin e Kuq apo është pikërisht Jusufi që e bllokon përjetësisht afrimin e Lëvizjes së tij me Frontin e Kuq, të vërtetën e të cilit Jusufi e ka marrë vesh pas përcjelljes për në Kosovë të Hysen Gegës nga Ibrahim Kelmendi?

   Eshtë pikërisht Jusufi ai që bllokon. Dhe kur e ka bllokua Jusufi një punë, ajo ka qenë vulë e përjetshme që as plumbat e UDB-së nuk kanë mundur ta ndryshojnë.

    Ibrahim Kelmendi ka dashtë me thënë se ai që don të dij raportet e brendshme të Jusufit me Sabri Novosellën këtë mund ta bëjë vetëm duke lexuar fjalët e I. Kelmendit. Në realitet është pikërisht e kundërta dhe është ashtu siç duhet të jetë. Të vërtetën e raportit të Jusufit me Ibrahim Kelmendin dhe Frontin e Kuq pra me një person jashtë organizatës-jashtë LNÇKVSHJ, i kemi të paraqitura vetëm e vetëm në letrat dokumentare të Jusufit dërguar Sabri Novosellës, personit e shokut brenda Lëvizjes sonë.

 

11. Skenderi - kuadër i mirë i Lëvizjes sonë

 

-1. Ka vënë kontakt pa e njohur ju atë përpara

-2. Ti po shpreson, se do të bëhet kuadër i mirë i Lëvizjes sonë

 

   Pas zbulimeve të I. Kelmendit se Jusufi i fton në shtëpi ‘informatorët e UDB-ës’, Nuhi Sylejmanin dhe Xhahilin-Xhavitin, se Jusufi udhëhiqet e manipulohet nga “rrobaqepësi” Sabri Novosella, në kuadrin e shembjes së mitit të Jusufit, radhën e ka të prezentohet Xhafer Durmishi - Skenderi i Shtutgartit.

 

-1. Ka vënë kontakt pa e njohur ju atë përpara

 

    I. Kelmendi: “Përshtypje të hidhur më ka lënë edhe ai studenti që po e prezantoni me emrin Skënderi. Nuk e kuptova se si ka ardhur të punojë këtu për pushime verore dhe ka vënë kontakt të ngushtë me ju, pa e pas njohur ju atë përpara?” (Atentatet, f.201)

   Veni re se jemi në kohën pas përfundimit të Jusufit me numrin e fundit të Bashkimit, të dorëzuar në shtyp në dhjetor 1980, por që datohet Janar 1981. Shtrohet pyetja se a më ka takuar I. Kelmendi mua gjatë vitit 1980? A ka dëgjuar ai për mua gjatë vitit 1980 apo 1981? Kur më ka takuar për herë të parë I. Kelmendi? Kur jamë takuar për herë të parë me Bardhin dhe Jusufin? A ka dhe sa dëshmitarë të gjallë sot mund ta vërtetojnë këtë fakt?

   Më vjen shumë keq se i paskna lënë përshtypje të keqe I. Kelmendit, figurës frontale të ‘Frontit’ të bashkthemeluar dhe 100% të emërtuar nga UDB-a. Eshtë shumë interesante në këtë rast habia e I. Kelmendit e shprehur në fjalinë: ‘Nuk e kuptova se si ka ardhur të punojë këtu për pushime verore dhe ka vënë kontakt të ngushtë me ju, pa e pas njohur ju atë përpara?’

   Si është e mundur që Bardhi e njofton I. Kelmendin posa Jusufi shkelë në tokën gjermane, dhe se Jusufi i tregon në hollësi raportet e veta me kryetarin e Lëvizjes së vetë, Sabri Novosellën, e të mos ia japin atij (I. K.) një raport të hollësishëm se si kam ardhë unë në Ludwigsburg e Untergruppenbach? Me të vërtetë çudi dhe unë mendoj se faji është i Jusufit i cili nuk ka tregua vëmendje të mjaftueshme dhe ta informoj I. Kelmendin për mua. Po të më kishte prezentua Jusufi hollësisht para I. Kelmendit, jam i bindur se shumë keqkuptime do të evitoheshin, sidomos kur ta kemi parasysh faktin se I. Kelmendi është një person që mund të të mos kuptoj por nuk të keqkupton.

   E dhënë tjetër interesante në këtë rast është kjo, se unë i njohur me emrin Skenderi, gjatë pushimeve verore të vitit 1980, me ndihmën e Bardhit paskna punua në Shtutgart.

   Shtrohet pyetja se a më ka takuar I. Kelmendi mua gjatë vitit 1980?

   Për herë të parë në jetë Ibrahim Kelmendi më ka takuar në shtëpinë e Jusufit në Untergruppenbach, ditën e shikimit të kufomave që i kishte sjellë firma e varrimit, e kjo ditë e sjelljes së kufomave, të enjten, më 21 janar 1982.

   A ka dëgjuar ai për mua gjatë vitit 1980 apo 1981?

   As për emrin dhe as për pseudonimin tim I. Kelmendi nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të vetme gjatë vitit 1980 apo 1981. Ç'është e vërteta gjatë vitit 1980 për mua jo që nuk ka ditur asgjë I. Kelmendi, por e njejta vlen edhe për Jusufin e Bardhoshin, familjet e tyre dhe rrethin e tyre të ngusht. 

Kur jamë takuar për herë të parë me Bardhin dhe Jusufin?

   Jusufin, Bardhin, familjet e tyre dhe Naim Haradinajn për herë të parë i kam takuar më 17 korrik 1981.

   Shtrohet pyetja se pse I. Kelmendi, shembësi i miteve, na servon gënjeshtra kaq të tejdukshme?

   Qëllimi i tij është të na e mbush mendjen se Jusufi ka zhvilluar biseda më intime me te që nuk ka qenë në një organizatë, se sa me shokët e vetë të organizatës siç janë Sabri Novosella dhe unë Xhafer Durmishi. A do të kishte më vdekje, e shembje më të madhe të historisë së Lëvizjes së Jusufit sikur të ishte vërtetuar se Jusufi ka pasur biseda më të afërta, më intime e më të besueshme me figurën e Frontit të pagëzuar nga UDB-ja (Front të cilin pikërisht kështu e definon në këtë kohë askush tjetër pos vet Jusufit) se sa me shokët e organizatës së vet? Sikur kjo të kishte qenë e vërtetë, kjo kishte me qenë me të vërtetë më vdekje për Te dhe historinë e Lëvizjes e tij, dhe në këtë rast atentati i UDB-së në Jusufin do të na dilte absurd, sepse rrjedhim i gjithë kësaj do të ishte se profesionistët e UDB-së e kanë vrarë njeriun i cili bisedat më të ngushta e më të besueshme i ka pasur me figurat e Organizatës së pagëzuar prej saj.

   Fatmirësisht për historinë e pavdekshme të Jusufit dhe Lëvizjes së tij, (pikërisht me meritën e Jusufit) gjërat nuk qëndrojnë kështu por është pikerisht e kundërta. Pikërisht ashtu siç e don rendi i çdo organizate që bënë vepër të përjetshme, Jusufi, bisedat më të ngushta e më të besueshme i bënë vetëm e vetëm me shokët e organizatës së vetë. Se sa janë shokët e tij në nivel të Jusufit është krejtësisht çështje tjetër. Parimi mbetet parim. Ajo organizatë që pretendon të bëjë punë të përjetshme të gjitha çështjet në radhë të parë duhet t'i sqaroj brenda kuadrit të vetë. Për këtë princip Jusufi ka qenë tepër i vetëdijshëm andaj edhe na ka lënë dokumente historike për këtë.

Letra dërguar Sabri Novosellës, na tregon besueshmërinë e afërinë e tij me shokun e organizatës së vetë dhe jo vetëm kaq. Kjo letër na tregon edhe "besueshmërinë e afërsinë" që e ka Jusufi në I. Kelmendin dhe Frontin e Kuq pas dhjetorit 1980.

   Jusuf Gërvalla: ”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të  Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

-2. Ti po shpreson, se do të bëhet kuadër i mirë i lëvizjes sonë

 

   Komente tjera të I. Kelmendit për Skenderin të thëna Jusufit e të cilat ai (J. G.) i dëgjon me vëmendje

   I. Kelmendi: “Tani ai ka shkuar në Kosovë dhe nuk i ka ndodhur gjë, edhe pse takimet me të i kishim gjysëmpublike dhe në prani të shumë vetave. Dy tre takime që kishim me ata studentë që patën ardhur për punë gjatë pushimeve verore, meqë Bardhi ua kishte gjetur punën, ma tërhoqi vemendjen pikërisht surrati i Skënderit, për të cilin ti po shpreson, se do të bëhet kuadër i mirë i lëvizjes sonë çlirimtare.” (Atentatet, f. 201)

   I. Kelmendi vazhdon të sjellë fakte për Xhafer Durmishin-Skenderin (në vazhdim do të përmendi vetëm emrin Skender, pasi me këtë emër jam njohur atëherë dhe për emrin ‘Skenderi i Shtutgartit’ ka ekzistue një respekt i veçantë në disa qytete të Gjermanisë veriore me qendër në Duseldorf dhe të Zvicrës me qendër në Gjenevë, në vitet 1982-1985.

   Çka rrjedhë nga dy fjalitë e mësipërme?

   1. Se Ibrahim Kelmendi e ka takua Skenderin e Shtutgartit gjatë pushimeve verore të vitit 1980 në Shtutgart/Ludwigsburg;

   2. Jo një herë por dy tri herë.

   3. “Takimet me te i kishim gjysëmpublike dhe në prani të shumë vetave.” Takimet me Skenderin pra i paska bërë në prani të Jusufit e Bardhit dhe në prani të shumë vetave.

   4. “Tani ai ka shkuar në Kosovë dhe nuk i ka ndodhur gjë”

Ta zëmë se jamë takuar me Ibrahim Kelmendin në prani të shumë vetave e në prani të Jusufit e Bardhit. Tani kryetari i “Frontit të Kuq” të emërtuar nga UDB-a befasohet se pse nuk më ka ndodhë asgjë në Kosovë.

   5. Jusufi i tregon I. Kelmendit se ai (J.G.) shpreson se Skenderi do të bëhet kuadër i mirë i “lëvizjes sonë çlirimtare”, (këtu vetëm do të bëjë precizimin “kuadër i Lëvizjes çlirimtare të Jusufit apo mos Jusufi ka mendua se unë në rrethana mirëkuptuese kisha mund me qenë person me vlerë edhe për “Frontin” e emërtuar nga UDB-a. Nëse Jusufi ka menduar se unë mund të jem kuadër i Frontit të pagëzuar nga UDB-a atëherë del se unë ia kam kthye fjalën Jusufit dhe e kam zhgënjye ate, dhe në mos asgjë tjetër vetëm ky gjest, vetëm ky fakt duhet të mjaftoj për ta treguar karakterin tim të vërtetë.

   Absurditeti i gënjeshtrave djallëzore është zbërthyer më lart. Pos të tjerëve, Suzana (gruaja e Jusufit), Tusha (gruaja e Bardhoshit), Naim Haradinaj nga Gllogjani dhe Haxhi Berisha nga Prapaqani e din, se unë Xhafer Durmishi, për herë të par jam gjetur në shtëpinë e në rrethin e Jusufit, në mes të korrikut 1981 (ata nuk e kan për obligim me i mbajtë në mend datat më të rëndësishme për mua, sepse u mjaftojnë të vetat) pikërisht më 17 korrik 1981.

   Se çfarë bisedash mund të ketë zhvilluar Jusufi për mua me I. Kelmendin rrjedh edhe nga letra e tij dërguar Sabri Novosellës:  

   Jusuf Gërvalla: ”Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë (i UDB-së-shën ynë), njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, (19 dhjetorit 1980 - shën. i Xh. D.), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë.” (Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 115-116)

 

12. Jusuf Gërvalla si manipulues

 

-1. Hedhja e Nuhi Sylejmanit kundër Hysen Gegës

-2. Hedhja e Hysen Gegës kundër intelektualëve dhe fundi i "Frontit tonë"

 

-1. Hedhja e Nuhi Sylejmanit kundër Hysen Gegës

 

   Jusuf Gërvalla si manipulues, përbuzës i intelektualëve për llogari të analfabetëve.

   Ibrahim Kelmendi na e shpjegon rrugën pa shtegdalje në të cilën gjendet Hysen Gegaj, situatë të cilës i kontribua Jusufi, dhe në atë situatë pa krye bien viktimë e Sadik Blakajt.

    I. Kelmendi: ”Mos tani ka ndikuar edhe roli i Nuriut. Ai po imponohet si udhëheqës i bashkatdhetarëve në rreth të Shtutgartit, duke e spostuar Vasilin në plan të dytë. Kështu ndoshta po hatërohet se përse Jusufi po e afirmonte gjithnjë e më shumë Nuriun në rolin që e kishte Vasili deri kur i ndodhën gjithë ato paudhësi!? Prandaj Vasili duhet të jetë katandisur në këtë gjendje pa rrugëdalje sa të pranojë edhe mashtrimin e Sadi Bakajt.”(Atentatet, f.183)

   "Express (Nebih Maxhuni): Kush është Vasili, ngase lexuesit tanë nuk e dinë?

    Ibrahim Kelmendi: Vasili është njëri nga personazhet e romanit. Ai ka pasur një urdhër për të bërë atentat ndaj Jusuf Gervallës, por trimërisht ka refuzuar ta zbatojë. Për këtë ai duhej të ndëshkohej nga UDB-ja." (Express, 11 mars 2007, www.pashtriku.org) 

   Sipas I. Kelmendit, fajin për rrugën pa shtegdalje të Hysen Gegës e sheh tek Jusufi për shkak se ai (Jusufi) e afron më shumë Nuhi Sylejmanin se sa ’atentatorin e planifikuar’ Hysen Gegën. Nga kjo del, se me fjalët e I.K., Vasili-Hysen Gega është njëri ndër krijesat më të ulëta që gjenden në historinë faktike e në vepra artistike. Na del se ai (Hysen Gega) në fillim mendon se ’Jusufi e ka hak plumbin’ e vetëm pas një kohe shndërrohet, sipas Ibrahim Kelmendit, në një karrierist më të sëmurë e më të ulët sa nuk pranon askend tjetër të jetë më afër Jusufit se sa ai. Po që se ai nuk trajtohet nga Jusufi si personi më i afërt, atëherë kjo për te është rrugë pa shtegdalje, pra aq pa shtegdalje sa edhe mbështetja tek njeriu i dyshimtë e agjenti i UDB-ës, siç është Sadik Blakaj, i duket si shpëtim prej situate.

   Eshtë interesant të analizohet në bazë të dokumenteve më të plota e të shohim se kush është ai, dhe jo Hysen Gega, i cili në të vërtetë nuk len shpifje, insinuata, etiketime, gënjeshtra e sa e sa punë nga më të ndyrat vetëm e vetëm që, pos tjerash, pas opercaionit të UDB-së së janarit 1982, për t'u paraqitur si shoku më i afërt i Jusufit.

   Jusufi kurr nuk e ka manipuluar as Hysen Gegën e as Nuhi Sylejmanin, as nuk e ka favorizuar ndonjërin në kurriz të tjetrit. Njerëzit e ndyrë e të paautoritet e pa pozitë solide e me etje djallëzore që me çdo çmim përpiqen të bëhen dikushi, kanë nevojë konstante të mbjellin grindje e konflikte në mes mashave të veta. Jusufi, me një autoritet e pozitë të padiskutueshme, autoritet e pozitë të cilën nuk e ka lakmuar kurrë por që vetë natyra ia kishte dhënë, këtë nevojë nuk e ka pas dhe nuk e ka përdorë kurrë as ndaj Hysen Gegës, as ndaj Nuhi Sylejmanit e as ndaj askujt tjetër.

 

-2. Hedhja e Hysen Gegës kundër intelektualëve dhe fundi i "Frontit tonë"

 

   Jusufi që në të shumtën e rasteve është për keqardhje se manipulohet lehtë, na del si manipulues në mes punëtorëve fizik të mërgimit që nuk janë anëtarë të Lëvizjes së tij dhe intelektualëve të Kosovës që janë anëtarë të Lëvizjes së tij.

   I. Kelmendi: ”Ditë më parë Jusufi ishte informuar për arrestimin e disa patriotëve në Kosovë, ndër të cilët ishte edhe magister Hasan Ukhaxha, mësimdhënës i gjuhës shqipe në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Ibish Neziri, student i letërsisë e të tjerë, emrat e të cilëve vendosi t’i botonte në një fletë të titulluar Shtojcë e Lajmëtarit. Për këdo do të ishte e rendit që arrestimet në Kosovë të radhiteshin para arrestimit të Vasilit, qoftë duke marrë për bazë arrestimin më të hershëm të tyre, qoftë për shkak të përmbajtes. Arrestimi i Mr.Hasan Ukhaxhës, i cili ishte i organizuar në Kosovë, ishte goditje shumë më e rëndë për radhët e organizuara dhe për Kosovën, se sa arrestimi i mërgimtarit Vasil. Kjo s’vlente për Jusufin, sepse ai e njihte Vasilin personalisht. Me të kishte lidhje të veçanta shpirtërore.” (Atentatet, f.227)

   Në lart kemi parë se si I. K. na tregon kur Jusufi ia bënë Hysen Gegës jetën të pamundur në Gjermani duke e hedhur Nuhi Sylejmanin kundër tij (H. Gegës).

   Kurse tani po ky I.K. harron se çka ka thënë dhe na del se Jusufi e hedhë Hysen Gegën kundër anëtarëve të Lëvizjes së vetë në Kosovë, dhe se pikërisht ai që e ka dorëzuar Hysen Gegën te UDB-a përmes Sadik Blakjat na u bëhet avokatë anëtarëve të Lëvizjes së Jusufit, të cilët J.G. i paska lenë anash.

   I. Kelmendi, figura përfaqësuese e “Frontit të Kuq”, është aq bujar sa vazhdimisht preokupohet me punët e brendshme të Lëvizjes së Jusufit.

   Në shumë pika më lartë e kemi pa se si I. K. i bëhet avokat Jusufit dhe përpiqet ta shpëtoj nga manipulimet e Sabri Novosellës. Nga rreshtat më lartë del se Jusufi (nga vetë i manipuluar prej Sabri Novosellës) shndërrohet në manipulues në mes të burgosurëve të Lëvizjes së vetë në rrethin e Deçanit dhe Hysen Gegës. Dhe prap I. K. (përndryshe naiv e shumë i sinqertë) e ndien veten të thirrur që ta luaj rolin e avokatit, por në këtë rast jo si avokat i Jusufit, por si avokat i anëtarëve të Lëvizjes së Jusufit në rrethin e Deçanit, të cilët Jusufi i klasifikon, i vendos në rend të dytë, edhe pse janë intelektual në krahasim me analfabetin apo gjysëm analfabetin Hysen Gega, si punëtor fizik. E kush vuan më shumë për mungesën e tyre, e kush ua di vlerën intelektualëve më shumë se I. Kelmendi?!

   I. K. i bënë këto komente për numrin e fundit të Lajmëtarit e lirisë të që u përgatit në janar 1981. I. Kelmendi i servon këto intriga e shpifje duke menduar se shokët e Jusufit nuk e kanë apo kan harruar ta ruajnë për përjetësinë, Lajmëtarin e lirisë. Të shohim se si qëndron puna në këtë pikë.

   Ja se çka shkruan në faqen e parë të Lajmëtarit të lirisë të janarit 1981, në të njetën faqe ku është edhe artikulli për Hysen Gëgën:

   Jusuf Gërvalla: "Tani mund të thuhet se është i rrallë  ai fshat, ajo lagje qyteti, apo ajo shtëpi shqiptare ku UDB-a të mos ketë burgosur së paku nga një njeri, ose të mos ketë bastisur egërsisht. Me një tentim shtazarak, që i kalon edhe kufijt e terrorit të aksionit famëkeq të armëve të vitit 1956, revizionistët jugosllavë po orvaten të zhbijnë çdo filizë të rezistencës shqiptare ndaj shtypjes dhe shfrytëzimit të egër kapitalist e kolonialist nga ana e shovinistëve të Beogradit.

   Me indinjatë të thellë i bëjmë me dije forcat tona revolucionare dhe mbarë popullin se, përveç vëllezërve Hysen dhe Danush Gegaj, kohëve të fundit u arrestuan për veprimtari "armiqësore kundër popullit e shtetit", do të thotë për veprimtari patriotike, edhe këta persona: Hasan Ukëhaxhaj, magjistër i gjuhës shqipe, profesor në gjimnazin e Deçanit, Musa Berisha nga Duboviku, student i letërsisë shqipe, momentalisht në shërbimin ushtarak në Ptuj, si dhe një milic, të cilit ende s'ia dimë emrin etj." (Lajmëtari i lirisë, nr.1, janar-shkurt 1981, faqe 1)

    Në shtojcën e Lajmëtarit Jusufi e jep lajmin e burgosjeve tjera me këto fjalë:

   Jusuf Gërvalla: "SHTOJCË E 'LAJMËTARIT'

   Revista jonë ishte në përfundim e sipër kur ne siguruam të dhënat për ngjarjet e mëposhtme. Ç'është e vërteta pjesën më të madhe e dinim edhe më parë. Por prisnim ndonjë listë konkrete, që do të paraqitte, në mënyrë më të afërme, sidomos gjendjen tonë sa u përket burgosjeve të egra, që UDB-ja po zbaton masivisht në viset shqiptare, gjithnjë më intenzivisht prej më se dy vjetësh e këtej, duke u përpjekur të na trembë e të na qes pengesë pas pengese në rrugën e lëvizjes sonë patriotike e revolucionare. Kështu na shënimet relativisht të bollshme që mblodhëm tani, u detyruam ta zgjerojmë gjithë numrin e revistës sonë me këtë shtojcë, dy faqesh, që i kapërcen shpenzimet tona edhe ashtu të mëdha për shtypjen e revistës. Qëllimi kryesor ishte që të mos presim t'i botojmë ato në numrin e ardhshëm, nga i cili do të na ndaj shumë kohë, kurse nga materialet e përgatitura më parë për këtë numër nuk gjenim asnjë të tepërt, që të hiqnim dorë prej tij kësaj radhe. Prandaj, në qoftë se materialet e shtojcës nuk do të jenë të përpunuara në nivelin e shkrimeve tjera, nga lexuesi ynë i ndershëm kërkojmë ndjesë.

   Ja që u krye lista e një pjese shqiptarësh të ndershëm, që UDB-ja jugosllave i burgosi - me dorën e veglave të fëlliqura kosovare - vetëm në periudhën prej 21 nëntorit 1980 deri në të aguar të 1 janarit 1981:

1. Hasan Ukëhaxhaj, nga Carrabregu, magjistër i gjuhës shqipe, arsimtar në QAMO "Vëllezërit Frashëri" të Deçanit.

2. Ibish Neziri, nga Bardhaniqi, student i gjuhës shqipe, i burgosur më 21 nëntor 1980." (Lajmëtari i lirisë, nr.1, janar-shkurt 1981).

   Vlerën njerëzore të luftëtarëve e lirisë Jusufi nuk e ka klasifikuar kurrë në bazë të përgatitjeve të tyre shkollore e profesionale. Është tjetër çështje se përgatitjet e tyre të ndryshme ndikojnë që ata të japin kontribute të ndryshme. Klasifikimi e hedhja e njërit patriot kundër tjetrit ka qenë projekt i UDB-së, mashave të saja apo i ndonjë megallomani sa të verbët aq edhe të egër për pushtet dhe asnjëherë i Jusufit.

   Megjithatë, komenti i I. Kelmendit e ka një domethënie të madhe. Është shumë e vërtetë se Jusufi e çmon më shumë Hysen Gegën se sa një Organizatë të tërë për të cilën është menduar se është Organizatë. Jusufi e çmon Hysen Gegën më shumë se sa Frontin e Kuq dhe Ibrahim Kelmendin. Burgosja e Hysen Gegës është fundi i Frontit të Kuq, i "Frontit tonë". Në dritën e këtij fakti kuptohet shumë më lehtë avokatura e Ibrahim Kelmendit për intelektualët e Lëvizjes sonë.

         "Ti po shpreson, se do të bëhet kuadër i mirë i lëvizjes sonë"

         Jusuf Gërvalla:"Kështu e pata kuptuar më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit (Xhafer Durmishit-shën im) dhe timen në KQ (Komitetin Qendror të Lëvizjes sonë-shën im)." (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982. Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.452-454)

( Janar 2011 )

 

.....

 

              

Portrete grash në librin „Atentatet“ të

 Ibrahim Kelmendit dhe diskutimet rreth tij.

 

MOS MË KEQKUPTONI,

KAM SHKRUAR SIPAS QEJFIT TIM

Nga Xhafer Durmishi

 

I

Kurva, kurvarë dhe kurvërime

 

  Të gjitha citatet nuk kanë asnjë koment me përjashtim të titujve që kanë për qëllim lehtësimin e dukjes së citatetve.

 

KOMITETI QENDROR I LRSSHJ " Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi." (Vendim i Komitetit Qendror të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi për përjashtimin e Ibrahim Kelmendit nga KQ, më 10 shkurt 1985. Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f .253-254) I. Kelmendi: "Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (Afishuar me: 23.03.2007 21:18, www.kosova.de)   

 

     Daut Demaku: "Dimensioni politik i romanit  Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të  rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret  dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha  veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike..." (Prishtinë, 26 gusht 2007, www.pashtriku.org)

     1. Gjatë marrjes në pyetje të një të dyshimti në Vjenë, i cili i zënë ngusht betohet në kokën e vajzës.

      I. Kelmendi:  "Betimi në kokë të vajzës e neveriti Miranin, meqë kishte dëgjuar se ajo po ushtronte prostitucion në Vjenë. I kishin thënë se ishte e pashme e tërheqëse dhe se shqiptarët kurvarë në Vjenë garonin midis tyre që ti jepnin asaj shilinga dhe të krekoseshin para njëri-tjetrit." (Atentatet, f.80)

     2. I. Kelmendi për vetëvehten dhe për kurvarët profesionist që mbajnë kontabilitet e i paguajnë tatimet dhe sigurimet sociale me rregull

     Kelmendi: "Se si po më vjen keq që qenka katandisur në atë gjendje. Më drejtohet duke më poshtëruar, se dashka të bëka seks më mua, meqë nuk paska të holla për të paguar mëshkull kurvar, nga ata që e kanë si marrëdhënie pune dhe paguhen nga femrat për të dëfryer ato kur kanë deficit seksual. Edhe ato fatura të pagesës

 

 

"Aparati për regjistrimin e hyrje-daljeve,i aprovuar nga organet tatimore"

 

 

"përmbajnë tatimin e vlerës se shtuar, që duhet t’ia paguajnë shtetit, njësoj si edhe prostitutat e legalizuara që paguajnë të gjitha sigurimet sociale dhe tatimin vjetor mbi fitimin." (Atentatet, f.95)

 

3. Për Sadik Blakajn

 

   Ibrahim Kelmendi: " - Pse nuk po flet? - ia ndërpreu Vasili mendimet.

   - Po atëherë çfarë ndodhi?

   - Vërtet, Sadiu erdhi pas dy ditëve. Ndenjëm ca ditë bashkë te Demushi në Nagold. Atje u fascinova nga shkathësitë dhe patriotizmi i tij. Kishte shkathësi të falsifikonte dokumente të të gjitha llojeve. Madje edhe bileta të trenit. Kishte shkathësi për të qenë gueril i përkryer...

   - A të fascinoi edhe për bixhoz dhe kurvëri, sepse kohën më të madhe e kalon me to? f.180

"- Po bëhem kurban,- ndërhyri Vasili.- Më mirë unë se ti dhe Baca Jusuf.

 - Çfarë rëndësie ka kjo sprovë naive e shoqëruar me rrezik të qind për qindtë!? Në fakt,përse po na duhet ky farë Sadiu!? Ti vetë duhej të ishe bindur të paktën se ai është kurvarë, bixhozxhinj, rrugaç! - i foli rrebtë Mirani." (Atentatet, f.182)

 

4. Rreth fatit të një femre në duartë e UDB-ës e cila nga

Kosova është nis enkas me plan të martohet me

figurën frontale të Frontit të Kuq

 

   Ibrahim Kelmendi: "Menjëherë u tërbova duke i thënë pusht, kurvar e të ngjashme. Bëra të iki, por ai e kishte mbylluar derën dhe çelësin e kishte futur në xhep." (Atentatet, f. 204)

 

5. Sa për kurvërim të kam ty këtu më afër

(Në bisedë me heroinën e vetë Renatën)

 

   Ibrahim Kelmendi: "- Edhe ty nuk të shkoi mendja aq afër dhe aq qëllueshëm. Unë të fola për lisa, kurse ti më flet për fshesa, siç shprehet populli ynë. A nuk e kisha Martën këtu, e cila më përgjërohej, pa pagesë. Atëherë, përse u dashka të shkoj deri në Berlin për kurvërim? E di ti sa janë shpenzimet e udhëtimit deri atje dhe si keqtrajtohesh kur kalon transit nëpër Gjermaninë Lindore? Pastaj, po të kisha kurvërimin si qëllim, a nuk të kam ty këtu më afër?

- Stop! Stop! Mua kurrësesi për kurvërim. More vesh!?

- Stop! Stop! Ti e nise e para dhe më ofendove." (Atentatet, f.214-215)

 

KOMITETI QENDROR I LRSSHJ " Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi." (Vendim i Komitetit Qendror të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi për përjashtimin e Ibrahim Kelmendit nga KQ, më 10 shkurt 1985. Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f .253-254)

     I. Kelmendi: "Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (Afishuar me: 23.03.2007 21:18, www.kosova.de)   

 

6. Në doganën e Gjermanisë Lindore (DDR)

 

     I. Kelmendi: "Atëherë, i thashë, kapni kurvarët që jua bënë shoshë gratë e vajzat, duke i paguar devizat që ndërrojnë në treg të zi." f.216

     "Iu përgjigja se nuk kisha menduar ashtu, por se doja t’ju thosha t’i pengoni kurvarët që po vijnë,po bëjnë kontrabandë dhe po jua provokojnë gratë e vajzat me para." (Atentatet, f.216)

 

7. Mos më keqkuptoni, por kam shkruar sipas qejfit tim

 

     Mustafë Xhemaili: "Skema e famshme e Aristotelit lidhur me historinë dhe letërsinë është e qartë. Ajo nuk ka ndryshuar as sot dhe është kështu: Historia tregon atë që ka ndodhur, ndërsa letërsia (poezia) tregon atë që mund të ndodhë; historia tregon çka ngjet, letërsia tregon si mund të ngjajë; historia tregon gjëra të veçanta, letërsia tregon gjëra të përgjithshme, prandaj letërsia është më filozofike se historia. Më tutje: historiani shënjon referencat (të dhënat), shkrimtari shënjon tekstin fiktiv, të mundshmen; historiani nuk harton fabula, kurse shkrimtari harton fabula. Edhe më tej: historia mund të jetë e shkruar në vargje e të mos bëhet letërsi. Sepse e para mbështet te e vërtetdukshmja (që do të thotë e mundshme) kurse e dyta në ngjashmëri (që do të thotë e besueshme). (shih te S. Hamiti: Tematologjia, f. 70)." (Atentatet e zbuluara - Fjala promovuese më 14 prill 2007 në Dyzeldorf (Gjermani), për romanin e Ibrahim Kelmendit ATENTATET, www.pashtriku.org

     Atyre që ju intereson teoria e letërsisë mund shohin çka thotë Sabri Hamiti tek "Tematologjia f.70". Atyre që u intereson Drama e 17 janarit 1982, mund të shohin tek drama Misioni, pjesa e parë, skena IV, ku flitet për Ibrahim Kelmendin (Keqën), Kadri Zekën (Lulin), Jusufin (Isën) gruan e Jusufit (Zanën) dhe gruan e Kadri Zekës (Lulën). Pa komentuar aspekte tjera, interesant është 'respekti" për gratë, të cilin Sabri Hamiti duhet ta ketë mësuar nga burimi i tregimit të tij. Për hirë të qartësisë brenda citateve në kllapa janë vënë emrat e personazheve të vërteta.

   Pjesët e cituara paraqesin biseda në shtëpinë e Jusufit në mesditën e 17 janarit 1982.

     Keqa nuk mund të jetë i keq

     Sabri Hamiti: "ZANA (Suzana), hap derën, fut kokën.

Mirëdita të gjithëve!

     KEQA (Ibrahim Kelmendi), Zanës.

     Hyn fisnike vetëm një minut. Ia shtrin dorën, përshëndetet, mandej ulet. Këtij Lulit tonë po i ngutet. Si e pleqnon ti fisnike këtë punë? Zana rrudhë krahët. Ky e ka mendjen te Lula e vet e re që ia ka lënë shtratin thatë. Qetësi. Unë jam kalli vetëm dhe s'kam çka të ngutem. E kam nanën vejushë të cilës s'mund t'ia gjej një plak. E kam edhe një motër, e sa për motër moj fisnike ia kam gjetur burrin. Ha-ha-ha. Do ta bëjmë dhëndërr Isën për së dyti. Isa hesht. Shikon Zanën, e cila pa asnjë fjalë del.

     LULI (Kadri Zeka), i mërdhezur.

     E mira e të mirave po të lut, Lulën mos e përmend.

     ISA (Jusuf Gërvalla), mban veten.

     Të lutem Keqë, respekt për shtëpinë, konakun, për femrën. Të gjithë jemi me nerva, por kjo është shtëpi." (Misioni, Prishtinë 1997, faqe 41)

     Sabri Hamiti: ”KEQA (Ibrahim Kelmendi), dredhas.

     Ky prap nuk e ka mendjen këtu. Ha-ha-ha. E ka mendjen te shtrati i thatë i Lulës.

     LULI (Kadri Zeka), e gjuan fytyrës me bllok.

     Qenke njeri i poshtër!” (Misioni, Prishtinë 1997, faqe 46)

     S.H.:"Keqa nuk mund të jetë i keq" (Misioni, faqe 49)

 

KOMITETI QENDROR I LRSSHJ "Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi." (Vendim i Komitetit Qendror të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi për përjashtimin e Ibrahim Kelmendit nga KQ, më 10 shkurt 1985. Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f .253-254)

I. Kelmendi: "Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (Afishuar me: 23.03.2007 21:18, www.kosova.de)   

 

      I. Kelmendi: "Ato janë paraqitur ashtu siç i kam përjetuar dhe siç i kam mbajtur mend, pa pretendim për të qenë të vërteta historike."(kopertina e mbrapme e romanit Atentatet)..."romanin e kam shkruar sipas qejfit"."

     Dezertori apo Dordoleci superior i UDB-së Serbe dhe Vëzhguesi i tij superior: "Në këtë pozitë inferiore nga ana e „zëvendësit“, ndjehej edhe udhëheqësi i FKP-së, Ibrahim Kelmendi." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, f. 89)

 

Ibrahim Kelmendi: "Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)

 

"pa pretendim për të qenë të vërteta historike"

 

     Ibrahim Kelmendi: "Mirani mori frymë thellë për të pritur reagimin. Kishte frikë mos po e humbiste durimin, pasi ishte bindur se shtabi i UDB-së që kishte urdhëruar atentatet, tani kishte dhënë urdhër që të provokohej Mirani për të bërë ndonjë hata ndaj provokuesve.

- Jo vetëm ti, por as ajo kurva, që ju po i thoni Bule, nuk jeni të dëshiruar të qëndroni më këtu, – foli Xhafari.

Të gjithë të pranishmit hapen sytë në drejtim të Xhafarit, pos Nuriut që vazhdonte të mbante kokën ulur, pothuajse midis këmbëve. Sikur pjesëmarrësit nuk po u zënin besë veshëve çfarë dëgjuan.

- Përse është kurvë bashkëshortja e nderuar e Kadriut? - ia drejtoi Mirani Xhafarit, duke ruajtur qetësinë e jashtme, të cilën përbrenda pothuajse e kishte humbur. Sa s’po eksplodonte.

- Ajo kurvë e dërguar nga UDB-ja i ka qitur shokët në pritë, - u përgjigj Xhafari, që po ngjante me shumë në një kërmë se sa në njeri.

- Pa na e zbërthe edhe këtë komplot, se si i keni sajuar detajet!?

- Nuk jam këtu para UDB-së që të përgjigjem në pyetjet e tua, - tha Xhafari.

- Mor kriminel i dërguar, do të sqarosh apo do të ta dredh qafën si të gjelit!? – e kërcënoi Mirani, i cili po shtrëngohej për t’ia mbërthyer fytin. Tashmë Mirani kishte fituar siguri se pos ndërhyrjes për t’i ndarë nuk do t’i hidhëshin të tjerët.

- Dihet, - nisi të përgjigjet Xhafari, që kishte humbur davanë, - Kadriu ka lënë orarin kur do t’i telefonojë kurvës së tij. Ajo ka informuar vrasësit për orar dhe pastaj vrasësit kanë zënë pritë." (Atentatet, f. 363-364)

 

     Ibrahim Kelmendi: "Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)

 

     Dezertori apo Dordoleci superior i UDB-së Serbe dhe Vëzhguesi i tij superior: "Në këtë pozitë inferiore nga ana ezëvendësit“, ndjehej edhe udhëheqësi i FKP-së, Ibrahim Kelmendi." (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, f. 89)

     Ibrahim Kelmendi:   "Ato (ngjarjet-shën. i Xh.D.) janë paraqitur ashtu siç i kam përjetuar dhe siç i kam mbajtur mend, pa pretendim për të qenë të vërteta historike."(kopertina e mbrapme e romanit Atentatet)..."romanin e kam shkruar sipas qejfit"."

     Saime Isufi: "...Këtë e bëj, pas leximit të veprës tënde historike "Atentatet", për të cilën të përgëzoj nga zemra! Edhe njëherë urime!

   ...Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë." (Letër I. Kelmendit, 5 mars 2007, www.pashtriku.org)

     I. Kelmendi: Afishuar me: 26.03.2007 15:45 "Mos më keqkuptoni, por romanin  e kam shkruar sipas qejfit dhe bindjeve të mia. Edhe po ti dija qejfin, bindjet dhe përcaktimin Tuaj, ua them më keqardhje, nuk do ta kisha shkruar sipas tyre." (www.kosova.de)

 

8. Përjashtimi i Ibrahim Kelmendit prej KQ të LRSSHJ

(Komitetit Qendror të Lëvizjes për Republikën Socialiste

Shqiptare në Jugosllavi), pos tjerash për keqpërdorimin

e ndihmave për Kosovën

 

     "Njoftim - Njoftohen shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi për mbledhjen e fundit të KQ të LRSSHJ

   "Duke e parë situatën e krijuar, Xhaferi (Shatri-shën ynë) dha dorëheqje me shkrim.

   Derisa shoku Xhafer (Shatri-shën ynë) në punën e tij që bëri e përcollën edhe gabimet, në anën tjetër shoku Ibrahim Kelmendi nuk punoi fare, por u muar drejtpërdrejt me përcjelljen e punëve dhe gabimeve të Xhaferit; u muar me thash e thëna në mesin e punëtorëve. Bëri edhe dekonspirime të sekreteve të KQ të LRSSHJ-së. Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000  korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi; mbjellja e frymës përçarëse në vetë KQ; mospërgjegjësia ndaj punës; prishja me miq zviceranë; mosaktiviteti me të huaj dhe krijimi i ftohjes së tyre ndaj luftës sonë dhe organizatës sonë."

 

     I. Kelmendi: "Udhëtova me Hakanin,, alias Plakun dhe Sarandën, alias Bulen. Në Suedi na pritën bujarisht. Fëllanza me bashkëshortin dhe patriotin e devotshëm, Nexhip Toskën na dhanë  pesëdhjetë mijë korona suedeze ndihma. Ishte rasti i parë që po na jepej një ndihmë kaq e madhe." Atentatet, f.391

 

   "Kështuq KQ i LRSSHJ me shumicë votash 4:1 (katër me një) vendosi që shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi përjashtohen nga KQ i LRSSHJ-së, përderisa të mos e vërtetojnë të kundërtën me aktivitetin e tyre.

10 shkurt 1985 Zvicër

KQ i LRSSHJ" (Faridin Tafallari,  Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997,  f .253-254)

     I. Kelmendi: Afishuar me: 23.03.2007 21:18   "Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (www.kosova.de)

 

9. Letër publike Zotëri Peter Feith

(Kjo pikë nuk ka të bëjë me librin Atentatet, por e mora

se i përshtatet temës që është në shqyrtim)

 

     I. Kelmendi: "Ju lus, sepse jam i bindur, se po që se do u sugjeronit Ju qeveritarëve tanë që të mos flinin me gratë e tyre, binduni, ata vërtetë nuk do të flinin, sepse edhe këtë sugjerim Tuajin ata do ta kuptonin si urdhër. Dhe meqë do ta kuptonin si urdhër, ata do frikësoheshin se ju do i hiqni nga postet qeveritare, po nuk ju dëgjuan. E ata i duan postet qeveritare më shumë se gratë e tyre, gjithsesi edhe më shumë se qytetarët e tyre." (Letër publike shefit të ICO-s, Zotëri Peter Feith, 5 shkurt 2009, Botuar në www.pashtriku.org)

 

10. Biseda në forumin www.kosova.de rreth librit Atentatet

 

 Moskequptime, qejfe, cipërcullakosje, zhveshje, mveshje, pa pretendime për të qenë të vërteta, fantazi të vitit 2007 dhe jo ngjarje të vitit 1982

 

   "Asgjë më të bukur e më të ëmbël ska se sa e vërteta."

 

    I. Kelmendi: Afishuar me: 26.03.2007 15:45 "Mos më keqkuptoni, por romanin e kam shkruar sipas qejfit dhe bindjeve të mia. Edhe po ti dija qejfin, bindjet dhe përcaktimin Tuaj, ua them më keqardhje, nuk do ta kisha shkruar sipas tyre."(www.kosova.de)

   Sali Kabashi: "...duke qenë se në librin e tij e shohim cipërcullak të zhveshur... ...edhe mjeranët shqiptarë"  (Prill 2007, Republika)

    I. Kelmendi:  "Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,... ...edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman..." (Republika, prill 2007)

   I. Kelmendi:   "Ato janë paraqitur ashtu siç i kam përjetuar dhe siç i kam mbajtur mend, pa pretendim për të qenë të vërteta historike."(kopertina e mbrapme e romanit Atentatet)..."romanin e kam shkruar sipas qejfit"."

   I. Kelmendi: : Afishuar me: 26.03.2007 15:45  "Mos më keqkuptoni, por romanin e kam shkruar sipas qejfit dhe bindjeve të mia. Edhe po ti dija qejfin, bindjet dhe përcaktimin Tuaj, ua them më keqardhje, nuk do ta kisha shkruar sipas tyre." . (www.kosova.de)

   I. Kelmendi: "Mendimet dhe vlerësimet janë të kohës, kur kanë ndodhur ngjarjet." (Kopertina e mbrapme e librit Atentatet)

   I. Kelmendi: I nderuar Z. “panta_rhei“ ! (Afishuar me: 25.03.2007 21:11) "Ju keni të drejtë kur mendoni, se romanin ATENTATET nuk e ka shkruar Ibrahim Kelmendi i viteve 1978-1985, por Ibrahim Kelmendi i vitit 2007. Kapitullin e fundit ia kam dorëzuar redaktuesit (Z. Adem Gashi) në fillim të janarit të këtij viti."(www.kosova.de)

   I. Kelmendi: "Këshillë - Të mos lexohet nga adoloshentët (nën moshën 16-vjeçare)"

   Sali Kabashi: "...duke qenë se në librin e tij e shohim cipërcullak të zhveshur... ...edhe mjeranët shqiptarë"

   I. Kelmendi: "Pastaj, po të kisha kurvërimin si qëllim, a nuk të kam ty këtu më afër?"

   I. Kelmendi: "Mos më keqkuptoni, por romanin e kam shkruar sipas qejfit dhe bindjeve të mia. Edhe po t’i dija qejfin, bindjet dhe përcaktimin Tuaj, ua them më keqardhje, nuk do ta kisha shkruar sipas tyre." (www.kosova.de)

   I. Kelmendi: Afishuar me: 26.03.2007 15:45  "Ju keni të drejtë kur mendoni, se romanin ATENTATET nuk e ka shkruar Ibrahim Kelmendi i viteve 1978-1985, por Ibrahim Kelmendi i vitit 2007. Kapitullin e fundit ia kam dorëzuar redaktuesit (Z. Adem Gashi) në fillim të janarit të këtij viti." (www.kosova.de)

 

11. Epitete të Ibrahim Kelmendit

 

     KOMITETI QENDROR I LRSSHJ " Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi." (Vendim i Komitetit Qendror të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi për përjashtimin e Ibrahim Kelmendit nga KQ, më 10 shkurt 1985. Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f .253-254)

     I. Kelmendi: "Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (Afishuar me: 23.03.2007 21:18, www.kosova.de)

 

12. Nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp

 

     Faridin Tafallari: "Ibrahimi (Kelmendi-shën ynë) ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë…Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej  sikur të ishte në shtëpinë e vet... Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp."(ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!), (www.pashtriku.org, 26 qershor 2007)

 

II

Serbet e maskuara si kroate e boshnjake

 

Të gjitha citatet e mëposhtme janë nga libri Atentatet i Ibrahim Kelmendit.

 

     "- Pyetja e fundit: Përse pothuajse shumica e pjesëtarëve të organizatës suaj i kanë gratë ose dashnorët serbe, duke filluar nga Emil Kastrioti, Vehbi Ibrahimi, e të tjerë si këta?

     - Mendoj se ua kanë dhënë eprorët, për t’i mbajtur më mirë nën kontroll edhe

jashtë. Po nga i di ti të gjitha  këto, nëse më lejohet të të pyes?

     - Të gjithë ata që i njohin, flasin për këtë dukuri, meqë jo të gjithë anëtarët i keni të rekrutuar nga kjo farë UDB-ja serbe. Disa i keni anëtarësuar, meqë i keni mashtruar sa për t’i përdorur për informatorë dhe për t’ua zhvatur ndonjë para në emër të anëtarësisë dhe të kontributit për veprimtari, në dukje patriotike. Ata të shkretë nuk ju njohin, por nuk durohen pa folur, meqë nuk u pëlqen pse i kanë gratë e dashnorët serbe.

      - Edhe unë nuk ua kam begensiur atyre këtë përçudni. Ti e pe, unë e kam gruan shqiptare, atë që ma ka fejuar baba, sipas traditës." (Atentatet, f.81)

     "I dëgjova kur dolën së bashku Rezili me atë gruan. Ata flisnin midis tyre serbisht, mbase kroatisht apo boshnjakisht, gjuhë që unë nuk i dalloj." f.133

     "- Mos më hidhëro, sepse nuk e kam pasur të lehtë ta survejoj dhe sidomos të përmbahem pa e vrarë në shkallë kur e shihja të bisedonte e të tallej me atë shkinulë.

     - Atëherë qenka puna thellë. Nuk doka kallauz për të konstatuar se ai është kuadër i UDB-së. Edhe individë të tjerë,për të cilët unë kam formuar bindje se janë udbashë, i kanë gratë serbe.

 

 

 

 -Cila është serbe?, -Cila është kroate?, -Cila është boshnjake? A mundeni me më tregue? -Sepse unë nuk mundem me i dallue!

 

     Ata, si nacionalistë e patriotë që reklamohen, për gratë dhe dashnoret e tyre serbe, gënjejnë se i kanë boshnjake ose kroate. Meqë qenka kështu, të shkojmë te Jusufi e Bardhi.

     - Po shkojmë,- miratoi Vasili." f.133

     "- Të shohim nëse vërtet Rezili jeton me atë gruan, për të cilën ti po dyshon që është serbe." f.134

   "Dhoma e gjumit duhej të ishte përballë,por nuk e dinte nëse në atë kohë ishte aty gruaja dhe djali. Ai po mendonte se serbja dhe fëmija duhej të ishin në dhomë të gjumit, meqë takimi ishte planifikuar në lokal." f.136

     "- Përjashta! - ulëriti Rezili tashmë i tërbuar fare. Nuk të duhet gjë ty, është jetë private kjo!

     - Mos ulërit se nuk ta kam frikën. Mos më bëj të të hedh nga dritarja! – ia ktheu Mirani. - Ti do të duhet të shpjegosh se përse bashkëjeton me një serbe në një banesë? Përse e ke mbajtur deri tani këtë të fshehtë ndaj këtyre, nënkryetarit e sekretarit të Grupit? Duhet t’u tregosh këtyre se në çfarë vendi të sigurt, nën përkujdesjen e një serbeje, ruake gjithë dokumentacionin e Grupit! Mirani fliste drejtuar nga Rezili, por po vështronte herë pas here Maksin, se mos ai bënte ndonjë lëvizje. Tjetri nuk lëvizte vendit, por dukej se ishte shokuar nga shpërthimet e Rezilit, të bashkëjetesës së tij me serbe, siç e mori vesh më në fund." f.143

     "Rezili iu kishte afruar dritarës dhe mbante kokën me të dy duart, duke mërmëritur nëpër dhëmbë,por që nuk kuptohej se ç’thoshte. Ndërkohë Maksi foli me zë të theksuar:

     - Vasil, ku po do? Ndal të bisedojmë pse ky qen bashkëjetoka me një shkinulë këtu, kurse gruaja ime dhe shokët tanë janë në burg në Kosovë për tradhtinë që na e paska bërë ky pis." f.143-144

"- Çfarë po flisni kështu,ai duhet vrarë,– foli Maksi i përndezur.– I kam dorëzuar në origjinal formularët e anëtarësimit të plotësuar e të nënshkruar në Kosovë, pa ditur se ai jeton në të njëjtën banesë me një shkinë, me të cilën paska edhe djalë." (Atentatet, f.145)

 

III

HEROINAT E STOLISURA DHE FATI I BIZHUTERIVE TE TYRE

 

Të gjitha citatet janë marrë nga libri Atentatet i Ibrahim Kelmendit

 

  "Në shtëpi të malësorit nga Tetova, e njeh edhe ti Saimir Përcën, po palosnim Bashkimin, për të kursyer që të mos e paguanim shtypshkronjën për këtë. Ishte babai dhe bashkëshortja e Saimirit. Ajo sapo kishte ardhur nga vendlindja. Ishin edhe gjashtë bashkëveprimtarë të tjerë. Në një çast të papritur, bashkëshortja e Saimirit vuri mbi tavolinë bizhuteritë e saj duke thënë: “Urdhëroni, shfrytëzoni këto për të financuar daljen sa më të shpeshtë të gazetës. Duhet t’ju vijë keq që nuk po e ndihmoni financiarisht. Mirani po detyrohet të jap të hollat e veta që po i fiton duke shpërndarë natën pamflete e reklama...”.

   Babai i Sajmirit,vjehrri i saj,i bërtiti: “Nuse, të ka lënë mendja, si po na turpëron kështu!”

   Ajo ia ktheu: “Jo baba, por këto m’i keni blerë mua, janë të miat dhe unë po vendos t’i jap për botim të gazetës. Po më vret ndërgjegjja t’i mbaj për vete, sidomos kur po shoh se ju nuk po e kuptoni që duhet të ndihmoni më shumë se sa ndihmat simbolike. Ju dëgjova kur u paraqit raporti i ndihmave që kishit grumbulluar. Më erdhi keq...” “Pusho më!” - e pat ndërprerë vjehrri."  (Atentatet, f.157)

   "Erdha këtu dhe pashë se si shqiptarët po bënin vetëm llafe, po punonin si skllevër për të paluar sa më shumë dollarë dhe i kishte mbërthyer vesi i babëzisë për të hëngër tri herë në ditë steka.Unë nuk po mundem ta duroj këtë gjendje. Ja ku i ke bizhuteritë e mia,- foli Mirëvetja në drejtim të Miranit,– sepse nuk po mund t’i mbaj në qafë mbi 100 tonelata miell, kur në Prishtinë vëllezërit e motrat tona që po përzihen nga puna për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata nuk kanë bukë të hanë,nuk kanë as armë të vetëmbrohen nga kriminelët serbë.

   Vaji me dënesë ia ndërpreu fjalën emocionuese.

 

 

Bizhuteritë e shumta...

 

 

     I hoqi bizhuteritë e shumta nga qafa dhe i vendosi mbi tavolinë. Iku për të vazhduar vajin gjëmë në dhomën tjetër. Kunatat i shkuan prapa dhe po e lagnin me ujë duke menduar se e kishte humbur vetëdijen kur u përplas në shtrat në dhomën ku rrinte familja me mysafirët.Binaku dhe Mirani mbeten të heshtur pa ditur çfarë të flisnin. Nuk po lëviznin vendit dhe dukeshin në gjendje prej të nemiturve. Mirani po mendonte me vete: “Hera e pestë që gratë po shfaqin gatishmëri për të ndihmuar veprimtarinë çlirimtare në mënyrë konkrete. Hera parë me ka ndodhur në vitin 1978, në Düsseldorf. Malësorja nga Tetova, emri i së cilës tani nuk po më kujtohej,por di që është bashkëshortja e bashkëveprimtarit Saimir Përca, kishte ofruar gjithashtu bizhuteritë e saja për të financuar botimin më të shpeshtë të gazetës Bashkimi. Ajo tani nuk është në Gjermani, pasi UDB’ja pat arrestuar Saimirin kur shkoi për pushime në Tetovë. Herën e dytë, Fatushi, vajza e veteranit Hysen Kalishta që kishte lindur në kampe të refugjatëve të luftës në Greqi, ishte organizuar në Bruksel bashkë me tri shoqe të saja që t’u trokisnin derë më derë shqiptarëve duke u kërkuar atyre ndihma financiare për Kosovën. Gojëkëqijtë ishin përpjekur ta sabotonin këtë aksion duke i përgojuar ato se gjoja po mblidhnin të holla për vete. Herën e tretë,Malësorja e Gostivarit, Hana, me shami të havalesë në kokë, gjatë vitit 1981, mblodhi ndihma simbolike në tubimet e gjermanëve, pasi u kishte folur atyre për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe për domosdoshmërinë e çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb dhe nga diktatura komuniste. Herën e katërt, Fllanza, bashkëshortja e patriotit veteran Nexhip Pogradeci dhe motra e Enis Mitrovicës, e cila bashkë me të Shoqin dha ndihmë pesëdhjetë mijë korona suedeze kur ishim gjatë vizitës në Suedi në fund të shkurtit të vitit 1982. Tani edhe Mirëvetja po i ofronte bizhuteritë e veta në këtë mënyrë kaq demonstrative dhe dramatike. Se mos është kjo dhunti e mendësi,- po rezymonte Mirani,- që ka për bazë ndjeshmërinë më të theksuar të gruas, për dallim nga burrat, meqë nuk kam përjetuar ndonjëherë që burrat, madje as bashkëveprimtarët, të shprehin gatishmërie kaq konkrete dhe kaq me vlerë për të ndihmuar veprimtarinë çlirimtare!?”. (Atentatet, f.409-410)

 

KOMITETI QENDROR I LRSSHJ "Keqpërdori ndihmat për Kosovën, duke mos sjellur në fond asnjë qindarkë. P.sh. të përmendim vetëm rastin e Suedisë në praninë e katër vetave një familje shqiptare i dha ndihmë luftës sonë prej 50.000 korona, prej të cilave nuk solli asnjë qindarkë, si dhe ndihmat që dhanë familjet e tjera në Suedi." (Vendim i Komitetit Qendror të Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi për përjashtimin e Ibrahim Kelmendit nga KQ, më 10 shkurt 1985. Marrë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f .253-254)

I. Kelmendi: "Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje." (Afishuar me: 23.03.2007 21:18, www.kosova.de)

 

   Daut Demaku: "Dimensioni politik i romanit  “Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të  rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret  dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha  veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike..." (Prishtinë, 26 gusht 2007, www.pashtriku.org)

(…)

 

….

( Pashtriku.org, 16. 10. 2010 )

 

 

 

Rasti i Hysen Gegës sipas Faridin Tafallarit

 

 

 

IBRAHIM KELMENDI KA ARDHUR RASTËSISHT

 

 

Nga Xhafer Durmishi

 

 

Sadik Blakaj, Hysen Gega dhe vizita e rastësishme e Ibrahim Kelmendit

 

 

 

Banesa dhe adresa e Nami Ramadanit, prej të cilës Hysen Gega niset drejt e në kurthën e UDB’së Serbe, më 19 dhjetor 1980.

( Fotografoi Faridin Tafallari)

Nami Ramadani

Karlsbaderstr. 12

7300 Esslingen

 

     Të gjitha citatet jashtë kornizave janë marrë nga libri “Terror Dhimbje Qendresë” i Faridin Tafallarit në mes faqeve 20-26. "Ndërkohë, ndërsa po përgatitnim dramën (Procesi të Jusuf Gërvallës - shën. i Xh.D.), na erdhi një shok i Demës, i cili në kontakte me ne përdorte pseudonim. Por mua Dema më tregoi se ky ishte Sadik Blakaj. Një mbasdite Dema erdhi në shtëpinë time dhe më tha se ka ardhur një shokë nga Kosova, i cili është shumë i aftë. "Për të të kam folur dhe tani ke rastin ta takosh", por mua nuk më kujtohej që Dema të më kishte folur më parë për Sadikun. Dema më kishte folur shpesh vetëm për dajën e vet, të quajtur Nezir Gashi. Për të më kishte thënë se ishte njeri i mirë." (f. 20)

 

     "Nesimi menjëherë ishte shqetësuar se mos Sadiu po dërgohej nga UDB’ja për t’i bërë ndonjë paudhësi Miranit. Ai dinte për veprimtarinë e Miranit, sepse mbante lidhje të fshehta me te. Por, më përafër ishte informuar nga një vizitë befasuese që Mirani ia kishte bërë atij në fshat, në vitin 1979, shoqëruar nga Vasili." (Ibrahim Kelmendi, Atentatet f.176) "Gjatë vitit 1979 hyri ilegalisht në Kosovë... ...Ibrahim Kelmendi ishte takuar me Hysen Gegën, njërin ndër militantët më të fuqishëm që kishte patur Kosova, pastaj ishte takuar edhe në Pejë me veprimtarin e dalluar Nezir Gashi." (Mr.Ethem Çeku, Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, f. 201).

Hysen Gega - Vasili

 

 

     "Hyseni ashtu siç e kishte zakon, lëvizi kapelën nga koka dhe më tha: 'Faridin ne kemi besim tek ti dhe prandaj po të drejtohem. Unë me Sadik Blakën kemi vendosur të shkojmë në Kosovë, por na duhen ca të holla. Aq sa ke mundësi të na japësh, se këto do të të kthehen prap. Ne po t'i kërkojmë ty si shok, që udhëtimi ynë të mos merret vesh. Kemi venedosur që askush të mos e dijë.'

     "Mirë Hysen, - i thash. Nuk është problemi tek të hollat, ato do t'i jap. Por mua më habit shkuarja jote me Sadikun. Unë, për veten time, tek ai nuk kam aspak besim. Me të kurrë nuk kisha për t'u nisur për të marrë një rrugë, sidomos për Kosovë. Unë pata rastin ta njoh pak e veçanërisht biografinë e tij. Për mua veprimtaria e tij nuk ka vlerë."

     Hyseni m'u përgjegj: "Unë i besoj Demës, se ky po më garanton që Sadiku nuk mund të tradhtojë. Unë e njoh Demën, se Sadikun nuk e njoh." Dema përsëriti ato që i kishte thënë Hysenit: "Sadiku nuk është tradhtar dhe mos e ruaj shpinën kurrë prej tij, se ai nuk të pretë në besë. Sadiku ka të meta tjera, por sa për patriotizëm është patriot; unë prej tij e kam marrë për herë të parë flamurin kombëtar." Dhe Dema vazhdoi me lavdërimet për Sadiku siç e kishte zakon.

     "Mirë", - i thash unë, megjithëse nuk po më vinte aspak mirë. "E keni bërë planin dhe e keni vendosur, po Sokolit (Jusuf Gërvalla - shën i Xh.D) nuk do t'i tregoni për këtë punë? Do të bënit shumë mirë po të njoftonit edhe Sokolin."..

     ...

     Por kur përmenda Sokolin, ndërhyri Hyseni dhe tha: "Jo nuk do t'i rrëfejmë Sokolit. Po ta marrë vesh Sokoli, nuk do të na lejojë dhe kështu për këtë punë përveç teje, Demës dhe Sadikut nuk ka për ta ditur askush tjetër."

     Duke parë se kjo punë kishte mbaruar e ishte vendosur, unë i thash: "Po t'i jap 2000 marka gjermane dhe po që se janë të pamjaftueshme, më thuaj Hysen, do të jap edhe më."

     "Jo më tha Hyseni, bile janë shumë dhe të faleminderit për gatishmërinë tënde."

     ....

     Pastaj Hyseni i telefonoi një shoku të cilit i besonte shumë (ky ishte Nami Ramadani nga Tenova e Tetovës). I tha: "Kam një shok me të shoqen, a pranon që ajo të qëndrojë tek ti një javë apo dhjetë ditë."

     "Po si nuk e pranojmë shokun tënd, jo një e dy javë po sa të doj." Dhe kështu u bë. Sadiku me Dianën u vendosën te Nami Ramadani në Esslingen. Hyseni kishte shumë besim te shokët...

     ...

     Pa u nisur për Kosovë, Sadiku një mbrëmje udhëtoi për diku. Dema nuk më tregoi se për ku. Unë dhe Dema e përcollëm Sadikun  deri te stacioni i trenit në Nagold. Para se të nisej Sadiku i tha Demës: "Shikoi duartë e mia; këto nuk punojnë si duartë e tua e të Faridinit, por fitojnë, ja kështu të paprishura." Kur treni u nis, Sadiku i tha: "Demë, për atë bisedë mos ta dij askush veç ti dhe unë."

     "Dema nuk më tregoi se përse e kishte fjalën Sadiku....

     ...

     Ditët po kalonin dhe unë nuk pata rastin të takohesha më as me Sokolin (Jusufin), as me Besnikun (Bardhoshin). Dhe ja më 19 dhjetor 1980 Sadiku u kthye nga udhëtimi i tij, unë dhe Dema u nisëm për Esslingen për ta takuar dhe përshëndetur atë dhe Hysenin.

      ...

     Arritëm në Esslingen, lamë makinën jashtë dhe hymë në banesën qëndronin Hyseni dhe Sadiku. U përshëndetëm të gjithë, edhe me "Rrustemin" (pseudonimin e Sadik Blakajt në banesën e Nami Ramadanit-shën ynë). Ajo që më habiti më së tepërmi qe se aty pash edhe Ibrahim Kelmendin. Më pas e pyeta veçmas Hysenin se si kishte mundësi që Ibrahimi ta dinte punën e udhëtimit për Kosovë, kur fjalët ishin që as ky të mos e merrte vesh nisjen. Hyseni më tha: "Po as Ibrahimit nuk i kam treguar; ai ka ardhur rastësisht."

     Unë i besova.

     Ishte nata e fundit; koha për t'u përshëndetur erdhi. Unë dhe Hyseni i zgjatëm dorën njëri-tjetrit dhe duke i shtrënguar u përqafuam. Na u lagën sytë nga lotët, tani po ndaheshim dhe nuk e dinim se kur dhe ku do të mund të takoheshim përsëri. Hyseni ma la mua makinën e vetë, një makinë e vjetër, që pas një kohe të shkurtër m'u desh t'a braktisja; m'u dhimbs shumë kur e hoqa nga dora makinën e Hysenit, nga e cila mora librat e shumta që kishte aty. Hyseni na la porosi që sa më parë të lajmëronim Sokolin dhe Besnikun për nisjen e tij në Kosovë. Bashkë me Demën shkuam te Sokoli dhe i treguam për udhëtimin e Hysenit. Sokolit i erdhi shumë keq dhe e quajti atë një veprim të gabuar dhe kurrsesi nuk po mund ta besonte. Por kjo ishte një gjë e vërtetë."  (f. 24-26)

 

    

     "Aktgjykim

     ...Nezir Gashi, mësues nga Grabovci, KK-ës së Pejës, i lindun më 1938 në Mamurras-Shqipëri, e ka krye Shkollën Normale, në burgun hetues gjendet prej 13 korrikut 1964.

     ...c) I pandehuni Neziri:

     Mbas bisedave me të pand., Ramadan Shalën, e cili e ka njoftue për ekzistimin e grupi armiqësor ilegal të Pejës dhe me qëllimet e tij, në prill të vj. 1964, ka hy në atë grup dhe e ka pranue statutin e tij, si dhe detyrën e masovizimit të grupit dhe mbledhjen e armëve, qëllim për të cilin ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit në Pejë më 24 maj 1964, në të cilin simbas propozimit të të pand., Ramadanit, asht zgjedhë për sekretarë të udhëheqësisë lokale të Pejës.

     ...DËNON

     ...6) Të pandehunin, Nezir Gashin, me 5 (pesë vjet) burgim të randë, porse në dënimin e dhanun ja llogaritë kohën e kalueme në burgun hetues prej 31 korrikut të vj. 1964. ... Gjyqi i Qarkut të Pejës, 21 gusht 1964." (Nga aktgjykimi i LRBSH-Dega në Pejë. Marrë nga Ethem Çeku, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, faqe 336-348)

 

...

 

( Pashtriku.org, 09. 10. 2010 )

 

 

Sadik Blakaj sipas Ibrahim Kelmendit

JE I PASTËR SI LOTI

Nga Xhafer Durmishi

     Daut Demaku: "Dimensioni politik i romanit  “Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të  rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret  dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha  veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike..." (Prishtinë, 26 gusht 2007, www.pashtriku.org)

 

Pseudonimet e personazheve te libri „Atentatet“

 

Mirani -                    Ibrahim Kelmendi

Sadi Bakaj -             Sadik Blakaj

Vasili -                      Hysen Gega

Nazim Ramazani -    Nami Ramadani

Nesim Guri -             Nezir Gashi

Fahriu -                     Faridin Tafallari

 

 

 

Banesa dhe adresa e Nami Ramadanit, prej të cilës Hysen Gega

niset drejt e në kurthën e UDB'së Serbe:

 

Nami Ramadani

Karlsbaderstr. 12

7300 Esslingen

 

     Citati, në kornizë, nga letra e Ibrahim Kelmendit dërguar Sadik Blakajt është marrë nga libri i Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407.

    Citatet tjera janë nga libri i Ibrahim Kelmendit, Atentatet, Prishtinë, 2007.

   "Në prag të Vitit të Ri 1981 Vasili i telefonoi Miranit që të shkonte tek ai në Esslingen. Nuk ia tregoi arsyen konkrete, por i tha se e pret te Nazimi. Vasili kishte vendosur të shkonte në Kosovë. Para se të nisej donte të takohej me Miranin. Të premtën pasdite, sapo Mirani arriti në Esslingen, shkoi në banesë të Nazim Ramazanit, që vinte nga rrethi i Tetovës. Aty Mirani, pos mikpritësve, gjeti Sadi Bakajn. Përballimi fizik me të e hutoi, sepse vazhdimisht e kishte refuzuar kërkesën e njerëzve për ta takuar. Mirani e mbante mend vëllanë e Sadikut, Ramën, si patriot të devotshëm. Ai ishte njëri nga bashk - organizatorët kryesorë të demonstratës në Pejë, në nëntor të vitit 1968. Atëherë Mirani ishte katërmbëdhjetë vjeçar dhe dallimi në moshë nuk e kishte penguar të njihej mirë me Ramën. Në vitet e pastajme edhe Sadi Bakaj kishte bërë emër si student i mirë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në drejtimin për gjuhë dhe letërsi shqipe. Njëherit përflitej si për një qejflinj. Pastaj ishte hedhur edhe në aventura të tjera, në bixhoz, degjenerim e pija, që rëndom çonin drejt koketimit me struktura të UDB'së. Edhe të afërmit kishin filluar ta përflisnin.

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     Para daljes se Sadiut në Perëndim ishte sajuar një arratisje e tij nga burgu i Gjilanit. Patrioti veteran Nesim Guri, nga fshati Gërkoc i Pejës, i cili ishte në farefisni me Miranin, ishte informuar për daljen e tij nga burgu i Gjilanit dhe prej andej në Perëndim. Këtë informim Nesimi e kishte nga Rama, me të cilin ruante marrëdhënie e miqësi prej vitesh." Atentatet, f.175-176 "Nesimi menjëherë ishte shqetësuar se mos Sadiu po dërgohej nga UDB'ja për t’i bërë ndonjë paudhësi Miranit. Ai dinte për veprimtarinë e Miranit, sepse mbante lidhje të fshehta me te. Por, më përafër ishte informuar nga një vizitë befasuese që Mirani ia kishte bërë atij në fshat, në vitin 1979, shoqëruar nga Vasili."   f.176

 

"Gjatë vitit 1979 hyri ilegalisht në Kosovë... ...Ibrahim Kelmendi ishte takuar me Hysen Gegën, njërin ndër militantët më të fuqishëm që kishte patur Kosova, pastaj ishte takuar edhe në Pejë me veprimtarin e dalluar Nezir Gashi." (Mr.Ethem Çeku, Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, f. 201).

 

     "Kur Nesimi mori vesh për dalje të Sadiut në Perëndim, u angazhua të gjente  mundësinë sa më të shpejtë për ta informuar Miranin. Në këtë përpjekje ai gjeti Zymerin, një farefis i tij dhe i Miranit. Meqë kishte besim tek ai, e porositi të shkonte urgjentisht te Mirani. Kur Zymeri e gjeti Miranin në banesën e tij në Bochum, e bëri me dije se e kishte dërguar Nesim Guri me një porosi konkrete: “Andej do dalë Sadi Bakaj. Ruaju nga ai! Kam frikë mos po të shkakton ndonjë të keqe. Mos u tako me të! Kam dro që UDB'ja po e dërgon me mision konkret...”.  f.176

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     "Mirani e kishte marrë seriozisht këtë porosi. Nuk kishte pranuar ta takonte, sado që Sadiu një herë i kishte shkuar te banesa, por nuk e kishte gjetur aty. Dhe mirë që nuk e kishte gjetur sepse do të ziheshin fizikisht."  f.176

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

   "Vasili ishte takuar me Sadiun para disa muajve, përkundër porosisë se Miranit." f.177 "Sadiu ishte vendosur përkohësisht në qytetin e Sant Gallen'it të Zvicrës. Atje jetonte, punonte dhe vepronte Kadri Zeka, si i strehuar politik. Sadiu kishte shkuar atje me detyrë, ta survejonte Kadriun, siç do ta merrte vesh më vonë Mirani. Megjithatë, ai nuk po i shpëtonte syrit të mprehtë të emigrantëve, të cilët i kishte porositur Mirani." f.177

 

   "Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     "Sa e pa Sadiun në banesë të Nazimit, ia njohu surratin, sado që kishte më shumë se dhjetë vjet që nuk e ishin takuar." f.177 "U përshëndetën tepër ftohtë e tepër formalisht. Mirani shtirej sikur nuk po e njihte. Po i vinte keq nga familja e Nazimit që i kishte rënë hise ta kishte brenda një imoral dhe spiun të UDB'së." f.177

 

   "Sadik,  ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     "Po bashkatdhetarët e asaj ane i kishin thënë Miranit se UDB'ja e kishte rekrutuar Sadiun gjatë vuajtjes së dënimit dhe pastaj e kishin përdorur atë për t’i hetuar të burgosurit për veprimtari patriotike. Për këtë qëllim UDB'ja e kishte transferuar nga qelia në qeli, ku mbaheshin të mbyllur patriotët. E kishin lënë me secilin nga disa ditë që t’ua nxirrte informatat për veprimtarinë e tyre të fshehtë. UDB'ja, e kishte hetuar talentin e tij prej aktori." f.178

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     "Mjaftonte vetëm krimi që ai kishte bërë ndaj nxënëses se tij katërmbëdhjetë vjeçare që ta urrente skajshmërisht." f.178

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija... " (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

   "Të përgëzoj nga zemra!... Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë. Kjo më bën të besoj se edhe ata të cilët nuk pata mundësi t'i njihja, i ke paraqitur tamam ashtu siç ishin në realitet, të lidhur me UDB-në jugosllave, për të shkatërruar lëvizjen..." (Saime Isufi për Ibrahim Kelmendin më 5 mars 2007)

 

   "Gjatë përpunimit të të dhënave për Sadiun, sado që s’e kishte të nevojshme, Miranit iu kujtua takimi i paradokohshëm i këtij Sadiut me Jusufin. Jusufi, përkundër paralajmërimit që i kishte bërë Mirani, kishte pranuar të takohej me të në prani të dy bashkatdhetarëve të tjerë. Njëri nga ata kishte qenë Fahriu, që e thërrisnin Taksisti." f.178

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

   "Kur ishin takuar më vonë Jusufi e Mirani, i pari kishte shprehur mëdyshjen: “Mos po i hyjmë në hak Sadi Bakajt që nuk po e qasim në radhët tona? E takova përkundër rekomandimit tënd. Gjatë bisedës atij i rrodhën lotët nga keqardhja që nuk po e qasnim. Bile më recitoi poezi aq mrekullueshëm,saqë më emocionoi me zërin dhe talentin e tij brilant. ”Mirani nuk kishte ndryshuar mendje. I kishte thënë Jusufit se nuk kishte bërë mirë që e kishte takuar dhe i kishte thënë se vetë nuk do ta ndërronte qëndrimin ndaj Sadiut..." f.178

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

  "Pas disa çasteve Vasili e luti Miranin të shkonin për një punë deri të një bashkatdhetar. Pasi dolën nga banesa,Vasili shpjegoi se nuk do të shkonte gjëkundi, por kishte nevojë të bisedonte pa prani të Sadikut. Mirani po mundohej ta përmbante hidhërimin, ndërkohë që Vasili ndihej i zënë ngusht.

- Miran, më fal që të krijova situatë të papërshtatshme!

- Domethënë paske harruar se të kam paralajmëruar për rrezikshmërinë e atij krimineli dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj tij!?

- Më lejo njëherë të të sqaroj se si e kam marrë këtë vendim. Isha para dy javësh te Demushi, i cili më thirri urgjentisht. Baca Nesim i kishte telefonuar nga Kosova dhe e kishte urdhëruar të më gjente mua se pas pesë orësh do të më telefononte. Shkova për telefonatën. Ti e di se sa e çmoj unë Bacën Nesim. Dhe vërtet erdhi telefonata. Ai më foli shkurt: “Pas dy ditëve do të vijë shoku për të cilin dikur ju kemi informuar se është i rrezikshëm. Duhet ta mirëpritni dhe ta angazhoni pasi është i aftë dhe i besueshëm. Kemi qenë të dezinformuar kur ju kemi çuar fjalë që të ruheni nga ai. Kaq. Mirupafshim!”. Ma mbylli telefonin pa pasur mundësi t’i bëja ndonjë pyetje.

- E paske hëngër, more pus. Nuk ke biseduar me Nesimin, por me Sadiun. Ai të ka talefonuar nga Brukseli, ku gjendet për momentin, siç na kanë informuar shokët atje. Meqë i shkon aktrimi dhe e njeh mirë Nesimin, të ka folur duke e intëpretuar atë.

- Nuk është e mundur, unë ia njoh zërin Bacës Nesim. Të kujtohet kur ishim fshehurazi tek ai vitin e kaluar?

- Të betohem se e paske hëngër tunxh. Qind për qind të ka folur Sadiu. Prandaj nuk e ka zgjatur se mos rrezikonte të identifikohej.

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija... "(I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

- Tani mos u lodh kot, - e ndërpreu Vasili, - unë jam i bindur se kam biseduar me të madhin, Bacën Nesim.

   Vasili dukej më tepër se i bindur. Mirani ia njihte tashmë karakterin dhe nuk e vazhdoi bisedën rreth telefonatës së improvizuar. Po mendonte me vete: “Sa lehtë mashtrohen njerëzit nga ata që i madhërojnë! Kjo po i ndodh edhe këtij të shkretit. E ka madhëruar deri në idhull Nesimin, ka ndjerë lumturi që ai po i telefononte dhe s’kishte si t’i shkonte ndërmend të dyshonte në ishte vërtet zëri i tij.

- Pse nuk po flet? - ia ndërpreu Vasili mendimet.

- Po atëherë çfarë ndodhi?

- Vërtet, Sadiu erdhi pas dy ditëve. Ndenjëm ca ditë bashkë te Demushi në Nagold.Atje u fascinova nga shkathësitë dhe patriotizmi i tij. Kishte shkathësi të falsifikonte dokumente të të gjitha llojeve. Madje edhe bileta të trenit. Kishte shkathësi për të qenë gueril i përkryer...

- A të fascinoi edhe për bixhoz dhe kurvëri, sepse kohën më të madhe e kalon me to? " f.179-180

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     "- Njëherë u fjalosa me të duke i thënë se vazhdojmë të kemi dyshim ndaj tij. Ai emocionalisht dhe bindshëm me tha: “Urdhëroni, më sprovoni!”. Unë, i zënë ngusht, ia ktheva me inat: “Po,do të të sprovoj duke shkuar së bashku në Kosovë për aksione!”. Ai më tha: “Mate veten se mua nuk më mat dot!” Ia ktheva: “Nuk jam nga ata burra që frikësohen, prandaj sa të bëhem gati, për pak ditë, para Vitit të Ri do të shkojmë!”. Dhe kështu me vrull e me inat mora vendimin për të shkuar me të në Kosovë.

     - Tani mendon se po të cenohet burrëria ndaj atij udbashi nëse bëhesh pishman?

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     - Nuk është udbash. Më ka siguruar Baca Nesim, - u përgjigj me kryeneqësi Vasili." f.181 "- Domethënë, shkon për të rënë në kurthin e UDB'së? Shkon si cjapi të kasapi, siç thotë populli?

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     - Unë nuk bie në kurth, e shpaguaj veten. Sadiun e kam peng garantues. Pastaj, më mirë të dëmtohem unë se sa ti dhe Baca Jusuf. Kështu do të bindeni nëse ai vërtet është njeri i UDB–së... " f.181

   "- Po bëhem kurban, - ndërhyri Vasili.- Më mirë unë se ti dhe Baca Jusuf.

- Çfarë rëndësie ka kjo sprovë naive e shoqëruar me rrezik të qind për qindtë!? Në fakt,përse po na duhet ky farë Sadiu!? Ti vetë duhej të ishe bindur të paktën se ai është kurvarë, bixhozxhinj, rrugaç! - i foli rrebtë Mirani." f.182

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

   "Kur tjetri e pa se nuk i mbushte mendjen shokut vendosi të përqëndrohej në këshilla. I tha se duhej të përpiqej të kontaktonte vetë Nesimin sapo të arrinte në Kosovë. Nga ai të informohej nëse i kishte telefonuar. Ta pyeste çka duhej të bënte. Pastaj biseduan se cilat aksione do të ishin më domethënëse. Në fund të kësaj bisede të gjatë, Mirani e pyeti:

- A je konsultuar me Jusufin për këtë vendim?

- Jo. Pashë Flamurin mos i trego!

- Përse?

- Sepse edhe ai do të mundohet të ma thyejë mendjen dhe nuk kam dëshirë të shkoj me brengën se nuk e kam dëgjuar edhe atë. Ty po të kërkoj falje që nuk po të dëgjoj kësaj radhe. E kam më të lehtë të të mos dëgjoj ty se sa Bacën Jusuf.

- Mirë, të daltë për mbarë dhe u kthefsh faqebardhë!,- i tha në fund Mirani." f.182

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

    "Gjatë kthimit në banesë të Nazimit, Mirani po mendonte me vete:

     “Përse është katandisur në këtë gjendje Vasili? Sa po më vjen keq për të!

     Ka pësuar demoralizime të rënda muajve e fundit, që kur u zbulua se kush ishte Rezil Mejtepi dhe që kur u shpërbë Grupi Komunist Zëri i Kosovës. Po ndihet i detyruar që të bëjë diç të madhe për të shpaguar goditjet. Nuk ka përse ta ndiejë veten fajtor. Mos tani ka ndikuar edhe roli i Nuriut. Ai po imponohet si udhëheqës i bashkatdhetarëve në rreth të Shtutgartit, duke e spostuar Vasilin në plan të dytë. Kështu ndoshta po hatërohet se përse Jusufi po e afirmonte gjithnjë e më shumë Nuriun në rolin që e kishte Vasili deri kur i ndodhën gjithë ato paudhësi!?" f.182-183

     "Prandaj Vasili duhet të jetë katandisur në këtë gjendje pa rrugëdalje sa të pranojë edhe mashtrimin e Sadi Bakajt. Ai sigurisht ka në plan t’i bëjë kurth këtij veprimtari të palodhshëm,ka në plan të hakmerret për moszbatim të urdhrit për atentat ndaj Jusufit...” 

f. 183

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

   "Pasi u kthye në banesë, siç u mor vesh me Vasilin, Mirani u soll pothuajse normalisht ndaj Sadiut.

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     Të nesërmën në mëngjes ata u nisën. Me vete po merrnin materiale të shumta: ekzemplarë të Programit e të Statutit të Frontit të Kuq Popullor, të Bashkimite të Lajmëtarit të lirisë, etiketa të vogla vetëngjitëse për t’u afishuar më lehtë në Kosovë, të shtypura nga Fronti e të tjera materiale të ngjashme." f.183

     "Kur u ndanë, Mirani shkoi te Jusufi e Bardhi. Ata ndërkohë ishin vendosur me banim në Untergruppenbach, një fshat i madh në afërsi të Hajlbronit dhe Shtutgartit. Aty kishin zënë me qira një shtëpi të re, dy katshe e gjysmë, përkatësisht dy kate dhe çati.Shtëpia e sapondërtuar po pranonte banuesit e parë. Në katin e dytë,të cilit gjermanët i thonë kat i parë, përballë përfundimit të shkallëve, ishte një dhomë e vogël rreth dhjetë metra katrore. Këtë dhomë Jusufi e kishte caktuar vetëm për Miranin. Fëmijët kishin filluar të parët t’i thoshin dhoma e Axhit Miran. Pastaj kështu kishin filluar t’i thoshin të gjithë anëtarët e Familjes Gërvalla. Kur Mirani nuk ishte aty nuk hynte njeri, meqë kështu kishte urdhëruar Jusufi." f.184

      "Mirani tani po shkonte i gëzuar te Jusufi e Bardhi. Kishin pasur shkëputje të bashkëpunimit e shoqërimit të tyre,por ishin pajtuar në festat e nëntorit. Jusufi kishte dyshuar se mos Mirani po e survejonte. Për këtë e kishin dezinformuar ca pseudopatriotë dhe informatorë të UDB'së.

Si më të dalluar në këto shpifje ishin shquar Nuriu, Xhahili, Proletari e ndonjë tjetër, që Mirani nuk e dinte ende." f.184

     "Këtu Mirani Mori frymë, meqë pati dilema nëse duhej t’i tregonte Jusufit se Sadi Bakaj tashmë e kishte mashtruar Vasilin dhe ishin në rrugëtim për në Kosovë. Megjithatë vendosi të mos i tregonte, meqë i ishte përbetuar Vasili." f.197

   "Posa arriti Mirani në shtëpi të Jusufit, ai e drejtoi menjëherë në dhomën e punës, pa i lënë kohë të pinte gjë dhe të përshëndetej me familjarët e tjerë.

- Përse nuk më ke treguar para shkuarjes dhe për shkuarjen e Vasilit në Kosovë?

- Sepse Vasili e kishte bërë fakt të kryer shkuarjen kur unë u njoftova. Pastaj ai m’u lut me betim: “Pashë Flamurin nuk i tregon Bacit Jusuf!” Janë tre bashkëveprimtarë të rrethit tuaj që e kanë ditur para meje, që e kanë ndihmuar edhe me financa dhe ata duhet të kenë qenë njësoj të detyruar të të tregojnë. Mbase ata nuk i ka përbe si mua!

- Megjithatë,ti është dashur të më tregosh,- tha preras Jusufi.

- Ja që s’e kam gjykuar se jam i detyruar.

- Them se ke bërë faj, madje faj të rëndë." f.228

  "- Kësaj radhe ai e kishte bërë fakt të kryer dhe nuk e kishte ndër mend të më dëgjonte. Në fund të fundit, siç e tha, kishte vendosur të bëhej kurban, që ne të dinim se kush ishte në të vërtetë Sadi Bakaj, që ai të mos na rrezikonte ty dhe mua. Edhe këtë arsyetim e dha Vasili kur u përpoqa ta bindi që të mos udhëtonte me të. I pata thënë se nuk kishte përse të rrezikonte, meqë unë dija se kush ishte Sadiu.

   Këtë sqarim me nënkuptim e bëri që t’ia rikujtonte Jusufit se ishte ai që kishte shfaqur dilema për Sadiun pas takimit me të." f.229-230

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     "Nga mesi i janarit në Gjermani u kthye Sadi Bakaj. Po atë ditë në banesë të Fahriut takohen Jusufi, Demushi e Sadiu për të diskutuar se si kishte ndodhur arrestimi i Vasilit. Në fund të kuvendimit që kidhte zgjatur rreth tetë orë, deri në ora tre të mëngjesit, Jusufin e kthejnë në shtëpi me automobil Demushi e Sadiu.

     Sadiu u mbrojt gjatë marrjes në pyetje duke fajësuar vetëm Vasilin, se gjoja ishte i pakujdesshëm,i padisiplinuar dhe i papërvojë. Sadiun e mori në pyetje kryesisht Jusufi.

     Mirani nuk pranoi të takohej me Sadiun, përkundër faktit se këtë ia kërkonin shokët. Ai vendosi t’i shkruante letër Fahriut për t’i kërkuar Sadiut që të jepte llogari me shkrim."

f. 230-231

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

   "Takimi për të gjykuar rastin nuk u mbajt gjatë ditëve të pastajme, edhe pse u grumbulluan informata të bollshme. Mirani

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija..." (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     Fahriu e Nazimi ishin të bindur se Sadiu e kishte tradhtuar Vasilin, kurse Jusufi kishte dilema." f.231

     "Davaritje e dyshimit të Jusufit bëri që ai të mos ketë frikë më nga Sadiu, prandaj pikërisht Demushi me Sadiun po e vozisnin Jusufin mbi njëqind kilometra rrugë,sa ishin larg Nagoldi me Untergrupenbahun, pas orës tre të mesnatës, duke ia mësuar kështu vendbanimin e Jusufit edhe Sadi Bakajt." f.231

     "Mirani nuk këmbënguli që të mbahej takimi ku do të sqarohej arrestimi i Vasilit dhe të ndaheshin fajet, sepse gjykoi që në ato rrethana nuk ishte momenti. Sadiu ia kishte arritur që në vend se të jepte llogari për atë tradhti ndaj Vasilit, t’i bënte të mendonin të tjerët për te se ishte patriot.

 

"Sadik, ...Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija... "(I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)

 

     Pavarësisht kësaj rrjedhe, ditëve në vijim, sipas rastit e konjukturave, po shfaqeshin gjykime që e fajësonin Miranin më shumë sesa vetë Sadiun për arrestimin e Vasilit..." Atentatet, f.231

"dhe mbetemi shokë të mirë"

 

     "Të përgëzoj nga zemra!... Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t'i njihja edhe vetë. Kjo më bën të besoj se edhe ata të cilët nuk pata mundësi t'i njihja, i ke paraqitur tamam ashtu siç ishin në realitet, të lidhur me UDB-në jugosllave, për të shkatërruar lëvizjen..". (Saime Isufi për Ibrahim Kelmendin, më 5 mars 2007)

 

"dhe mbetemi shokë të mirë"

 

     Përveç Daut Demakut e Saime Isufit, Ibrahim Kelmendi është përgëzuar si dëshmitarë i besueshëm i asaj kohe edhe nga Hysen Gërvalla, Taip Zeka, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri, Ismet Rashiti etj.

 

"dhe mbetemi shokë të mirë."

_____________________________________________________________________________________________________________________

 

(Pashtriku.org - 06. 10. 2010) 

 

 

XHAFER DURMISHI: RËNDËSIA E GODITJES SË PARË

 

....

 

Në 28 vjetorin e vrasjes së Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut

 

SI MË NJOFTOI UDB’a PËR VRASJEN E

JUSUF GËRVALLËS?!

Shkruan: Xhafer Durmishi - Skenderi

    Në fillim të vitit 1978, shokët e Organizatës, Lëvizjes së Jusuf Gërvallës, e cila ka vepruar në fshehtësi, në komunën e Vushtërrisë, më kanë propozuar që të anëtarsohem në Lëvizjen konkrete, me emrin konkret 'Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi". Këta shokë të Jusufit (edhe pse nuk e kanë ditur në atë kohë se janë në të njejtën organizatë me Jusufin, edhe pse nuk e kanë ditur se kanë fatin të jenë në një Organizatë me Jusufin) kanë menduar se unë mund të kontribuoj për të mirë në këtë Lëvizje konkrete. Edhe unë kam besuar sikur ata dhe e kam pranuar propozimin e tyre. Duke pasur parasysh kushtet e veprimtarisë në ilegalitet të thellë mund të thuhet se nuk ka ekzistuar mundësia që unë ta kërkoj rrugën deri tek Organizata e Jusufit, por ka ndodhë e kundërta, ajo më ka gjetë mua.

    Në vjeshtën e vitit 1979 kam marrë pasaportën në Mitrovicë. Kah fundi i vitit 1979 në Kosovë bëhen arrestime të disa anëtarëve të Lëvizjes së Jusufit, por jo edhe të atyre me të cilët unë kam pas lidhje direkte, andaj nuk kam pas nevojë për ndonjë shqetësim direkt për personin tim. Jusufi arratiset nga Kosova dhe më 21 dhjetor 1979 mbërrin në Shtutgart.

    Përafërsisht në të njejtën kohë, në të njejtën javë, për arsye krejtësisht private, në bazë të lidhjeve familjare, e me inciativën e kësaj lidhjeje, kam bërë udhëtimin e parë jashtë shtetit, dhe kam qëndruar pjesën kryesore të pushimit shkollor-dimëror 1979-1980 në Berlinin Perendimor, pa përjashtuar as shetitjet në Berlinin Lindor. Për këtë rrugë të gjitha shpenzimet i ka paguar personi i farefisit tim i cili ka punuar në Berlin. Poashtu në bazë të lidhjeve familjare, në pushimet verore të vitit 1980 kam punuar në Zvicër.

    Në janar të vitit 1981, me kërkesën e dy shokëve të Lëvizjes së Jusufit, me të cilët kam pas kontakt, (Sh.S. dhe I.S.) kam udhëtuar për në Stamboll për ta takuar Sabri Novosellën. Të gjitha shpenzimet e këtij udhëtimi m'i kanë paguar dy shokët që më kanë dërguar, të cilët kanë punuar si arsimtarë në një shkollë fillore. Sabri Novosellën e kam takuar në banesën e Tefik Strajës. Pa u zgjeruar shumë me këtë rast, dua të them se Sabriu e ka marrë vesh nga unë ekzistencën dhe botimin e revistave „Lajmëtari i lirisë“ dhe „Liria“. Edhe pse ia kam përmend se në Kosovë flitet shumë për Jusuf Gërvallën, Sabriu nuk më ka thënë se Jusufi është i organizatës tonë, apo se fare e njeh. Pas qëndrimit disa ditësh në Stamboll, para se me u nda, Sabriu ma ka dhënë numrin e telefonit të banesës së vetë në Adapazar.

Jusuf Gërvalla (1945 - 1982)

    Pas kthimit tim nga Stambolli, pas rreth dy muajve filluan ngjarjet historike të Pranverës 1981. Dhuna policore, ndjekja e aktivistëve të organizatave politike dhe ngjarjet që u zhvilluan lanë gjurmë të ashpëra tek unë. Duke pasur parasysh veprimtarinë time modeste në Kosovë dhe shqetësimin e madh psiqik, i cili nuk ishte në proporcion me punën time, në marrëveshje edhe me shokët që kisha kontakt, në qershor 1981 shkova tek të afërmit e mi në Zvicër, për të punuar, ashtu siç kisha bërë një vit më parë. Me vete e kisha numrin e telefonit të Sabriut. Pas disa ditësh e kam thirrë në telefon dhe i kam treguar se jam në Zvicër. Në bisedën e parë, Sabriu ma ka dhënë numrin 0049714126091, i cili ka qenë numri i telefonit të zyrës së Bardhosh Gërvallës në Ludwigsburg, në Solitudestrase 44, dhe më ka thënë që të mirrem vesh me Bardhin dhe të shkoj në Shtutgart.

   Rreth, apo pikërisht më 17 korrik 1981 kam marrë trenin nga Zurichu për në Shtutgart. Jusuf Gërvallën, Bardhin, familjet e tyre dhe Naim Haradinajn për herë të parë në jetë i kam takuar më 17 korrik 1981. Përkundër argumenteve të pakta, unë pata menduar se në Shtutgart pas ndonjë jave do të kërkoj azil. Këtë ide timen Jusufi e ka hedhur poshtë menjëherë. Jusufi, jo vetëm mua, por nuk e ka lejua asnjë shokë të vetëm të vetin të kërkoj azil, duke përfshi edhe ata që kanë pas argumente shumë më të fuqishme e solide se unë. Me ndihmën e Bardhit dhe Haxhi Berishës, pas disa ditësh kam filluar punën në një fabrikë.

    Për punën time me Jusufin në kuadër të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi nuk po zgjerohem. Para shokëve të tij, Jusufi më ka prezentuar me emrin Skender. Pos Jusufit, Bardhit e gruas së Jusufit - Suzanës, vetëm Haxhi Berisha nga Prapaqani e ka ditur emrin tim të vërtetë. Duke pas parasysh mbrojtjen e identitetit tim para të tjerëve nga ana e Jusufit dhe e imja, të dhënat se policia nuk më ka kërkuar gjatë muajve sa nuk kam qenë në fshatin tim të lindjes si dhe nevojat e Lëvizjes së Jusufit pas fillimit të botimit të revistës, me presionin dhe me insistimin tim, jam nisë për në Kosovë, rreth 10 dhjetorit 1981. Kjo rrugë është rruga e vetme (e para dhe e fundit) që e kam bërë për në Kosovë pas njohjes me Jusufin e për të gjallë të Jusufit. Këtë rrugë e kam bërë për t'i shërbyer Jusufit. Këtë rrugë dhe të gjitha shpenzimet rreth saj m'i ka paguar Jusufi. Për në këtë rrugë Jusufi më ka përcjellë deri në Munchen, së bashku me djalin e madh të Smajl Haradinajt nga Gllogjani, Naimin.

    Udhëtimin tim në Kosovë, Jusufi e komenton në letrën e tij të fundit që ia dërgon Sabri Novosellës, më 14 janar 1982.

"Edhe një lajm jo fort të mirë kam për ju. Me insistimin e Shpendit, për të mos thënë me presionin e tij, Shpendi shkoi në Kosovë për një qëndrim të shkurtër, disa kohë para vitit të ri. Së andejmi u paraqit disa herë në telefon, e së fundi disa ditë para vitit të ri, kur tha se do të kthehej menjëherë pas vitit të ri. Mirëpo, sot jemi më 14 janar, e ai as na thirri më, as erdhi. Por, jemi të brengosur shumë se mos i ka ndodhur gjë. Ndonjë lajm, a shenjë për të keq nuk kemi, veçse vonesa e tij na brengos. Nëse ka fat dhe kthehet, ai do të na sjellë materiale me vlerë, sepse për atë qëllim edhe pat shkuar." ( Jusuf Gërvalla - 14 janar 1982 )

    Një nga detyrat e mia me udhëtimin ka qenë ta pranoj numrin e parë të "Zërit të Kosovës", në Slloveni, sipas kohës dhe instrukcioneve që do t'i merrja nga Suzana, gruaja e Jusufit, pas thirrjeve të mia që do t'i bëja në telefonin e fqinjes së tyre të parë gjermane. Për këtë kam udhëtuar, (pasi kam mbërri së pari në Kosovë), vetë i dyti në Slloveni. E kam thirrë Suzanën në telefon dhe ajo më ka thënë të largohem menjëherë nga Sllovenia pasi ata që kanë pas me e sjellë gazetën janë zënë nga policia jugosllave ( bëhet fjalë për arrestimin e veprimtarëve Shaban Klaiqi e Islam Rafuna: Lexoni Si u denuan Shaban Klaiqi e Islam Rafuna për Zërin e Kosovë” - Sh.B). Pasi jemi kthyer në Kosovë së bashku me B.H., pas një nate apo dy, Televizioni Shqiptar e komunikoi lajmin e „vetëvrasjes“ së Mehmet Shehut. Lajmi i „vetëvrasjes“ së tij  ka qenë lajm shumë i rënd për ne që i kishm sytë e zemrën të kthyer nga Shqipëria.

    Gjatë ditëve në vijim jam angazhuar me të gjitha aftësitë e mia të mirrem me detyrat tjera që kisha marrë nga Jusufi.

    Pas mesit të janarit 1982, një mëngjes, kemi dalë së bashku apo e kemi lënë të takohemi në Prishtinë (kjo nuk më kujtohet me saktësi), me Asllan Muharremin, i biri i Behram Muharremit nga fshati Mihaliq, komuna e Vushtërrisë, i cili tani jeton me familjen e tij në periferi të qytetit Malmö, në jug të Suedisë. Kemi shkuar në Qendrën e Rinisë dhe kemi zënë vend në një kafe. Derisa unë isha ulur për të porositur kafet, Asllani shkoi në një kiosk të afërm për me e ble „Rilindjen“. Pas disa minutave erdhi Asllani dhe më thotë se ka lexuar një lajm shumë të keq në „Rilindje“, duke ma dhënë gazetën të hapur në faqen ku ishte lajmi, në të cilin lexova me sa vijon:

Në RF të Gjermanisë

U VRANË TRE EMIGRANTË

Sipas kumtesës së policisë këta janë Bardhosh e Jusuf

 Gërvalla dhe Kadri Zeka

        Bon, 18 janar - (TANJUG)

     Policia e Shtutgardit kumtoi se gjatë natës së kaluar në vendin Untergrupenbah, afër Hajlbronit, në Krahinën Baden-Virtenberg u vranë tre emigrantë me prejardhje jugosllave. Këta janë Bardhosh Gërvalla (31), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28).

     Policia ende po i gjurmon dorasit, por mund të supozohet se është fjala për qërim tipik hesapesh midis emigrantëve të nëntokës së RFGJ, të cilëve, siç mendon policia i kanë takuar edhe viktimat e kësaj përleshjeje. Ky supozim jipet nga rezultati i parë i hetimeve të policisë, i cili nuk është definuar në mënyrë plotësisht të qartë, por që është mjaft indikativ. Konsiderohet në të vërtetë se "fjala është për krim me prapavijë politike", sepse ndërmjet emigrantëve të këtij lloji të orientuar armiqësisht ndaj Jugosllavisë, ka më shumë "rryma" dhe "grupacione".

     Bardhosh e Jusuf Gërvalla, siç merret vesh, janë vëllezër. Ata tash, sipas të gjitha gjasave, janë bërë viktima të mesit, të cilit i kanë takuar. Viktima e tretë, Kadri Zeka, siç pohon policia, para kësaj, ka jetuar në Zvicër, ku ka pasë marrë azil. Nuk ka dyshim se të vrarët tash një kohë të gjatë kanë jetuar në RFGJ.

     Policia e Shtutgardit kumtoi se ka organizuar ndjekje përmasash të gjera për zënien e vrasësve të mundshëm.

     Qeveria e Bonit, siç deklaroi përfaqësuesi i saj për shtyp, e dënon rrept vrasjen e tre personave. Ky përfaqësues shtoi në konferencën për shtyp se "qeveria shpreh keqardhje për shkak të përleshjeve të tilla.

LEXONI:

 

    Kjo është mënyra se si dhe kur jam njohur me Jusuf Gërvallën. Ky lajm i botuar në Rilindje, nga UDB'a, apo thënë më konkretisht nga sponsori medial i veprave të UDB'së, TANJUG-u, ishte mënyra se si u njoftova për vrasjen e Jusufit. Jo vetëm mua, por në këtë mënyrë UDB'a u përpoq ta informoj gjithë opinionin shqiptar e botëror, sikur të mos ishte këmbëngulja e pathyeshmëria e pafund e Jusufit dhe mospranimi i Tij për të hyrë në sallën e operacionit para se ta jep një deklaratë para policisë, në spitalin e Heilbronit.

 

    Pasi leximit të këtij lajmi si kam mbërri me u pragatitë mirë në rrethanën e parë jam nisë nga Fushë-Kosova për në Shtutgart dhe në Untergruppenbach kam mbërri ditën e në orën e fundit kur firma e varrimeve i kishte sjellë kufomat në shtëpi të Jusufit, në mënyrë që familja dhe shokët të bënin përshëndetjet e fundit. Para arkivoleve me trupat e të vrarëve kam qenë i vetmi që e kam mbajtur një fjalim.

   Të shtunen më 23 janar 1982 është bërë një demonstratë në Shtutgart për të cilin e kam shkrua fjalimin "Emërat tuaj, flamuj një beteja" (Zëri i Kosovës, mars 1982, faqe 8.).

    Në javët, muajtë dhe pikërisht në tri vitet në vazhdim, pra nga Janari 1982 deri në Janar 1985 kam bërë udhëtime tjera në shërbim të vazhdimit e përjetësimit të veprës së Jusufit, shtytjes së luftës përpara. Udhëtimet në vazhdim, shumicën absolute të tyre, i kam bërë së bashku me shokët e Shtutgartit, e nganjëherë edhe vetëm, por edhe në këto raste gjithmonë kam udhëtuar vetëm atëherë kur kam pasur përkrahjen, ndihmën dhe kërkesën e këtyre shokëve.

D O K U M E N T E   H I S T O R I K E

KUSH E VRAU JUSUF GËRVALLËN?

Konzullata jugosllave në Shtutgart na e ka borgj gjakun e të treve

    ”....UDB-a Jugosllave na vrau...!” Ishin këto fjalët e fundit që i tha Jusuf Gërvalla para se të pushonte jeta e tij.

    Vrasjet e trishtueshme të UBD-së Jugosllave të 17 janarit 1982, kur vrasësit e paguar e profesional i vranë Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gëralla dhe Kadri Zekën në një fshat gjerman, pran Shtutgartit do të mbesin përher të freskëta e të pa harruara te ne punëtorët e Kosovës që punojmë në RF të Gjermanisë. Para syve tanë kemi gjakun e vëllezërve tanë, kemi lotët e grave dhe vajin dhe thirrjet e fëmijëve të tyre,...”zgjohu babë!” Parasysh kemi Nanën e vëllezërve Gërvalla duke i puthë dëshmorët në ballë, përpara e kemi babën e Kadriut, atë burr krenar. Gjithnjë i kemi parasysh të gjithë ata prindër e familje të gjithë atyre dëshmorëve të popullit të Kosovës që u vranë nga fillimi i demonstratave 1981 e gjer më sot.

    Larg Kosovës gjendemi por mirë i ndijmë zingjirët e tankeve dhe zhurmën e aeroplanëve e helikopterëve që fishkëllojnë mbi djepat e Kosovës, i shohim prangat në duartë e disa dhjetëra mijëra të burgosurëve. Por neve punëtorëve kosovarë na djeg për së afërmi kjo vrasje këtu në mes të Evropës, në mes të Gjermanisë, pran nesh. Dhe mendojmë si t’ia bëjmë?! E dim ne fare mirë se cfarë duhet bërë dhe me atë me siguri nuk do të vonojmë shumë, por shqiptari e ndjek rendin sipas rregullit e traditës. E kemi shprehi të flasim me vepra e fjalë por kemi borq ndaj mikëpritësit pasi këtë krim e përjetuam në vendin e tyre, prandaj po i presim si po na përgjigjen. Administrata dhe organet shtetërore të RF të Gjermanisë i din fare mirë të gjitha veprimet terroriste të Jugosllavisë në Kosovë, por e din edhe atë se terrori i UDB-së jugosllave i ka kaluar shumë herë kufijt e RSFJ, se ajo i ka vra më tepër se 80 qytetarë të RSFJ vetëm në Gjermani, e në mesin e tyre edhe këta TRE.

    Që nga koha e vrasjes e deri më sot organet hetuese gjermane nuk na komunikuan asnjë lajm për masat e ndërmarra as ndaj vrasësve direkt as ndaj Konzullatës Jugosllave në Shtutgart e as ndaj qeverisë së Beogradit e cila është organizatore dhe zbatuese e këtyre krimeve në territorin e RF të Gjermanisë. Përkundrazi u dëgjuan edhe disa dilema të pregaditura nga Beogradi, mbi ”mundësinë e qërimit të hesapeve të brendshme” etj. JO! Jusuf Gërvalla nuk la dilema. Ai i pa dhe e diti se ishin njerëzit e UDB-së ata të cilët kryen atentat mbi te. Andaj për dilema nuk ka aspak vend.

    E qartë është se parasëgjithash Konzullata Jugosllave e Shtutgartit është zbatuese e këtij krimi. Eshtë e pamundur që ne si punëtor të bëjmë zbulime të thella. Ne e dijmë se kush na i ka drejtua plumbat. Ne nuk do të caktojmë njerëz me detyra për veprim, por cili arrin i pari dhe cili e ka hallall gjakun e qumshtin e Nënës shqiptare i din detyrat e veta. Megjithatë edhe një kohë do të presim fjalën e organeve të shtetit Gjerman dhe sigurisht do të dëgjojmë mendimin e popullit dhe të Lëvizjes së tij për Republikë.

25 shkurt 1982

   P.S: Ky tekst u shkrua nga Xhafer Durmishi, 20 ditë pas varrimit të Jusufit, Bardhit dhe Kadriut. U shpërnda në formë trakti nëpër qytete të ndryshme të Evropës, të nënshkruar në fund: ”Punëtorët kosovarë në regjionin e Shtutgartit”. Xhafer Durmishi

 

FJALIMI - I MBAJTUR ME RASTIN E VARRIMIT TË VËLLEZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS

Shtutgart (Bad Canstadt) 05. 02. 1982

    Ju u bëtë pronë e brezave

    17 Janari i vitit 82 do të jetë një datë historike për të cilën brezat e ardhshëm do të mësojnë nëpër shkolla. Do të mësojnë se në këtë mbrëmje, në menyrën që i karakterizon vrasësit më barbarë, u vranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

    E shënuar do të jetë kjo ditë për punëtorët në mërgim, ditë në të cilën ne u ndamë nga vëllezërit tanë. Neve këtej na nxorën regjimet që shtypin klasën punëtore, na nxorën këtej duke na thënë se nuk kemi kualifikime në mënyrë që këtu të punojmë punët më të vështira dhe me krahun tonë t'i sigurojmë Jugosllavisë së molisur devizat, me të cilat ajo po i paguan UDB-ashët e vet për të vrarë bijët tanë.

    Këta pasi u shpëtuan arrestimeve të para disa viteve, erdhën në mesin tonë për të na ndihmuar që të njohim më mirë fajtorin e të gjitha të këqijave tona. Disa nga ne, në fillim mendonim se a do të dimë të mirremi vesh me shkollarët tanë. Por shumë shpejt e kuptuam njëri tjetrin. Morëm vesh se këta kalonin netë të tëra pa gjumë vetëm që të na afronin sa më tepër. U lidhën me ne, shtresat më të gjëra të popullit, sepse na u afruan si vëllezër e si shokë. Pranuan me ne biseda të hapura e na i dëgjuan fjalët tona edhe kur nuk ishin me vend, me durim të madh. Na thirrën në demonstrata dhe ne u përgjigjëm njëzëri. Dolëm në demonstrata jo pse na paguan me marka si rrenin shovinistët e Beogradit, por pse në fjalët e tyre e pamë të vërtetën. Ata me gjithë shpirtin u mbështetën tek ne.

     Ata ishin të thjeshtë e të gatshëm të bisedonin me të gjithë. Vinin tek ne darkave e pasdarkave e bisedonin kokë më kokë me ne për problemet e punës, për familjet e për të rejat nga Kosova. Lajmet e shkëputura që ua sillnim ne nga Kosova, ata na i jepnin të shtypura në faqe gazetash. Nuk pritonte Bardhoshi ta merrte çiftelinë e Jusufi t'ia thoshte këngës nëpër dhomat tona e nëpër manifestime të ndryshme, e të na bëjnë për disa çaste t'i harrojmë vuajtjet e në fytyrat tona të dukej buzëqeshja. Po ta japim fjalën shoku Jusuf se edhe pse çiftelisë nuk dimë t'i biem, kënga "Për mëmëdhenë" nuk do të pushojë kurrë.

    Nuk do ta harrojmë as zërin tënd nga megafoni shoku Zeqë, me të cilin na përcolle nga demonstrata në demonstratë. U njohëm me ju në kurbet, dhe ne na lidhën fortë fatet e njejta. Fjalët tuaja të thëna me gojë si dhe ato të shkruara do t'i kujtojmë dhe do t'i ruajmë me kujdesin më të madh. Ju kemi lakmi juve dëshmorë, për veprën e madhe, ndërsa tek prindërit tuaj shohim fytyrën e vërtetë të nënës e të babait shqiptar, të cilët na duket se kanë dalur nga këngët kreshnike dhe legjendat, e qëndrojnë këtu mes nesh.

    Ju sigurojmë, ashtu siç keni qenë edhe ju të sigurtë, se familjet tuaja do t'i rrethojë tërë populli, e kujtimin tuaj do ta ruaj thellë në gji. Çdo kush prej nesh krenohet me shumë të drejtë, sepse patëm rastin që për një kohë shumë të shkurtër qëndrimi me ju, mësuam aq shumë për historinë e popullit, për luftërat që kemi pasur dhe ajo që është më e rëndsishmja për luftërat që na presin. Me të vërtetë ne kemi një pasuri të madhe, të cilës do t’ia kanë zili brezat e ardhshëm. Nëse neve me arsye na shkon mendja, nga emocionet, të kishim qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, të kishim qenë në njësinë e Mic Sokolit, të ndodheshim afër Bajram Currit në shpellën e Dragobisë, foshnjet e sotme nesër do të thonë: Të ishim bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e këtyre trimave.

    Nesër kur historinë do ta nxjerrim në dritë ju do të bëheni pasuri e brezave. Nesër në ditën e lirisë, toka e lirë shqiptare do t'u thërret ashtu siç thirri Abdylin, Gurakuqin, Naimin, Hasanin etj. Derisa të vijë ajo ditë varrezat tuaja këtu do të jenë vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët jashtë atdheut. Nga vizitat që do t’u bëjmë do të mbushemi me frymëzime dhe do të betohemi se do të vazhdojmë luftën deri në realizimin e idealeve tona të përbashkëta.

LAVDI DËSHMORËVE!

   P.S: Ky fjalim u përgatit nga Xhafer Durmishi dhe u lexua me rastin e varrimit të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, nga veprimtari Remzi Ademaj, i cili gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ishte Komandant i UÇK-së në ZO të Pashtrikut. Remzi Ademaj - Petrit Kodra, tashmë është dëshmor i Kombit. U vra më 15 gusht 1998.

 

TRE RANË ME MIJËRA U NGRITËN

    Shovinizmi serbomadh i mbytur në gjakun e popullit shqiptarë e gjithashtu edhe në gjakun e popullit serb po afrohet nga dita në ditë me shpejtësi në buzë të greminës. Populli shqiptarë ka vendosur një herë e përgjithmonë të bëhet zot në vatrën e tij. Ai i ka vu bijtë e tij në ballë dhe u ka thënë: Merrni nga urrejtja ime për kolonizatorin dhe me te çani përpara. Nga urrejtja e tij e pakufi morën për luftën e tyre edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën. Dhe në një natë me hënë Kosova i përcolli për në mërgim, por përcjellja e tyre kishte diçka të veçantë. Këta nuk ishin si të tjerët. Nuk i përcollën këta në mërgim pse kishin pritë me vite para enteve të inkuadrimit, por pse në orët e vona të natës ishin takuar shpesh në mbledhjet ilegale. I përcolli Kosova vetëm me një kusht: që këta të mos e harrojnë ate. Dhe bijtë besnik kudo që u ndodhën u treguan patriotë të vërtetë të cilët me shembullin e tyre frymëzuan shumë bashkatdhetarë.

    U njoftuam me ta në lokalet e "Rilindjes" e Radio Prishtinës, në odat e Dukagjinit, në korzon e Prishtinës, në klubet e punëtorëve, në barakat tona të thjeshta ku i prisnim deri në orët e vona. Ju pamë me plisë në kokë, me çifteli e megafon në dorë dhe me këngë e buzqeshje në gojë. Na trokitët derë më derë, na ftuat në manifestime për festat kombëtare. Kur vëllezërit dhe motrat tona u mbytën në gjakë, para se të vraponim ne tek ju, vrapuat ju tek ne. Na shpjeguat me durim të gjitha, dhe ne ua falëm besimin. Na thatë se duhet të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona.

    Nga baballarët kishim mësuar se lufta bëhet vetëm me pushkë në grykë të Kongjulit e në lug të Baranit, në fushën e Kosovës dhe në Bjeshkët e Nemuna. Por ju na mësuat se lufta mund dhe duhet të bëhet edhe në rrugët e Munihut, Gjenevës, Shtutgartit, Duseldorfit dhe Zurihut dhe atë me shumë efekt. Dhe ne dalëngadalë, kush më herët e kush pak më vonë u bindëm se luftën duhet zhvilluar aty ku të gjendemi. Shkruat thirrje, siguruat flamuj, formuluat tekstet që në fakt ishin ato që i bartnin rinia nëpër rrugët e Prishtinës. Kërkuam edhe ne bukë, Republikë dhe punë. Udhëtuam nga largësi të mëdha dhe me ditë tëra i dogjëm të gjitha demagogjitë që u bënë në kurrizin tonë.

    Armiku e pa se humbi shumë teren dhe duart e agjentëve të tij u shkurtuan në një masë të madhe. Dhe në momentin kur lufta jonë po shënon ngritje të reja, serbomdhenjët pas kalkulimeve të tyre menduan se më llogari do të kenë t'i vrasin se të mendojnë me arsye. Dhe çfarë janë arritjet. U VRANË TRE, tre kuadro të rëndësishëm të Çështjes Shqiptare, e U NGRITËN ME MIJËRA.

    Vepra e tyre, puna e tyre u rritë bashkë me punën tonë dhe ata nuk vdiqën. Gjaku i tyre e thelloi edhe më tej hendekun në mes të popullit dhe shovinistëve të Beogradit. Ky gjak i derdhur do të na bëjë edhe më të vendosur dhe të papajtueshëm deri në fund me shtypjen. Kjo ngjarje na i nxehë gjakrat edhe neve që deri dje thonim se këto punë nuk na interesojnë. Nga kjo vrasje mizore ne e pamë edhe më tepër pafuqinë e armikut, për të vazhduar me demagogjinë e tij të preferuar e cila kurrsesi nuk po mund ta kryej misionin e saj nëse nuk e ka tankun te bishti. Nga kjo ne mësuam edhe njëherë se kurrë nuk mund të presim asnjë të mirë nga Beogradi. Me këtë akt shovinistët e zbuluan edhe njëherë fytyrën e tyre të vërtetë, pranuan para botës se e kanë përballë një popull bijtë e të cilit dinë ta udhëheqin në luftën e tij të drejtë, pranuan se nuk ishin të zotët ta vazhdonin luftën me ato mjete të cilat i përdorën kundërshtarët e tyre.

    Me këtë vrasje ata pranuan se kanë përpara një kundërshtar të vendosur i cili do t’u nxjerrë punë edhe nuk do t’i lejë kurrë të qetë. Ky akt brutal tregon se ata ua kishin shumë frikën këtyre trimave dhe po t’i lente gjallë, këta do t’i prishnin shumë punë shovinistëve të Beogradit. Ne duhet të jemi të bindur se paraqisnin rrezik të madhë për shovinizmin serbomadh dhe për ekzistencën e tij, përndryshe ai për pak arsye nuk do t’i vriste. Kjo d.m.th. se shovinizmit po i lëkunden themelet, se ai nuk ka baza që nuk mund të bëhen copë e grimë. Kur këta të tre paskan mund ta dëmtojnë aq shumë shovinizmin serbomadh atëherë çka mund të bëjmë ne mijëra punëtorë. Ne duhet ta kuptojmë se çfarë force të madhe paraqesim, duhet pra përfundimisht të kuptojmë se armiku na e ka frikën, në qoftë se e kupton se kemi lexuar qoftë vetëm një artikull e lere më ma tepër. Lufta jonë pos të tjerëve tani ka edhe heronjtë Jusuf, Kadri e Bardhosh për të cilët foli tërë bota.

    Shovinizmi serbomadh na dëmtoi ne punëtorëve kosovarë në mërgim, por njëherazi edhe na e shtoi urrejtjen të cilën do ta shpërndajmë nëpër të gjitha poret e popullit tonë.

Ne do ta vazhdojmë luftën e madhe pa kuadrot tona të çmuara, por atë do ta vazhdojmë sepse përpos bindjeve tona tani i kemi edhe dëshmorët tanë. Edhe nga varri ata do ta godasin shovinizmin serb.

LAVDI DËSHMORVE MË TË RI TË KOSOVËS

KOSOVA - REPUBLIKË!

Mars 1982, Shtutgart

   P.S: Ky artikull u botua në ”Zërin e Kosovës”, në Zërin e Jusufit që e mbijetoi atentatitn që iu bë Jusuf Gërvallës! (Xhafer Durmishi)

 

ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 – 1985

 

 

 

 

Datenschutzerklärung
powered by Beepworld